Gruaja në sheriatin islam dhe në kanunin e Lekë Dugagjinit
Gruaja në Sheriatin Islam
Në një kohë kur njerëzit nuk donin vajza, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha, se: 'vajza është një mjet me të cilin babai mund ta fiton Xhennetin, dhe se gruaja e plotëson gjysmen e fesë së burrit të saj, dhe se Xhenneti i fëmijëve është nën këmbët e nënës'.
Në një kohë kur gratë konsideroheshin të dobëta, dëshmori i parë i Islamit ishte Sumejja, një grua.
Në një kohë kur bota ishte e mbushur me racizëm, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i tha një gruaje afrikane se ajo është: 'nëna pas nënës së tij'.
Në një kohë kur njerëzit një gruaje që ishte i martuar nuk i dhanë vlerë të caktuar, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha në lidhje me gruan e tij Hatixhen, se: 'ajo është një nga katër gratë më të larta që ka parë ndonjëherë bota'.
Në një kohë kur njerëzit mendonin keq për një grua të pamartuar, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha, se: 'Merjemja ishte një grua e përsosur'.
Gruaja në Kanunin e Lekë Dugagjinit
E drejta e vajzës.
Vajza, edhe në mos pasët prindt, ajo s'ka të drejtë me mendue per Martes të vet, e drejta asht në dorë të vllazenve a të kusherijve.
Vajza s'ka të drejtë:
a). - Me zgjedhë fatin e vet, do të shkojë per ate, per të cilin t'a fejojn.
b). - M'u perzie në shkuesi as në fejesë.
c). - As në këpucë as në petka.
Kah kanuja, vajza jet e lidhun, e veç me leje të dhandrrit qi e pat xanë e per në hjekët dorë ky, se s'mund të martohet, e s'a kanun qi të shkojë tjeterkush me e lypë, si të dijë se gjindet e pengueme.
Edhe po e muer tjeter grue dhandrri vajza e xanun prej tij jet e lidhun se e lidhun.
Po s'nigioi vajza me shkue m'at fat, qi e pat xanë, edhe me "PERDHUNI" do t'ia apin atij, qi e ka xanë me "FISHEK MË SHINË", e per n'i raftë per sy vajza tue hikun, ky e "VRET" me fishek të prindës së saj, e gjaku i vajzës shkon hupës, per arsye qi me fishek të tyne e vrau.
Përgatiti: Halef bin Selef