Islami radikal, një kërcënim në rritje në Ballkan



Ndërsa islami radikal bëhet më i dukshëm në rajon, ekspertët e sigurisë thanë se lëvizjet si vahabizmi përfaqësojnë një kërcënim në rritje për sigurinë në Ballkan.

Islami radikal u duk në Ballkan në krye të viteve 1990 kur konfliktet nisën të marrin hov në ish Jugosllavinë. Luftëtarët muxhahidinë dhe krerët fetarë nga Lindja e Mesme arritën në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) për të luftuar në anën myslimane dhe shumë mbetën sepse qenë në gjendje të marrin shtetësinë.

"Islami radikal është një kërcënim serioz për rajonin ... Maqedoninë perëndimore, Kosovën, Shqipërinë, Sanxhakun dhe Bosnjën. Këta persona ekzistojnë në shifra më të mëdha se sa di publiku", i tha SE-Times Vladimir Pivovarov, një ish kreu i Sigurimit Ushtarak dhe Shërbimit të Inteligjencës të Maqedonisë.

Shukri Alia, konsideruarj të ishte një nga ideologët e lëvizjes radikale myslimane në rajon, u arrestua muajin e kaluar me një urdhër-arrest ndërkombëtar. Ai u ekstradua në Maqedoni nga Kosova të mërkurën (5 dhjetor) ku do të akuzohet me një seri veprimesh kriminale.

Alia u padit për një sulm ndaj imamëve të komunitetit mysliman në Maqedoni disa vite më parë kur grupi i tij u përpoq të marrë kontrollin mbi komunitetin fetar mysliman në vend.

Policia po heton lidhjen e tij me një vrasje masive pranë Shkupit këtë vit, ku u vranë pesë peshkatarë.

Sipas hetimit tonë operacional, "Alia është një nga nxitësit më të mëdhenj të islamit radikal dhe ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë që ai është organizatori prapa këtyre vrasjeve", i tha SE-Times Ivo Kotevski, zëvendës ministër i brendshëm i Maqedonisë ngarkuar për marrëdhëniet publike.

Pivovarov tha se islami radikal është i pranishëm në vendet me zhvillim të dobët ekonomik, duke i bërë kështu të paaftë t'u përgjigjen këtyre kërcënimeve.

Një mjet avancimi për terrorizmin, islami radikal duhet të merret seriozisht nga shërbimet e sigurimit të Ballkanit, shtoi ai. "Ndonëse qeveritë në Ballkan po njoftojnë se po përgatiten të merren me një dukuri të tillë, në terren ne shohim se nuk është kështu".

Veprimi paraprakisht është kyçi, sipas Frosina Remenskit, një profesor i studimeve të sigurisë në fakultetin e sigurisë të Shkupit. Por parandalimi bën të nevojshëm bashkëpunim më të mirë midis vendeve rajonale dhe shërbimeve të sigurisë.

"Harmonizimi i legjislacionit midis të gjitha vendeve rajonale dhe veprimtaritë e përbashkëta anti-terroriste në çiftim me politikat ekonomike ekzistuese anti-krizë, do të reduktojnë mjaft mundësinë e individëve që i bashkohen kauzës së islamistëve radikalë", i tha Remenski SE-Times.

Një vit më parë, Sarajeva u tmerrua nga sulmi terrorist nga anëtari i Vahabit Mevlid Jashareviç nga Serbia ndaj ambasadës së SHBA. Në 28 tetor 2011, Jashareviç shkrepi një pushkë automatike ndaj godinës për më shumë se një orë, duke e goditur atë më shumë se 100 herë përpara se të goditej nga një snajper dhe të arrestohej.

Në 2010, terroristët sulmuan një stacion policie në Bugojno, BiH qendrore dhe vranë një polic e plagosën pesë të tjerë. Të dy gjyqet janë ende në vazhdim.

Ekspertët besojnë se islamistët radikalë të BiH kanë lidhje të forta me grupet në Sanxhak, Serbi si dhe në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi.

Në fund të 2009, media nxori një dokument të brendshëm konfidencial të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në BiH që thoshte se zyrtarët e lartë politikë dhe fetarë boshnjakë financojnë terrorizmin dhe islamin radikal në vend.

Midis atyre të përmendur në dokument qenë ish kreu i komunitetit islamik në BiH Mustafa Çeriç, kreu i Social Demokratëve Zlatko lagumxhija dhe kreu i Aleancës për të Ardhme më të Mirë dhe manjati i medies Fahrudin Radonçiç.

Zyrtarët mohuan akuzat dhe OHR tha se dokumenti ishte i brendshëm.

Krerët e islamistëve radikalë po bëhen më të pranishëm në publik nëpërmjet lidhjeve me video, komunikimeve, njoftimeve për shtyp dhe mbajtjes së forumeve publike.

Kreu jozyrtar i vahabistëve në BiH, Nusret Imamoviç, kohët e fundit tha se BiH duhet të rregullohet nga ligji i Sharias.

"Islami ka një lidhje të pathyeshme me politikën. Për ne, theksi i Islamit është xhihadi. Allahu i do ata që luftojnë në udhën e tij", tha Imamoviç në forumin "Ekstremizmi, volumi dhe temat e terrorizmit" mbajtur në Sarajevë në 23 shtator.

Xhevat Galijasheviç, një anëtar i Ekipit të Ekspertëve të Evropës Juglindore për Luftën Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar, tha se gjërat forumi i Imamoviç përfaqëson një sulm të drejtpërdrejtë në kushtetutën e BiH.

"Kjo është hera e parë që ide të tilla u paraqitën publikisht, në zemrën e Sarajevës. Asnjë nga politikanët nuk reagoi pas forumit të Imamoviçit. Gjëja më e keqe është se të tjerë myslimanë po dëmtohen për shkak të kësaj", i tha Galijasheviç SE-Times.



Përgatiti: gazetatema, dhjetor 2012.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...