Demaskuesit, demaskojne veteveten!



Keta "Demaskuesit", demaskojne veteveten cdo here eshte si puna e asaj plages qe e krruan se te vjen lezet, por harron se krruajtja e zmadhon ende me teper plagen. Qe t'i biem shkurt ... 'sepse te pakte jane ata qe lexojne gjate' ...

Keta tipa, si zakonisht teresia e tyre ne mez'heb, artikulojne rendome se esh'arite e sotcem nuk jane ne mez'hebin e imameve te tyre te hershem esh'arit, si vete Imam Esh'ariu, Bakil'lani, etj..

Kjo do te thote se ata marrin vesh nga mez'hebi yne, aq sa marr vesh une nga kardiologjia.

1. - Keta pretendojne se kane sjelle drejteperdrejte nga Kadi Bakil'lani prej librit "El-Ibaneh an ibtal medh'heb ehlil Kufri ue ed-dalaleh" , ne fakt tipat as qe kane cituar Kadi Bakil'lanin, ata kane cituar Ibn Tejmijen nga El-Fetwa el-Hamewijeh El-Kubra fq. 508, ... por as qe kane tentuar te tregojne referencen se nga e kane marre dhe e kane lene ashtu te varfer si leter bakalli ne menyre tendencioze. Perndryshe, libri ne fjale i Bakil'lanit NUK EKZISTON sepse ai ka HUMBUR!!!

2. - Per te sqaruar cdo njerin prej jush, te dashur miq, se per ne esh'arite dhe maturidite, nuk kane asnje pike vlere pohimet dhe mohimet, refuzimet dhe pranimet e Ibn Tejmijes ne raport se cfaredo konkluzioni qe ai ka nxjerre prej Ulemave dhe nuk na intereson fare se cfare kuptimesh kane fjalet e Imam Esh'ariut, Bakil'lanit, etj., ne gjykimin e Ibn Tejmijes.

3. - Thelbesore ... askush prej Ehli Sunneh vel Xhema'ah (esh'ari/maturidi) nuk mohon Sifatet e Allahut te cilat i quajme Sifate Khaberijeh, te cilat i kane pohuar edhe imamet tane te hershem. Kjo edhe per nje fakt logjik se transmetimet e Librave dhe Fjaleve te imameve tane te hershem, nuk jane zbulim i Ibn Tejmijes te nxjerra prej nentoke, por jane transmetuar nga vete Imamet esh'ari brez pas brezi deri ne ditet tona. E ato jane mez'hebi i hershem i Selefi Salih, qe eshte baza. Keshtu qe nuk ka ndonje habi ne shkollen tone qe Imam Bakil'lani te kete pohuar El-Wexh'h, El-Jed, etj., prej ketyre Sifateve Khaberijeh.

4. - Ekziston nje dallim substancial mes esh'arive (te hershemve) dhe tejministeve ne konsiderimin e Sifateve, pavaresisht se tendenca per te fallsifikuar konceptet edhe te vete Shejhut (Esh'arijut) eshte e dukshme nga ana e tejministeve. Ata nuk i referohen aspak definimeve te vete Shejhut por i marrin shprehjet e tij, ashtu si te pergjumur dhe ne turme, e tentojne t'ua adaptojne klasifikimeve te tyre konceptuale mbi Sifatet.

5. - Me konkretisht ... ne Mekalat El-Esh'arij fq. 40: "Ndersa ato (Sifate) qe pohohen permes Haberit (Kur'anit dhe Sunnetit), nuk e mohon - Imam Esh'ariju - qe paraqiten ne Haber si pohim i Sifateve per Te (Allahun) besohet se eshte Haber, artikulohen shprehjet e tij (haberit) ashtu sic percillen (sem'an) dhe realizohen kuptimet e tyre (sifateve) sipas asaj qe i takon te atribuarit permes tyre, sic jane El-Jedejn, El-Wexh'h, El-Xhenb, El-Ajn, etj.".

Sepse ato tek ne jane Gjymtyre dhe Organe e (ndersa) ne atribuimin e Tij (Allahut) ato jane cilesi dhe Sifate, per cka eshte e pamundur qenesia e Tij (te jete) i perbere dhe i sintetizuar qe te atribuohet (per rrjedhoje) me gjymtyr dhe organe.

6. - E megjithate per efekt debati, dallimi konceptual mes esh'arive dhe tejministeve eshte sic Ibn Tejmijeh eshte shprehur ne "Bejan Telbijs" 1/126, eshte se nderkohe qe koncepti tek Esh'arite funksionon per Sifat Ma'neujeh Zaideh (Atribute Kuptimore Shtese) tek Tejministet funksionon me Identikit (A'jan) sic thote:

Asekti 41: ... ate qe permendin Kelamistet Sifatijeh (ata qe i pohojne sifatet e Allahut) jane ata qe thone se keto Sifate (el-Jed, el-Wexh'h) jane Sifate Ma'neuijeh (Atribute kuptimore), sic eshte thenia e Esh'arijut dhe Kalanesijut ... (pavaresisht se nuk i shkon deri ne fund parimit te "zaideh").

(me pas Ibn Tejmijeh anatemon duke perdorur "Kijas El-Gaib ala Esh-Shahid" - Te krahasuarit e joprezentit me prezentin - qe eshte fallcitet)

Thote: "Nese kjo eshte fjala e tij (Fakhr Razijut: Eshte e ditur se El-Jed dhe El-Wexh'h ne kuptimin ne te cilin e kane permendur nuk pranon iluzion dhe fantazi), keto Sifate (el-Jed dhe el-Wexh'h) jane vete-ekzistente, ashtu sikurse jane vete-ekzistente tek (objekti) prezent" ...

7. - Ja cfare thote po ne te njejtin Liber Ibn Tejmijeh 1/440: "... Kjo eshte metoda e Ibn Akilit (hanbeli) e te tjere si ai dhe kjo eshte NJE nga DY METODAT e imameve te esh'ariteve sic eshte Kadi Ebu Beker el-BAKIL'LANI e ata me gjithe kete i pohojne si SIFAT MA'NEVIJEH (Atribute kuptimore, pra jo A'jan - identikit, sic do deshte Ibn Tejmijeh)".

P.S.: Kjo me numer 7, rrenon edhe nje here pretendimet e Tejministeve nga vete Shejhu i tyre kontravers i cili s'di se c'thote ne nje liber dhe ne tjeter, vecse zilia dhe urrejtja ndaj esh'arive dhe Imam Fakhrudin Raziut ne Telbis, ne te cilin Raziu anatemon muxhessimeh, ndersa Ibn Tejmijeh konfirmon!!!

Wesselam!!!!



Autor: Alban CULI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...