Në Kosovë po shpërndahet vehabizmi



Qeveria gjermane ka thënë se grupet misionare nga Arabia Saudite janë duke e shpërndarë versionin vahabi ultra-konservator të islamit në Kosovë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga ligjvënësit opozitarë, qeveria ka thënë se predikuesit e mbështetur nga Arabia Saudite janë aktiv në vendin e vogël me shumicë myslimane në Evropën juglindore, raporton AP, përcjell Express.

Donatorë nga Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit janë po ashtu duke i financuar komunitetet islamike në Kosovë, sipas qeverisë gjermane. Kosova është një burim i madh i luftëtarët të huaj për grupet siç është Shteti Islamik (ISIS).

Por, qeveria nënvizon se nuk duket se ka ndonjë lëvizje të madhe prej interpretimit tradicional liberal të islamit drejt vabahizmit në Kosovë. Ligjvënësi i Partisë Majtiste, Sevim Dagdelen, ka thënë të mërkurën se është skandaloze si predikuesit e vijës së ashpër janë aktiv në Kosovë përkundër prezencës së paqeruajtësve perëndimorë.



Përgatiti: express

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...