Thënia 'RadiaAllahu Anhu' për të tjerët, përpos sahabëve



Nga: Mufti Xhelaludin Ahmed Emxhedi [r.a.]

Përdorimi i RadiaAllahu te'ala Anhu për njerëzit tjerë përpos sahabëve të Pejgamberit (s.a.v.s.) është e lejuar, siç është e shkruar në Durrul Muhtar:

1. Përdorimi i 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për një sahab është e preferuar (mustehab) dhe tabi'inët dhe të tjerët 'Rahmetullah te'ala alejh' është e rekomanduar, dhe e kundërta e këtyre, që domethënë, rahmetullah te'ala alejh për një sahab dhe radiallahu te'ala anhu për tabi'inët dhe tjerët është poashtu e lejueshme, [Durrul Mukhtar, vëll. 5, fq. 480].

2. Alameh el-Khaffaxhi në Nesiimur Rijadh, [sherhu i Shifa-së së dijetarit malikij Kadi Ijad], shkruan: Është e lejuar të përdoret 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për dijetarët (meshaikh) dhe tjerët, [Nesimur Rijadh, vëll. 3, fq. 509].

3. Shejh Abdul Hak Muhaddith El-Dihlavi ka përdorur shprehjen 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për Uvejs el-Karnin i cili nuk ishte sahabij, [Eshi'at -ul-Leme'at, vëll. 4, fq. 743].

4. Imam Ibn Abidinin përdor shprehjen 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për Imam Ebu Hanifen në disa vende, [Rad el-Muhtar, vëll. 1, shtypur në Deobend, fq. 35, 36, 37 dhe 42 - gjithsejtë gjashtë vende].

5. Imam Ibn Abidini ka përdorur shprehjen 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për Imam Shafiun në së paku shatë vende [fq. 35, 38, 41, 43] dhe poashtu ka përdorur 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për Sehl bin Abdullah Tustarin, [fq. 38 Rad el-Muhtar, vëll. 1].

6. Imam Haskafiu ka përdorur 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për Imam Shafi'un dhe Abdullah bin Mubarakun, [Dur ul Muhtar, Vëll. 1, fq. 45].

7. Imam Fahruddin er-Razi ka përdorur 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për Imam Ebu Hanifen, [Tefsir Kebir, vëll. 6, fq. 382].

8. Imam Ali el-Karij ka përdorur 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për Imam Ebu Hanifen dhe Imam Shafiun, [Mirqat, Vol 1, page 3. Bombay Edition].

9. Sejjid Ahmed Tahtavij ka përdorur 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për Imam Ebu Hanifen, [Tahtawi 'ala Miraki, botimi Stambollit, fq. 11].

10. Huxhetul-Islam, Imam el-Gazaliu ka përdorur 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për Imam Malikun dhe Imam Shafiun, [Ihja Ulum-ud-Diin, Vëll. 2, fq. 7]

11. Imam Ibn Haxher el-Askalanij ka përdoruar 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për Imam Buhariun dhe Imam Shafiun. [Mukaddime, Fet'h ul-bari, fqt. 18 dhe 21].

12. Imam Neveviu ka përdorur 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për Imam Muslimin, [Mukaddime, Sherh Sahih Muslim, fq. 11].

13. Shejh Abdulhak Muhadith Dihlawi ka përdorur 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për Imam Shafiun dhe Imam Buhariun, [Eshi'at-ul-Leme'at, vëll. 1, fq. 16 dhe fq. 9]

14. Autori i Mishkat el-Mesabih, Imam Khatib et-Tebrizi ka përdorur 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për Imam Begheviun. [Mukadimeh, Mishkat el-Mesabih].

15. Alameh El-Khafaxhi ka përdorur 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për Imam Kadi Ijadin, [Nesimur-rijadh, fq. 5, Botimi i Kajros].

16. Shejh Abdulhak Muhadith Dihlawi ka përdorur 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për sejjidina Shejh Abdul Kadir Gjilanin në më shumë se 15 vende, [Eshi'at -ul-Leme'at, vëll. 1, fq. 18 dhe Ahbar el Ahijar, fqt. 15,16, 18, 21, 22, 23, 24, 209, 210, 211, 212, 213, 214].

17. Imam Mullah Ali el-Karij ka përdor 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për Abdullah bin Mubarekun, Lejth Ibn Sa'din, Imam Malikun, Dawud et-Ta'iun, Ibrahim ibn Et'hemin, dhe Fudejl Ibn Ijjadin, [Mirkat, vëll. 1, fq. 27].

18. Alameh es-Sa'vi el-Malikij ka përdorur 'RadiaAllahu te'ala Anhu' për Shejh Sulejman Xhemali, Ahmed Dardir, Selim Hanfavi. Shejh Emir, Imam Abul Abul Hasan, Shejh Seid Edevi, Alameh Muhammed Bedrij Dimjeti, Nuruddin Ali Shabrelsi, Alame Halebiu, Alame Ali Axhhori, Burhan Alki, Shemsudin Alkami, Imam Zijadi, Shejh Ramli (esh-Shafi'ij), Shejh-ul-Islam Zekerija el-Ensarij, Imam Xhelaludin Mehalin, Imam Sujutiun, [Tefsir es-Sawi, vëll. 1, fq. 3].

19. Imam esh-Shatnufi në 'Bexhetul-Esrar' ka përdorur 'RadiaAllahu te'ala Anhu' në shumë vende për jo-sahabij, dhe në vepërn Bidajeh, 'RadiaAllahu te'ala Anhu' është përdorur për autorin e vepërn el-Hidajeh nga nxënësit e tij në shumë vende.



Përktheu: Fatih IBRAHIMI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...