Gratë viktimë e interpretimit ekstrem



Si adoleshente e re, që sapo kishte emigruar në Australi në vitet 1990, e gjeta veten të mbërthyer në ideologjinë e interpretimit ekstemist të Xhihadit. Në rastin tim, ishte përjashtimi social dhe ndjenjat e distancimit në mjedisin tim të ri, ajo që më shtyu drejt kësaj rruge. Shumë të rinj nga familjet emigrante, përjetojnë izolimin që kam kaluar edhe unë. Barrierat gjuhësore, dallimet kulturore dhe fetare, si dhe kufizimet e vendosura prej tyre nga familjet, mund të pengojnë aftësinë e tyre, për t'u asimiluar në mjedisin e tyre të ri. Prindërit e mi nuk ishin konservatorë në Pakistan, por u bënë të tillë pasi u shpërngulën në Australi.

Ndryshimi në mënyrën e menduarit e tyre, ishte pasojë e ndikimit të komunitetit mysliman pakistanez në Australi, rrethi ynë i ri shoqëror. Prirja ime e vetme, ishte të zgjeroja marrëdhëniet e mia brenda bashkësisë myslimane. Rrugët e radikalizimit, janë të ndryshme për të gjithë, por të menduarit tonë është e ngjashme. Kufizimet e imponuara nga prindërit emigrantë, mund të jenë një nga faktorët kontribues, ashtu si dhe frika e humbjes së identitetit kulturor dhe fetar. Është e rëndësishme të kuptojmë, se terroristët i njohin sfidat kulturore me të cilat përballen gratë myslimane, dhe në këto rrethana ata dinë si të na bëjnë të ndihemi të fuqizuara. Fuqizimi, ishte arsyeja kryesore, pse unë fillova të ndiqja predikimet e selefistëve mbi Xhihadin, pranë xhamisë Lakemba. Ato më nxisnin të besoja se po ndiqja një ideologji, që ishte superiore ndaj shkollave të tjera të mendimit të Islamit. Mesazhet e promovuara nga grupet e selefiste ishin që "ne jemi të përzgjedhurit", dhe se "ne jemi ambasadorët e Allahut".

Urrejtja dhe jotoleranca e nxitur nga terroristët, dhe fuqizimi që u japin njerëzve që përjetojnë izolim social, janë çelësi në lëvizjen drejt ekstremizmit të dhunshëm. Më vjen mirë që unë shkova aq larg sa Shamima Begum dhe Hoda Muthana, edhe pse kam menduar disa herë të braktis komoditetin e shtëpisë sime, për t'ju bashkuar një grupi militant në Afganistan. Ndjenjat e distancimit dhe mungesës së fuqisë brenda një komuniteti, mund të ndikojnë në kriminalitet dhe radikalizim. Gratë myslimane, mund ta përjetojnë këtë në shoqërinë më të gjerë australiane, si dhe brenda diasporave të tyre myslimane dhe kulturore. Megjithatë, ndjenjat e distancimit dhe izolimit, mund të rriten nga stigma brenda komuniteteve të tyre, duke pasur parasysh një tabu të fortë kulturore që i rrethon këto çështje. Përkundër përpjekjeve për të luftuar radikalizimin, qeveritë nuk kanë arritur të përballen me sfidat e parandalimit të grave dhe burrave, që shkojnë drejt ekstremizmit të dhunshëm. Ato kanë dështuar, pasi kanë distancuar organizatat vendoe të myslimanëve që kanë kontaktuar me qeverinë për përkrahjen e projekteve, të cilat fokusohen në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, dhe adresimin e faktorëve nxitës të radikalizimit në komunitetet e tyre. Qasja nga lart-poshtë e vijës së ashpër, nuk është e qëndrueshme.

Një strategji e suksesshme kundër terrorizmit, duhet të angazhohet në nivelin bazë. Duhet të punojë me organizatat myslimane të zones, që "të shkatërrojë" ideologjinë e Xhihadit dhe propagandën terroriste. Ajo duhet të punojë me rininë myslimane, për t'i kuptuar "faktorët shtytës" drejt radikalizmit. Organizatat rajonale, kanë rrjetet dhe besimin e komuniteteve myslimane, që e udhëheqin këtë angazhim. Është e rëndësishme të kuptohet, që gratë myslimane që në procesin e radikalizimit, nuk janë të lidhura mirë me imamët apo udhëheqësit fetarë, që promovojnë mesazhe të tolerancës dhe respektit. Prandaj, fajësimi i Islamit apo komuniteteve myslimane, vetëm sa do të krijojë një urrejtje të mëtejshme. Islami është një fe komplekse. Ashtu si në çdo fe tjetër, ka predikues amatorë, dhe ka studiues të respektuar. Megjithatë, ashtu si në fetë dhe ideologjitë e tjera, shpesh këta predikues amatorë, janë më të aftë në propagandën e tyre online. Këta predikues amatorë dhe terroristë, janë të aftë ta përdorin urrejtjen si një municion. Shteti Islamik i sheh ndarjet në shoqëri, si një terren pjellor për të zgjeruar ideologjinë e tij. ISIS, ka krijuar iluzionin në disa sfera online, se interpretimi i tyre i Xhihadit në Islam, është i vetmi version i vërtetë.

Ndërkohë bashkësia Islame, ka shumë studiues dhe klerikë të mirënjohur, të cilët nuk gjejnë mbështetje në Kur'an për dhunën apo shkeljen e ligjeve të vendeve të huaja. Por këto interpretime paqësore të librit të shenjtë, nuk po përdoren nga qeveritë për të luftuar luftën ideologjike ndaj ISIS-it. Nëse i lëmë pas dore qasjet që trajtojnë çështjet e distancimit dhe mosveprimit, të përjetuara nga ata që janë në rrezik, ne do të vazhdojmë të luftojmë ekstremizmin. Është integrale që një strategji kundër terrorizmit, ta luftojë këtë dukuri, edhe në frontin ideologjik dhe atë intelektual. Për të adresuar radikalizimin dhe propagandën terroriste, qeveritë duhet të bashkëpunojë me organizatat myslimane nëpër fshatra, të cilët i kuptojnë mirë sfidat kulturore me të cilat përballen vajzat dhe gratë myslimane. Duke punuar së bashku, me një qasje nga lart-poshtë dhe nga poshtë-lart, ne mund të ofrojmë një mënyrë tjetër për gratë dhe të rinjtë, se sa të zgjedhim ecjen drejt rrugës së radikalizimit.



Përktheu: Alket GOCE

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...