Kur Prifti bëhet Dreq, atëherë edhe Engjujt ikin nga Kisha!



Beometri Diplomatik

Don Anton Kçira: "shqiptarët e Kosovës i quan me bisht, dhe hidhërohet si nuk i paska rjepur Millosheviqi 1.900.000 qejë, ai shkon edhe më larg, të gjitha viktimat e pafajshme 260.000 në Bosnje i quan qejë, edhe ata në Srebrenicë, edhe pse ky masakër u gjykua nga komuniteti ndërkombëtarë dhe Gjykata Ndërkombtërare e Hagës si gjenocid"?!

Çfarë paradoksi antihuman, antifetar, antikombëtar, antipaqësor, antiamerikan dhe antievropian e anticivilizues KY?!

Mirëpo, nga një fenomen i këtillë absurd dhe paradoksal, duhet të distancohen të gjithë shqiptarët, sepse asnjë shqiptar mbi tokë (qoftë prift, hoxhë, sheh, akademik, profesor, shkrimtar, politikan, biznismen ..., kovaç, etj.) nuk e ka atë të drejtë ekskulzive që SHQIPTARËT E KOSOVËS-SHQIPËRISË ETNIKË, T'I QUAJË "ME BISHTA DHE QENË", si dhe "260.000 viktima myslimanë boshnjakë" të hollokaustit serb, t'i quajnë "qenë", ashtu sikurse i ka "gozhduar" prifti shqiptar i Detroitit, Don Anton Kçira!?

Kësi profili shpifës dhe gënjeshtar nuk i duhet as Zotit, as Kishës, as Kombit, as Shqipërisë Etnike, as Vatikanit e as Amerikës demokratike dhe humane, që i ka shpëtuar mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga hollokausti çetniko-fashist i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Prandaj, të gjithë shqiptarët e diasporës shqiptare në Amerikë, duhet të ndikojnë që prifiti Don Anton Kçira, të kërkojë falje publike dhe, njëkohësisht të japë llogari para gjyqit përkatës në Amerikë, sepse duke i ofenduar vitkimat shqiptare në Kosovë dhe viktimat myslimane në Bosnjë të hollokaustit çetniko-fashist serbomadh, njëherazi ka ofenduar edhe vlerat humane dhe demokratike universale amerikane, si dhe ka shkelur edhe ligjet përkatëse për të drejtat dhe liritë e njeriut në Amerikë, e cila luftarakisht, ligjërisht dhe moralisht ka denoncuar hollokaustin e nazifashizmit gjerman të Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945), si dhe holloakustin e fundit serb në Bosnjë dhe në Kosovë (1992-1999).

Sipas akuzës së paekuilibruar dhe skanadaloze të Don Anton Kçirës që "shqiptarët e Kosovës i quan me bisht, dhe hidhërohet si nuk i paska rjepur Millosheviqi 1.900.000 qejë, ai shkon edhe më larg, të gjitha viktimat e pafajshme 260.000 në Bosnje i quan qejë, edhe ata në Srebrenicë, edhe pse ky masakër u gjykua nga komuniteti ndërkombëtarë dhe Gjykata Ndërkombtërare e Hagës si gjenocid" (www.albaniapress.com, 24.02.1010), DEL SE Amerika "paska gabuar" që i ka marrë në mbrojtje humanitare, politike, diplomatike, ligjore, ushtarake dhe luftarake shqiptarët e Kosovës dhe myslimanët e Bosnjës, duke i shpëtuar nga terrori gjenocidal serbomadh i Serbisë së Slobodan Milosheviqit!

Në këtë rast, Amerika humane dhe demokratike ka vepruar drejt dhe me arsye të plotë, sepse nga hollokausti serb ka shpëtuar me qindra, mijëra dhe miliona jetë në Bosnjë, në Kosovë dhe në Kroaci. Ndërkaq, Don Anton Kçira ka gabuar, duke propaganduar të KUNDËRTËN ANTINJERËZORE, PSE "Slobodan Milosheviqi nuk i paska rjepur 1.900.000 qejë me bishta shqiptarë të Kosovës, dhe 280.000 qejë të Bosnjës ..." (www.albaniapress.com, 24.02.2010)?!

Motivin e këtij gabimi, do të duhej ta dinte vetëm Ai, askush tjetër! Ky është një skandal i turpshëm dhe i pajustifikueshëm për mbarë kombin shqiptar brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike.

Kështu, në "yrrnekun" stigmatizues anticivilizues shqiptarët i kanë akuzuar vetëm racistët dhe shovinistë serbomëdhenj, me qëllim të fundit, që t'i asimilonin, t'i përçanin mbi bazën fetare, kombëtare dhe t'i shfarosnin fizikisht dhe biologjikisht nga trevat e tyre stërgjyshore ilire të Shqipërisë Etnike.

Të gjithë ata intrigantë, shpifës dhe përçarës, që ëndërrojnë, numërojnë dhe fabrikojnë në forma të ndryshme propagandistike fetare dhe politike "koka turkoshakësh" shqiptarësh, janë të dyshimtë si kombëtarisht, ashtu edhe si besimtarë edhe para Zotit, edhe para Kombit, edhe para atdheut, sepse "misioni" i tyre ka karakter urrejtës, vëllavrasës, përçarës, armiqësor FASHIST DHE ANTICIVILIZUES.

Së fundi, të mos harrojmë se, vetëm mbi parimin racional të etikës, të humanizmit dhe të drejtësisë, mund të ndërtohen vlerat e tjera të personalitetit të individit dhe të një shoqërie. Vetëm mbi këtë bazë të shëndoshë mund të ndërtohet dhe të mbrohet autoriteti individual dhe kolektiv i një shoqërie. Ndryshe, mund të jesh edhe prift, edhe hoxhë, edhe sheh, edhe politikan, edhe diplomat, edhe akademik, edhe kryetar shteti, por në fakt, je vetëm një ZERO E MADHE-NJË KRIJESË NJERËZORE FALLSO (e padobishme si në kuptimin individual, ashtu edhe në atë kolektiv), i zhveshur nga vlerat themelore universale të etikës, të humanizmit dhe të drejtësisë.


Vetëmohimi!

E tani, nga polli "incidenti" Don Anton Kçira, ku në përmbajtjen e një videokasete(2007) shfaqej helmi dhe vreri i tij kundër shqiptarëve të Kosovës, kur edhe Ai vetë është kosovar "shqiptarët e Kosovës i quan me bisht, dhe hidhërohet si nuk i paska rjepur Millosheviqi 1.900.000 qejë, ai shkon edhe më larg, të gjitha viktimat e pafajshme 260.000 në Bosnje i quan qejë, edhe ata në Srebrenicë, edhepse ky masakër u gjykua nga komuniteti ndërkombëtarë dhe Gjykata Ndërkombtërare e Hagës si gjenocid"?! (www.albaniapress.com, 24.02.2010).

Nëse shqiptarët e Kosovës "janë me bishta dhe qejë", ashtu siç flet videokaseta e priftit Don Anton Kçira, atëherë, ai është një vetëmohim dhe një e pavërtetë e madhe, kur dihet se, edhe vetë Don Anton Kçira është shqiptar kosovar, i lindur në Gjakovë, dhe se nuk ka kurrfarë bishti. Këtë të vërtetë e dijnë të gjitha ata shqiptarë, që e njohin dhe, që kanë pasur rast ta vizitojnë Kishën e Shën Palit në Detroit të Miçigenit të Amerikës.

Të gjithë ata, që e kanë dëgjuar, e kanë parë. e dijnë, dhe që e kanë në zotërim atë videokasetë me përmbajtje ofenduese dhe negative ndaj shqiptarëve të Kosovës, e deri tani nuk e kanë bërë çështje atë, ata janë të dyshimtë edhe fetarisht, edhe kombëtarisht, edhe atdhetarisht, sepse fshehin një të keqe dhe një shpifje të zezë dhe të patolerueshme, të dënueshme moralisht, ligjërisht dhe kombëtarisht.

Nuk ka "biznis", "tallava" dhe tregti me kombin dhe me atdheun shqiptar, edhe pse qe 20 vjet këto vlera sublime dhe të shenjta janë komercializuar dhe zvetëruar tej masës vetëm për t'i mbushur xhepat me lira, me lekë, me drahma, me franga, me evro dhe me dollarë në kurriz të interesit të përgjithshëm të Kombit dhe të Atdheut Shqiptar!

Në këtë rast të ofendimit dhe të shpifjes iracionale të shqiptarëve të Kosovës se "janë me bishta dhe qejë", nuk mund të lëshohet pe, as të bëhet kurrfarë kompromisi në favor të individëve dhe të grupeve të ndryshme të interesit qoftë në Amerikë, qoftë në Greqi, qoftë në Turqi, qoftë në Evropë, qoftë në Australi, qoftë brenda kufijve natyralë të Shqipërisë Etnike.

Ata barinj që e duan pa hile dhe, janë besinkë ndaj së VËRTETËS SË PAMOHUESHME-ndaj Zotit, ndaj Kombit dhe ndaj Atdheut Shqiptar, nuk parapëlqehet, të shkojnë në asnjë kishë, në asnjë xhami dhe në asnjë teqe shqiptare, ku ofendohen vlerat kombëtare dhe atdhetare të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Kjo nuk është e vërtetë, por një rrenë e mbështetur në tezën e vjetër antisemitiste dhe anticivilizuese serbe, se "shqiptarët janë të egër dhe me bishta"! Në këtë kontekst, prifti shqiptar Don Anton Kçira, jo vetëm se mbështet këtë tezë skandaloze primitive dhe vulgare serbomadhe, por edhe e pasuron dhe fuqizon, duke u shtuar shqiptarëve të Kosovës edhe emrin "qen"!

Kjo është një rrenë e madhe dhe skandaloze antisemitise serbe (e vjetër sa edhe vetë racizmi dhe etnocentrizmi serb ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike në Ballkan), sepse, ende, deri më sot (shekulli XXI) Zoti nuk ka krijuar njerëz me bishta dhe në "syret qeni", ashtu siç është shprehur turpësisht, antifetarisht, antikombëtarisht, antindërkombëtarisht dhe naivisht, prifti shqiptar Don Anton Kçira në Michigan të Amerikës.


Pse propagandohet videokaseta toksikologjike e Don Anton Kçirës?!

Ja, po e citojmë pjesën e "incidentit" Don A. Kçira nga integrali i shkrimit me titull "Festa e ditës së pavarësisë dhe kundërthëniet brendashqiptare", të analistit të shquar politik, Agim Vuniqi: "incidenti" pasi që nuk kishin reaguar asnjëherë publikisht, deri më tash, në fjalimin "fetar" të Don Anton Kçirës, aq më pak nuk punuan për të kërkuar sqarim nga i përmenduri, për krizën që mund të gjenerojë fjala publike, jo humane, antikombëtare dhe shumë përqarëse. Fjala është për një videoinqizim, të vitit 2007, të cilin e pashë vetë, të njëjtin e kishte parë më heret edhe aktivisti i nderuar Ekrem Bardha, me të cilin dispononte Qendra Islamike Shqiptare, i cili patjetër duhet të bëhet publik, në të cilin shihen shumë njerëz të çmuar të komunitetit shqiptaro-amerikanë, përfaqësues të shoqatës Malësia e Madhe, përfaqësues të televizionit shqiptar të Michiganit, të Lidhjes së Intelektualëve shqiptaro-amerikanë, folësi Don Anton Kçira si justifikim të implikimit të ca shqiptarëve në një akt terrorist, rendi të shajë të gjithë shqiptarët, aq më keq ai përdori një arsenal fjalësh të pa dëgjuara deri më tani, një fjalor shumë agresiv dhe fashist, kështu nuk ishte shprehur as Millosheviqi, Shesheli as monstrumët tjerë të krimit të cilët u gjykuan dhe po gjykohen për krime kundër njerëzimit, e si të heshtet fakti se ai shqiptarët e Kosovës i quan me bisht, dhe hidhërohet si nuk i paska rjepur Millosheviqi 1.900.000 qejë, ai shkon edhe më larg, të gjitha viktimat e pafajshme 260.000 në Bosnje i quan qejë, edhe ata në Srebrenicë, edhe pse ky masakër u gjykua nga komuniteti ndërkombëtarë dhe Gjykata Ndërkombtërare e Hagës si gjenocid.

Nuk ka ndodhur as në historinë më të re shqiptare as atë më të hershmen që të shprehet kështu një njeri i veshur me petkun e klerikut, detyrë e të cilit është të predikojë paqen në mes të njerëzve. Aq më keq që ky vazhdon edhe më tej të infektojë besimtarët me retorikën e tij përqarëse, sigurisht që duhet t'i dërgohet edhe Vatikanit ky videoinqizim për t'u analizuar fjala publike shumë destruktive e klerikut shqiptar, i cili deri vonë është çmuar nga të gjithë si një njeri i devotshëm i kauzës kombëtare. Të konsiderohen të gjithë shqiptarët tê cilêt flasin shqip dhe ruajnë identietin e tyre shqiptarë në tërë rajonin e Shqipërsië etnike, por edhe grupimet e caktuara fetare si brenda edhe jashtë Shqipërisë sidomos nê diasporën shqiptare, "qejë", në vendëse të konsiderohen si luftëtarë të kauzës kombëtare dhe mbêshtetësit e çështjes gjithëshqiptare, qofshin ata ortodoksë, katolikë, muslimanë, protestanë, bektashinjë, por edhe të nivelizohen aq ultë, pa asnjë shkak, është e turpshme, (www.albaniapress.com, 24.02.2010).

Të gjithë ata shqiptarë që kanë pasur rast ta dëgjonë, ose ta shohin përmes videokastës një rrenë të këtillë ordinere, është dashur ta kritikojnë ashpër, duke e hudhur poshtë si akt të papranueshëm antifetar, antinjerëzor, antihuman, anticivilizues dhe antikombëtar shqiptar ngaqë shqiptarët e Kosovës dhe, asnjë shqiptar në botë nuk janë me "bishta dhe qenë", ashtu siç ka konstatuar "i dehur" prifti Don Anton Kçira.

Mbi Kombin dhe Atdheun nuk qëndron as individi, as grupi, as partia, as politika, as kisha, as xhamia, as teqja, as kurrfarë ideologjie dhe kurrfarë interesi a biznesi individal a grupor!


Vasho Pashë Shkodrani: "MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, SE FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA"!

Nëse prifti merr rrugën e gabuar të dreqit, rrezikohen jo vetëm kisha dhe feja, por edhe kombi, edhe atdheu shqiptar. Këtë rrezik e paraqet edhe "incidenti" skandaloz i priftit të Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë, Don Anton Kçira, të cilin, duhet ta kritikojnë dhe ta dënojnë sipas ligjeve përkatëse kishtare dhe shtetërore edhe Amerika, edhe Vatikani, edhe Shqipëria, sepse është një provokim i rëndë edhe për Zotin, edhe për gjithë njerëzimin e civilizuar, sepse askund në botë, nuk ka njerëz me "bishta" dhe në "syret qeni", ashtu siç ka pohuar prifti Don Anton Kçira për shqiptarët e Kosovës!

Nuk kisha besuar kurrë se, Serbia e Slobodan Milosheviqit, në Amerikën e largët, mund të ketë pasur ndonjë prift shqiptar, cili qenka jo vetëm simpatizues, por edhe mbështetës i politikës antisemitiste, gjenocidale dhe terroriste të saj kundër shqiptarëve në Kosovë, i cili, edhe pas kapitullimit të Serbisë në Kosovë, ende ndjehet "i hidhëruar" pse "Slobodan Milosheviqi nuk i ka rjepur 1.900.000 qej ..."!?

O tempora, o mores!!!


- Çfarë humanizmi, çfarë fetarizmi dhe çfarë shqiptarizmi ky?!

Sikur të kishte qenë gjallë Dr. Vladan Gjorgjeviq (një racist çetniko-fashist dhe antisemitst serbomadh për zhdukjen e farës shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan), priftin Don Anton Kçira, do ta shpërblente dhe do ta shpallte "hero" të Serbisë, ashtu sikurse Esat Pashë Toptanin, Ahmet Zogun dhe Cana beg Kryeziun ..., etj., sepse ky Don Anton Kçira, njësoj sikurse Vladan Gjorgjeviqi, shqiptarët e Kosovës i paskësha quajtur "me bishta dhe qenka hidhëruar keq si nuk i paska rjepur Millosheviqi 1,900,000 qejë..."!(Agim Vuniqi, "Festa e ditës së pavarësisë dhe kundërthëniet brenda shqiptare" (www.albaniapress.com, 24.02.2010).


Antiteza fetare, kombëtare dhe atdhetare e At Gjergj Fishtës dhe Fan S. Nolit!

Në vend se prifti i mjerë Don Anton Kçira, ta ketë ndjekur shembullin fetar kishtar, kombëtar dhe atdhetar patriotik dhe të ndritshëm të Fan S. Nolit dhe të At Gjergj Fishtës në mbrojtje të gjuhës, të gjakut, të kombit dhe të atdheut shqiptar, ai e ka marrë rrugën e gabuar të djallit, duke i quajtur "shqiptarët e Kosovës me bisht, dhe hidhërohet si nuk i paska rjepur Millosheviqi 1.900.000 qejë, ai shkon edhe më larg, të gjitha viktimat e pafajshme 260.000 në Bosnje i quan qejë, edhe ata në Srebrenicë, edhepse ky masakër u gjykua nga komuniteti ndërkombëtarë dhe Gjykata Ndërkombtërare e Hagës si gjenocid" (www.albaniapress.com, 24.02.2010).


Metamorfoza kombëtare!

Don Anton Kçira derisa ka qenë me shërbim në Gllogjan ka pajtuar shumë gjaqe e ngatërresa sidomos në rajonin e Lugut të Baranit të Pejës, së bashku me hoxhën e Baranit. Nga tani, kjo metamorfozë në 360° në dhe të huaj? Pse? Çfarë e shtyri priftin Don Anton Kçira, që ta denoncojë vetëvetën si shqiptar, si prift dhe si humanist?

Prift Don Anton Kçira, nuk ka nevojë të jetë "avokat" hangari dhe i vonuar i kryekasapit të shqiptarëve dhe të Ballkanit, Slobodan Milosheviq, sepse ai është i dënuar nga "prokurorët" e SHBA-ve, të OKB-së, të BE-së dhe të NATO-s, këtu e dhjetë vjet më parë, për krimet e terrorit gjenocid çetniko-fashist të Serbisë në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve (1999-2010).

Tërë Evropa, Amerika, Kombet e Bashkuara, NATO-ja, Tribunali i Hagës e kanë dënuar agresionin dhe terrorin gjenocid të Slobodan Milosheviqit kundër shqiptarëve në Kosovë, kundër myslimanëve boshnjakë në Bosnjë dhe kundër kroatëve në Kroaci (1992-1999), e së fundi, pothuajse, pas dy dekadash, pikërisht në vitin 2007 përmes një videokasete, doli prifti shqiptar Don Anton Kçira i rezignuar dhe i parllaisur pse "Slobodan Milosheviqi nuk i paskësha rjepur 1.900.000 qej shqiptarë në Kosovë" (www.albaniapress.com, 24.02.2010).

Kjo deklaratë është aninjerëzore, antihumane, antiligjore dhe antikombëtare, sepse bie ndesh me etikën njerëzore, fetare, humanitare, kombëtare dhe civilizuese ndërkombëtare, ngase shqiptarët e Kosovës i ka quajtur "qejë dhe me bishta"!?

Kur dihet se ata nuk janë kurrfarë kafshësh, as qenësh me bishta, por janë njerëz si të gjithë njerëzit në rruzuallin tokësor. Kësi ofendimi nuk kam pasur rast të lexoj, as të dëgjoj as në masmediat serbe të kriminelëve: Slobodan Milosheviq, Vojsilav Sheshel dhe Zhelko Razhnjatoviq-Arkan ..., etj..

Për këtë ofendim të rëndë antinjerëzor, që ka prekur jo vetëm shqiptarët në Kosovë, por edhe mbarë kombin shqiptar të Shqipërisë Etnike, dhe në diasporë, prifti Don Anton Kçira, duhet të kërkojë FALJE PUBLIKE GJITHË KOMBIT SHQIPTAR DHE SHQIPËRISË ETNIKE, SEPSE NJË CILËSIM I TILLË ME PËRMBAJTE RACISTE, është i patolerueshëm dhe i dënueshëm moralisht, ligjërisht, kombëtarisht, fetarisht dhe ndërkombëtarisht, edhe pse vetë prifti Don Anton Kçira i përket të njëjtës racë shqiptare.

Unë, deri më sot, nuk kam pasur rast të lexoj se, ndonjë prift në botë, bashkëkombësit e vet, të cilët i përkasin të njëjtës racë, t'i ketë ofenduar dhe diskredituar mbi bazën racore, fashiste dhe vulgare, duke i qujatur pjesëtarët e tij "njerëz me bishta dhe qenë", ashtu, sikurse i ka quajtur shqiptarët e Kosovës, prifti i pandërgjegjshëm para Zotit, para Kombit dhe para Atdheut Shqiptar, Don Anton Kçira!?

Kjo deklaratë skandaloze antinjerëzore, antihumane, antifetare, antikombëtare dhe antishqiptare e Don Anton Kçirës, mbi të gjitha provon se, ky prift është i dyshimtë si para Zotit, para Kombit, ashtu edhe para Shqipërisë Etnike!

Prifti Anton Don Kçira nuk është vetëm një "incident", siç e ka kualifikuar analisti i shquar shqiptar, Agim Vuniqi, por është diç më shumë se "incident" dhe "aksident", është rast sui generis i vulgarizmës, i antihumanizmit, i përbuzjes dhe i urrjetjes së paarsyeshme të qenieve njerëzore, të krijuara dhe të mbrojtura nga Zoti, si dhe nga ligjet mbi të drejtat dhe liritë e njeriut nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

Së dyti, habit fakti se si prifti Don Anton Kçira i ka akuzuar shqiptarët e Kosovës si "qenë dhe me bishta", kur e di fare mirë se, politika dhe administrata amerikane zyrtare mbi 2 milionë shqiptarë i ka shpëtuar nga terrori dhe gjenicidi çetniko-fashist dhe kolonialist i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Si është mundur që Amerika zyrtarisht dhe, populli amerikan t'i kenë ndihmuar dhe shpëtuar shqiptarët nga thika e terrorit gjenocid serb, e tash, pas një dekade, të ngrihet "lugat" një prift shqiptar në Michigan, e të shfaqë urrjetjen e tij ndaj bashkëkombësve të vet shqiptarë në Kosovë, duke i kualifikuar me akuzën më të rëndë ofenduese "qenë dhe njerëz me bishta"!?


"O shqiptarë të mjerë, q'u ka marrë koka erë, e luftoni për të tjerë ..."!!!

Siç thotë poeti dhe patrioti ynë i shquar Andon Z. Çajupi, po ku ishit ju në atë moment, pse nuk i "zhveshët brekët" për t'i dëftuar priftit të verbuar, se asnjëri prej jush nuk keni bishta, ashtu siç ka vepruar në Konferfencën e Paqës së Versajës (1919), prifti, poligloti, eruditi dhe patrioti ynë i shquar dhe sypatrembur, Fan S. Noli, me ç'rast ua ktheu shpinën auditoriumit, duke iu treguar se shqiptarët nuk kanë bishta, ashtu siç i kishte cilësuar (sikurse Don Anton Kçira në Michigan, më 2007) Vladan Gjorgjeviqi serbomadh, edhe në Konferencën e Paqës së Versajës.

Mirëpo, për fat të madh dhe, të mirë të kombit shqiptar, Fan S. Noli, përfaqësuesve të delegacionit të Serbisë, ua la "gishtat në gojë" dhe, bishtin e shfaqur racist të tyre ua futi në "xhep" para gjithë botës! Kjo ishte e vërteta mbi shqiptarët se nuk ishin të egër dhe me bishta, siç i kishin denoncuar çetnikët fashistë serbomëdhenj antisemitistë, Hipokrizia dhe oportunizmi vrasin etikën, humanizmin, drejtësinë, paqen, tolerancën dhe kombëtarizmin shqiptar!


Më të këqinj dhe më të rrezikshëm janë ata, që e duartrokasin, e fshehin dhe e mbështesin të pavërtetën dhe krimin sesa shpifësit dhe kryerësit e tyre!

Pse, dhe kush plot tre vjet (2007-2010) e ka "konservuar" dhe heshtur "incidentin" Don Anton Kçira, se "shqiptarët e Kosovës i quan me bisht, dhe hidhërohet si nuk i paska rjepur Millosheviqi 1.900.000 qejë, ai shkon edhe më larg, të gjitha viktimat e pafajshme 280,000 në Bosnje i quan qejë, edhe ata në Srebrenicë, edhepse ky masakër u gjykua nga komuniteti ndërkombëtarë dhe Gjykata Ndërkombtërare e Hagës si gjenocid"?! (Shih: www.albaniapress.com, 24.02.2010). Dhe, pse tash, prapë, pas 3 vitesh, me rastin e festimit të 2-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, të propagandohet ajo videokasetë, ku prifti Don Anton Kçira i akuzon bashkëkombësit e vet kosovarë se "janë me bishta dhe qenë"?!


Kujt i duhet, dhe për çfarë arsyeje bëhet dhe reprizohet një propagandë e tillë antishqiptare dhe antihumane?

Ta zëmë se, prifti Don Anton Kçira "qenka katandisur" në atë çast të lig, që në të vërtetë nuk është katrandisur, por si duket dreqi ia ka "pi" mendjen, duke e çuar në rrugë të gabueshme kundër vëllezërve të vet në Kosovë, dhe më gjerë.

Mirëpo, ku ishin të gjitha ata "engjuj" të Kishës, të gjithtë ata "besimtarë" të Zotit, të gjitha ata "patriotë", të gjithë ata intelektualë, të gjithë ata biznismenë miliarderë të Kombit dhe të Atdheut Shqiptar, të cilët me të parë atë kasetë antishiptare, dhe me të dëgjuar akuazat e tilla vulgare dhe antinejrëzore të priftit Don Anton Kçira, pse, atypëraty nuk kanë reaguar kundër tij???!!!

Si të shpjegohet fakti se, që nga ndodhja e këtij "incidenti" antinjerëzor dhe antikombëtar, kanë kaluar tre vjet, e askush nuk ka pasur guximin moral, as ndërgjegjën nejërzore dhe kombëtare, t'ia përplaste në fytyrë Don Anton Kçirës këtë rrenë të tij me bazë antisemitiste dhe falsifikatore të politikës, të shkencës dhe të propagandës serbomadhe antishqiptare?

Më e ndershme, më patriotike, më kombëtare dhe më njerëzore, do të kishte qenë që, prifti Don Anton Kçira, të kritikohej nga të gjithë të pranishmit, kur e kanë shikuar kaseten dhe, kur e kanë dëgjuar fjalën e tij skandaloze ndaj shqiptarëve të viktimizuar të Kosovës. Kritika konstruktive dhe objektive atypëraty, do të ndikonte pozitivisht mbase do ta detyronte priftin Don Anton Kçiraj, që të kërkonte falje para të gjithëve, për akuzat e tilla të tij të paqëndrueshme dhe të pajustifikueshme në adresë të shqiptarëve të Kosovës.

Sikur të vepronin kështu sinqerisht, njerëzisht, kombëtarisht dhe drejt, duke e kritikuar haptazi dhe, në sy priftin Don Anton Kçirën, pa dalë fare prej Kishës, aty, edhe do të përmbyllej ai skandal antifetar, antihuman, antinjerëzor dhe antikombëtar i Don Anton Kçirës.

Mirëpo, fatkejqësisht, një heshtje e tillë e "barinjve të rastit" ndaj "predikimit fetar-patriotik-humanitar" të Don Anton Kçirës, në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet, sepse ai është akt hipokrizie, oportunizmi, demagogjie, tradhtie ndaj Zotit, ndaj Kombit dhe ndaj Atdheut.

Me një fjalë, heshtja trevjeçare (2007-2010) e skandalit Don Anton Kçira në Michigan, është akt miratimi i të gjithë atyre që e kanë shikuar atë videokasetë, dhe e kanë dëgjuar fjalën "predikuese" të priftit Don Anton Kçira.

Gjithashtu, propagandimi dhe shikimi i kastës së theksuar antishiptare të Anton D. Kçirës, është akt antihuman dhe antikombëtar, i dënushëm si para Zoti, ashtu edhe para kombi, si dhe para gjithë botës së qytetëruar ngase deri më sot, Zoti nuk ka falur asnjë njeri me bisht, as me "syret" të kafshëve dhe shtazëve ndryshme.

Fatkeqësisht dhe, pa kurrfarë zori, as terrori, në këtë rast, prifti Don Anton Kçira ia ka tejkaluar akuzës antisemitiste të Vladan Gjorgjeviqit, sepse shqiptarët i ka karakterizuar edhe me një "epitet të ri zoologjik-qejë"!?

Duke qenë se prifiti Don Anton Kçira jeton dhe vepron me vite të tëra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës-vendin më demokratik në botë, kur respektimi dhe zbatimi i të drejtave dhe i lirive të njeriut (individuale dhe kolektive), është alfa dhe omega e përmbajtjes së shoqërisë dhe e shtetit amerikan, para së gjithash, do të duhej ta lexonte "The United States Bill of Rights". Mëpastaj, ndonjë doracak për të drejtat dhe liritë e njeriut në të drejtën ndërkomblltare, para së gjithash,Deklaratën Universale mbi të të drejat e njeriut (1948), si dhe ta kishte njohur historinë e gjenealogjisë dhe të identitetit të kombit shqiptar, sigurisht se, nuk do të ishte "çmendur", në "stilin" serbomadh, duke i quajtur shqiptarët "me bishta dhe qejë" (www.albaniapress.com, 24.02.2010).

Serbia kolonialiste dhe gjenocidale së bashku me kriminelët serbë millosheviqianë, sheshelistë dhe arkanoviqë ..., etj., "kanë të drejtë" që shqiptarët t'i akuzojnë dhe t'i ofendojnë si "njerëz me bishta dhe terroristë", sepse nuk kanë asgjë të përbashkët me shqiptarët.Mirëpo, jo edhe Don Anton Kçira, sepse i përket të njëjtës racë, të njëjtës lozë, të njëjtës gjuhës, të njëjtit komb dhe të njëjtit atdhe shqiptar.

Fundja, të gjithë duhet ta dijmë dhe, të jemi të vetëdijshëm se, kush e ofendon, e përbuzë, e injoron, e tradhton dhe e shet Kombin dhe Atdheun Shqiptar dhe Shqipërinë Etnike, është i dënuar edhe para Zotit, edhe para Kishës, edhe para Xhamisë, edhe para Teqes, edhe para Kombit, edhe para Atdheut, edhe para Historisë!


Don Anton Kçira, ndiqe shembullin e ndritshëm kombëtar dhe atdhetar shqiptar të Ipeshkvit mendjendritur kosovar shqiptar, HIL KABASHI!

Sikur, Don Anton Kçira ta kishte ndjekur shembullin e ndritshëm kombëtar patriotik dhe atdhetar shqiptar të Ipeshkvit Hil Kabashi (i cili qe sa vjet është me mision fetar në Shqipëri), sigurisht se, as në ëndërr nuk do t'i fanitej dreqi, që shqiptarët e Kosovës, t'i quante "me bishta dhe qejë të Slobodan Milosheviqit"!

Po qe se, vërtet, Don Anton Kçira do të skapullohet sa më parë nga ai mëkat i bërë para Zotit dhe para Kombit të vet shqiptar, patjetër dhe, në mënyrë imediate, duhet ta konsultojë Ipeshkvin Hil Kabashi (Administrator Apostolik i Jugut të Shqipërisë) dhe të veprojë sipas këshillave dhe sugjerimeve të tij, që, pa dyshim, do të jenë në përligjje të interesit të përgjithshëm të kombit dhe të atdheut shqiptar, të ndërgjegjës morale, fetare, si dhe të vlerave universale të humanizmit, të paqes dhe të tolerancës në dimensione civilizuese të përbotshme.

Ndryshe, Don Anton Kçira, do mbetet i izoluar dhe i vetmuar, si viktimë e "ËNDRRAVE" të propagandës idelogjike politike të grupeve të ndryshme recidiviste të përçarësve të shqiptarëve, vetëm duke imagjinuar dhe fabrikuar "koka turkoshakësh" dhe "shqiptarë me bishta dhe qejë të Slobodan Milosheviqit"! Një përçarje e tillë e shqiptarëve nuk ekziston mundësia, të gjendet as në Anadoll të Turqisë, sepse që nga koha e Ata Turkut, "turkoshakët" janë "avulluar" në Ballkan. Të mjerë janë ata inidividë shqipfolës, që ëndërrojnë dhe numërojnë "koka turkoshakësh" ndër shqiptarët e Shqipërisë Etnike.

Kjo strategji e vjetër armiqësore antishiqptare "DIVIDE ET IMPERA", duhet të marrë fund, njëherë e përgjithmonë, pavarësisht se kush i përket fesë islame, bekteshiane, katolike dhe ortodokse, ne të gjithë, pa dallime feje dhe krahine, duhet të veprojmë dhe të jetojmë të bashkuar si një trup i vetëm, ashtu siç na e ka lënë amanet të pavdekshëm patrioti dhe atdhetari ynë i pavdekshëm Vaso Pashë Shkodrani: "Mos shikoni kisha e xhamia, se feja shqiptarit është shqiptaria"!


KJO ËSHTË FEJA JONË E VËRTETË: GJAKU, GJUHA, KOMBI, ATDHEU-SHQIPËRIA ETNIKE NATYRALE!

- Jo përçarja, paraja, kapitali, "rekuizitat sportive" fetare dhe politike, të cilat në njëzet vitet e fundit (1990-2010) sa hapur, sa feshehurazi mbrojnë vetëm interesat e veta parciale, klanore, provincialiste, në emër të fesë, të demokracisë dhe të atdhetarizmit. NDËRKAQ SHUMICA DËRRMUESE E POPULLIT JETON PA PUNË, NË VARFËRINË DHE NË MJERIMIN MË TË THELLË BUZË GREMINËS! KJO ËSHTË "DASHURIA DHE SAKRIFICA" NDAJ POPULLIT SHQIPTAR!?

Kjo është filozofia e demagogjisë dhe e hipokrizisë së tyre, e ashtuqujatur pluraliste, demokratike dhe patriotike. Vetëm në këtë pikëvështrim të tregtimit dhe të nëpërkëmbjes së interesave vitale të kombit dhe të Shqipërisë Etnike të gjithë "biznismenët" e sotshëm kanë gjetur gjuhë të përbashkët, jo vetëm mes "sagave" tyre, por edhe me partnerët e tyre të huaj, që sa më shumë ta përçajnë, të gënjejnë, ta mashtrojnë dhe ta shfyrtëzojnë POPULLIN, sikurse nën sundimet e dikurshme skallvopronare, feudale dhe borgjeze parakapitaliste dhe kapitaliste, etj..

Së fundi, vetëm kërkimfalja publike e priftit Don Anton Kçirës, drejtuar vëllezërëve dhe motrave shqiptare të Kosovës, si dhe popullit mysliman boshnjak, do t'i vinte kapak skandalit antikombëtar dhe antihuman të tij, se "shqiptarët e Kosovës janë me bishta dhe qejë"!!!

Ndryshe, do t'u mbetet borxh edhe Zotit, edhe Kombit dhe Atdheut, edhe Shqipërisë Etnike, si edhe "260.000 viktimave të pafajshme myslimane" në Bosnjë, të shkaktuara nga hollokausti serb (1992-1995).



Autor: Prof. Dr. Mehdi Hyseni, mars 2010.



_________________________

poshm

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...