Dhikri i përbashkët



Allahu xh.sh. në Kur'an thotë: وَٱصْبِرْ نَفْسَكَ مَعَ ٱلَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُم بِٱلْغَدَاةِ وَٱلْعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُ وَلاَ تَعْدُ عَيْنَاكَ عَنْهُمْ تُرِيدُ زِينَةَ ٱلْحَيَاةِ ٱلدُّنْيَا وَلاَ تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَن ذِكْرِنَا وَٱتَّبَعَ هَوَاهُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطاً . - "Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkjtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar", (El-Kehf, 28).

Pejgamberi i Zotit a.s. thotë: "Vërtetë Allahu ka melekë që xhirojnë rrugëve duke kërkuar grupe të cilët bëjnë dhikër. Dhe kur e gjejnë popullin që e madhërojnë Allahun bërtasin: Ejani, dhe i mbulojnë me krahët e tyre deri në qiellin tokësor ... pastaj Allahu thotë: Ju dëshmoj se atyre ua kam falur. Dhe bërtiti meleku nga meleku i të Mëshirshmit: Ndër ta është njëri që nuk është prej tyre, ka ardhur për një nevojë tjetër. E Allahu thotë: Ata janë një ndejë, nuk do t'i ndajë". [1]

Transmetohet nga Muaviu se Pejgamberi a.s. i Zotit doli në hallkën e shokëve të tij dhe iu tha: "Për ç'arsye jeni takuar? Ata kanë thënë: Jemi tubuar ta përmendim Allahun dhe t'i falënderohemi që na ka dhuruar islamin: Ka thënë: Më erdhi Xhibrili dhe më ka njoftuar se Allahu lavdërohet me ju para melekëve". [2]

Nga Ebu Hurejre transmetohet se ka thënë: "Pejgamberi i Zotit ka thënë: Nuk është tubuar populli për dhikër e që engjëjt mos t'i kenë mbuluar melekët dhe i kanë përshkuar me mëshirë, dhe se Allahu nuk i ka përmendur te ata të cilët janë te Ata". [3]

Nga Enes ibn Maliku transmetohet se ka thënë: "Nuk ka popull që është tubuar në dhikër për shkak të kënaqësisë së Allahut e që mos t'i ftojë kasneci nga qielli: Ngrihuni, vërtetë mëkatet tuaja janë ndërruar me punë të mira". [4]

Nga Abdullah ibn Mugaffeli transmetohet se Pejgamberi i Zotit a.s. ka thënë: "Nuk ekziston popull i cili është tubuar në ndejë dhe është ndarë dhe nuk ka bërë dhikër e që kjo ndejë mos të ankohet në Ditën e Gjykimit". [5]

Nga Ebu Derda transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Disa njerëz në Ditën e Gjykimit do të jenë me fytyra të ndriçuara, në minberet prej margaritarëve, njerëzit do t'ua kenë zili edhe pse ata nuk janë as Pejgamberë as shehidë". Dhe në gjunjë erdhi një njeri dhe tha: "Na përshkruaj o Pejgamber i Zotit". AI ka thënë: "Këta janë njerëzit që dashurohen në emër të Allahut, janë nga fise të ndryshme dhe nga vende të ndryshme, që takohen në dhiare". [6]

Nga Ja'la ibn Sheddadi transmetohet: "Më ka treguar Sheddad ibn Evsi kurse Ubade ibn Samiti ishte aty dhe konfirmonte: Deri sa ishim te Pejgamberi ai tha: A kishte mes jush të huaj? - mendonte në ehlul-kitabët. Jo - thamë, dhe ai urdhëroi që të mbyllen dyert dhe tha: Ngrijeni në duar dhe thoni: La ilahe il-lall-llah, dhe i kemi ngritur duart një orë kohë, dhe Pejgamberi a.s. i lëshoi duart dhe tha: Falënderimi i qoftë Allahut, O Allahu im, ti më ke dërguar me të fjali dhe më ke urdhëruar dhe më ke premtuar se për shkak të saj do të më fusësh në xhenet dhe Ti nuk e shkel premtimin tënd. Pastaj ka thënë: Gëzohuni, Allahu ju ka falur"! [7]



Përktheu: N. IBRAHIMI



_________________________

[1] - Buhari, 5/2353.
[2] - Muslim, 4/2075.
[3] - Muslim, 4/2074.
[4] - Musned, Ahmed, 3/142.
[5] - Mu'xhemul Evsat, Taberani, 4/112.
[6] - Mexhme'u Zevaid, Hejthemi, 10/78, dhe thotë: E shënon Taberaniu kurse senedin e ka Hasen.
[7] - Mustedrek, Hakim, 1/679, Musned, Ahmed, 4/124, Musnedush-shamijin, Taberani, 2/157, El-Mundhiiri thotë në Et-Tergibu vet-Terhib (2/268), e shënon Ahmedi dhe ky është hadith hasen.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...