Kronologjia e Pejgamberit a.s.
571 Rebiulevvel natën e 12 (20 Prill) Pejgamberi a.s. ka ardhur në këtë botë në qytetin Mekë. Emri i nënës së tij është Amine, emri i babait është Abdullah, emri i gjyshit është Abdulmuttalib dhe emri i xhaxhait të tij është Ebu Talib. Emrat më të njohur të Pejgamberit a.s. janë: Muhammed, Mustafa, Ahmed dhe Mahmud s.a.v.s..
575 Nëna e qumështit e dorëzoi tek e ëma Pejgamberin a.s..
577 Ndërroi jetë e ëmae Pejgamberit a.s. në fshatin Ebva midis Mekës dhe Medines, pastaj e mori nën kujdesje gjyshi i tij Abdulmuttalibi.
579 ndërroi jetë gjyshi i tij Abdulmuttalibi. Më pas e mori xhaxhai nën kujdesje.
583 Shkoi me xhaxhain e tij në Sham (Siri) për të bërë tregëti. Në këtë kohë prifti Bahira zbuloi pejgamberin e fundit që prisnin për të ardhur.
590 Mori pjesë në marëveshjen (Hilful Fudul) mbledhja e të mirëve.
596 shkoi për herë të dytë në Siri për tregëti dhe pas tre muajsh u martua me Hatixhen r.anha. Fëmijët e Pejgamberit a.s. janë: Ibrahim, Kasem, Abdullah, Zejneb, Rukije, Ummu Gulsum dhe Fatime r.anhum.
605 Shuajti ngatërresën që doli midis fiseve gjatë rindërtimit të Qabesë.
610 Kur ishtenë moshën 40 vjeçe shkoi në shpellën Hira dhe aty Xhebraili a.s. i solli shpalljen e parë e cila është: "Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte", (Alak 1-5), dhe kështu mori detyrën e Pejgamberllekut.
613 Doli në kodrën Safa dhe bëri thirrjen e parë haptas. U shtroi të afërmve të tij drekë dhe u tregoi Islamin. Mekasit filluan të dhunojnë myslimanët.
615 U realizua emgrimi i parë për në Habeshistan. U bënë mysliman Omeri r.a. dhe Hamzai r.a..
616 U realizua emigrimi i dytë në Habeshistan.
617 Filloi bojkotimi i myslimanëve në Mekë duke i lënë jashtë çdo gjëje ekonomike e sociale.
619 Perfundoi bojkoti ndaj myslimanëve. Pejgamberit a.s. i ndërroi jetë djali Kasem dhe pas tij djali tjetër Abdullah. Pas një kohe të shkurtër i ndërroi jetë dhe xhaxhai i tij Ebu Talibi. Pas xhaxhait ndërroi jetë dhe Hatixheja r.anha., (për këtë arsye ky vit quhet viti i pikëllimit).
620 Pejgamberi a.s. shkoi në Taif dhe u prit shumë keq nga banorët e Taifit.
621 Ndodhi mrekullia e Israsë dhe Miraxhit. 12 persona nga Medina i dhanë besën Pejgamberit a.s. (kjo është ngjarja e Biatit të parë).
622 U bë Besëdhënia e dytë. Fillimisht myslimanët pastaj Pejgamberi a.s. emigroi nga Meka për në Medine. Në afërsi të Medines në vendin Kuba u fal xhumaja e parë. U ndërtua Xhamia e Pejgamberit a.s. dhe u këndua ezani i parë.
623 Kibla u ndërrua me urdhërin e Allahut xh.sh. nga Mesxhidi Aksa në Qaben e Madhërueshme.
624 U bë lufta e Bedrit midis myslimanëve dhe qafirave Mekas. Në të njëjtin vit u nxorren nga Medineja fisi Kajnuka (çifut). U bë obligim agjërimi i Ramazanit, u fal namazi i parë i bajramit. U bë farz zeqati. Ndërroi jetë vajza e Pejgamberit a.s. Rukija r.anha. U martua Aliu r.a. me Hz. Fatimen. U fal namazi i parë i kurban bajramit.
625 U bë lufta e Uhudit.
627 U bë lufta e Hendekut.
628 Dolën për të vizituar Qabenë për herë të parë pasi kanë emigruar. U bë Besëdhënia Ridvan. U firmos marrëveshja paqësore e Hydejbijes midis myslimanëve dhe qafirave të Mekës.
630 U çlirua Meka, u pastrua Qabeja nga idhujt. U bë marshimi i Tebukut.
632 Pejgamberi a.s. bëri Haxhin e Lmatumirës. 114000 sahabe morën pjesë në Hutben e Lamtumirës. U sëmur dhe me datë 8 Qershor (Rebiulevvel me datë 12 e hëne) ndërroi jetë Pejgamberi a.s..
Autor: Ardit HOXHLLAKU