Komentimi i hadithit 'Ku eshte Allahu' nga Mulla Ali el-Kariu



Mulla 'Ali el-Karij (vd. 1014 h. / 1606, Mekke), një Fakih hanefij, muhadith, ekspert në gjuhën arabe, mutekelim, dhe autor pjellor i teksteve të rëndësishme islame, përfshirë komentimin mbi veprën Fikh-ul-Ekber, vepër mbi besimin, një komentim prej dhjetë vëllimesh mbi koleksionin e haditheve Mishkat el-Mesabih.

Duke komentuar mbi fjalët e transmetuara nga Pejgamberi (s.a.v.s.) "Ku është Allahu?" në hadithin e robëreshës, ai shkruan: "Në një version tjetër të hadithit të njëjtë është fjalëformulimi: "Ku është Zoti yt?". Kjo domethënë ku është vendi i vendimmarrjes së Tij, urdhrit të Tij, dhe vendi ku sundimi dhe fuqia e Tij manifestohen. Ajo tha: "Në qiell"".

El-Kadi 'Ijad ka thënë: "Domethënia është që urdhri i Tij dhe ndalesat e tij vijnë prej drejtimit të qiellit. Pejgamberi (s.a.v.s.) nuk ka pasur për qëllim ta pyes atë për vendndodhjen e Allahut, sepse Ai është i pastër nga cilësitë e tilla si hapësira, siç është i pastër nga cilësia e kohës. Në fakt, Pejgamberi (s.a.v.s.) kishte për qellim që me këtë pyetje të kuptoj nëse ajo ishte monoteiste që deklaron njëshmërinë e Allahut (muwahhideh), apo ishte politeiste (mushkrikah) sepse arabët ishin duke adhuruar idhuj.

Secili klan prej tyre kishte idhullin e veçantë që e adhuronin dhe nderonin. Mbase disa prej të paditurve dhe budallenjve të tyre nuk njohin asnjë zot fare, prandaj, Pejgamberi (s.a.v.s.) deshi të gjej çka adhuron ajo. Kështu që, kur ajo tha "në qiell", ose, si në një transmetim tjetër, ajo tregoi [me gisht] kah qielli, ai (s.a.v.s.) e kuptoi që ajo ishte monoteiste që deklaron njëshmërinë Allahut.

Me fjalë të tjera, ai dëshironte të përjashtonte zotat në tokë, domethënë, idhujt. Ai nuk kishte për qëllim të implikonte që Ai zë vend në qiell, larg është Allahu prej asaj që i përshkruajnë mëkatarët me paturpësinë e tyre. Për më tepër, Pejgamberi (s.a.v.s.) ka qenë i urdhëruar t'iu flas njerëzve sipas nivelit të tyre të të kuptuarit.

Kështu që kur Pejgamberi (s.a.v.s.) e kuptoi që ajo besonte që ai që meriton të adhurohet është Zoti që zbaton qëllimet e tij prej qiellit në tokë, e jo zotat që adhuronin paganët, ai ishte i kënaqur me të, dhe ai (s.a.v.s.) nuk e ngarkoj atë me tewhid të plotë (sirf el-tewhid) - parimin e transcendencës (hakikat et-tenzih).

Disa [prej ulemave] kanë thënë që kuptimi është që urdhri i Tij, mëshira dhe zbritja vjen prej qiellit. Në këtë rast, hadithi është i ngjashëm me fjalët e Tij: "A u garantuat ju prej Atij që është në qiell ..."?

Për më tepër, në disa versione tjera [autentike] të këtij hadithi, "vjen që vajza ishte memece", dhe për këtë arsye [Imam] Shafiu [vd. 204 h./820, Kajro] lejoi lirimin e një robi edhe nëse ai është memec. Në këtë rast, fjalët e hadithit "Ajo tha, 'në qiell'" domethënë që ajo tregoi kah qielli [ngaqë ajo, qartazi, s'mund të fliste, dhe kjo është ajo që ka ardhur e shprehur në një version tjetër të hadithit: "ajo tregoi kah qielli"].



_________________________

[Mulla 'Ali el-Karij, Mirkat el-Mefatih (Bejrut,), fq. 454, vëll. 6 / http://www.almeshkat.com/books/open.php?cat=22&book=2190 pg 412 in Doc. 3]

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...