Beteja e fushë kosovës 1389 (Vidovdani)
Çlirimi apo pushtim për Shqiptarët?
"Arsyeja pse Serbët e qajnë humbjen e Betejës së Kosovës me 1389"?!
Shikoni principatat e kohës, asnjë gjurmë Arbërore, principatat e Arbërit ishin nën mbreterine serbe dhe jo nën bizantin, siç na kane mësuar nëpër shkolla.
Pra, kjo është arsyeja pse serbët e qajnë betejën e humbur të Kosovës, (vajtojnë/kujtojnë shkatërrimin e mbretërisë së tyre e cila sundoi mbi ne për 300 vjet).
Mbetën përralla thëniet sikur neve na u nda rruga nga Evropa kur erdhi Perandoria Osmane.
Neve do të na asimilonte mbreteria serbe, siç bëne me shumë fise arbërore.
Falë atij pushtimi sllav, sot kemi mbi 50% te toponimeve akoma me emra sllav, p.sh. (Kosova, bistrica, tropoje, korab, gjalice, brezovice, ..., e plot plot të tjera).
Shikoni Harten e mesjetes e sjellur nga profesor i Cambridge Prof. Sir Noel Malcom në librin e tij "Kosova një histori e Shkurtër" botuar në Londer ne 1998, faqe 11 Sir Malcolm i dekoruar nga i ndjeri ish presidenti republikes Bujar Nishani për kontribut në historinë Shqiptare është një nga akademikët me më zë dhe nder Balkanologët me të njohur sot për sot.
Shikoni territoret serbe/sllave para ardhjes se Perandorisë Osmane.
Dhe vazhdojnë të na tregojnë përralla dimri, sikur gjoja kishim universitete para ardhjes së Perandorisë Osmane.
Ne ishim specie ne zhdukje. Pra, ardhja e Perandorisë Osmane ishte çlirim/shpëtim për gjenezën e shkapërdredhur Shqiptare.
Ndërgjegjsohu o Shqiptar! Mjaft ngele i manipuluar nga historia e manipuluar.
Autor: Azem KOVAÇI, 30 qershor 2023.