Besimi Shi'it në 12 Imamët
Çfarë është Imami dhe statuti i tij - sipas dijetarëve që u referohen Shi'at.
Dallimi në mes një Imami dhe një të Dërguari.
- Pa asnjë divergjencë: Imami nuk dallon nga i Dërguar i Zotit vetëm se në një çështje. I Dërguari i Zotit e sheh Xhibrlin a.s., kurse Imami nuk e sheh por vetëm e dëgjon (Vahji vazhdon sipas të gjithë Shi'ave!!!).
- Kush është më i mirë një i Dërguar apo një Imam, pa asnjë divergjencë Imami, sepse p.sh.: Musa el-Kadhim apo Muhamed el-Bakir ishin në gjendje tu mësojnë njerëzve Teuratin në të njëjtën mënyrë si Musai a.s. dhe në gjuhën që fliste, por edhe Inxhilin dhe atë që ju shpall Ibrahimit a.s. (sipas Shiave, Imamët kanë njohurit e të kluarës).
- Imami ka akses në librin e Kaderit dhe është i mirëinformuar mbi veprat tona.
- Gjithnjë sipas Shi'ave, Imam Aliu dhe Imam Hussejni u pyetën nëse i njohin të gjithë hipokritët, ata që do të përfundojnë në zjarr dhe ata të Xhennetit, përgjigjia e tyre ishte: 'Po ne posedojmë librin që përmban emrat e gjithë banorëve të Xhehennemit dhe të Xhennetit'.
- Imami ka njohuri mbi Gajbin (në kundërshtim të plot me Kur'anin, vetëm Allahu xh.sh. e din të fshehtën), por për Shi'at 12 Imamët e kan këtë dijeni dhe divergjencën e kan se cilën pjesë të gajbit e njohin. Një pjesë janë të mendimit se atyre u është autorizuar një pjesë e gajbit kurse një pjesë Allahu xh.sh. e ka mbajtur të fshehtë.
Një pjesë thonë: 'Imamët dijnë po aq sa di Allahu xh.sh. por se nuk janë të autorizuar të flasin', (sa për informacion, se me vazhduar më, edhe gomarit i kishte ikur mendja).
Nëse këtij besimi nuk i vjenë erë zjarri, atëher nuk kemi kuptuar asgjë.
Dhe kjo Akide gjendet tek të gjithë Shi'at në unanimitet dhe nuk bëhet fjalë për Rafidijtë.
Përgatiti: Kurtis CERKEZI