Ndikimi Iranian ne Shqiptari



Para se ta shqyrtojme kete ceshtje le te bejme me dije se tridhjete vitet e pluralizmit, Irani e ka patur pothuajse te pamundur ndikimin e tij drejt perdrejt ne trojet shqiptare.

Ne keto troje dihet qe ndikimi amerikan europerendimor, e ka penguar ndikimin iranian, duke qene se ka nje konflikt te deklaruar mes Perendimit dhe Iranit.

Aktualisht Irani shihet nga qeverite tona si nje vend lindor, armik i perendimit, -automatikisht dhe i joni- i papershtatshem per te patur mardhenie me ta. Sidomos pas Embargos perendimore.

Nga ana tjeter Irani eshte perpjekur te futet ne trojet tona nepermjet financimit te tarikateve te ndryshme shqiptare si: Bektashinjte, Halvetinjte, etj.. Gjithashtu edhe nepermjet financimit te Kolegjit Saadi ne Tirane.

Por te gjitha keto kane qene pa te ardhme deri ne nje fare mase.


Ama le ta trajtojme ceshtjen ne aspektin doktrinor

A eshte Irani Shtet Musliman dhe a eshte ai pjese e Umetit qe duhet te bashkohemi per te realizuar ringritjen e Umetit? Pergjigja eshte: Jo.

Irani i sotem eshte nje zgjatim doktrinor i shtetit Safavid i cili ne historine e tij gjithmone e ka sulmuar shtetin Musliman ne shpine, duke u bere pale me forcat e kryqezatave qe kane pushtuar boten Islame shekuj me pare.

Ndersa sot si trashegimtare te ketij shteti me doktrine Shiite Mollahet dhe Ajatollahet e Iranit, vazhdojne te mbajne te ndezur zjarrin e luftes kunder botes Muslimane. Ata kane shfarosur qindra mijera muslimane sunite ne Irak dhe kane bere atje ndryshim demografik ne permasat e masakrave. Duke e ndryshuar Irakun me shumice derrmuese Sunite, ne shumice derrmuese Shiite.

Ne Siri, bene te njejten gje, duke shfarosur masivisht zona te tera te banuara nga Sunitet, per ti mbushur ato me vone me kolonizatore Shiite Iraniane apo nga vende te tjera te Kaukazit.

Ne Jemen gjithashtu rrezuan qeverine legjitime te Jemenit, duke vendosur aty nje regjim milicish te nje fisi pakice etnike shume e paperfillshme qe jane Huthet.

Ne Liban po ashtu e kane zhveshur kete vend te vogel nga te gjitha tiparet e nje shteti. Sot aty mund te flasim per nje diktature shiite te Hezbollaheve.


Doktrina Shiite

Nese ti e don Ebu Bekrin, Umerin, Othmanin, Aishen, apo krejt sahabet e Pejgamberit a.s. atehere ti konsiderohesh Armik i shiiteve.

Duke qene se ata i konsiderojne qafire keta Sahabe te nderuar, automatikisht edhe ne qe i nderojme keta Sahabe quhemi te tille prej tyre.


Hakmarrje per Huseinin

Pas martirizimit te Huseinit r.a. ne fushen e Kerbelase -per te kam folur ne detaje ne librin tim 'Islami ne kohe Trazirash'-, shiitet deklarojne se ata jane penduar qe e lane ne balte Huseinin ate dite para rreth 1400 vitesh. E sot ata kerkojne te hakmerren ndaj vrasesve te Huseinit.

Mirpo vrasesit e vertete te HUseinit r.a vdiqen pak kohe pas Huseinit. Dmth krimi tashme ka shkuar tek Gjykatesi Suprem, Allahu i Madheruar.

Por kjo nuk perben asnje problem per shiitet te vazhdojne te kerkojne hakmarrje per Huseinin. Ndaj kujt, ndaj nesh qe jemi Sunite, edhe pse askush qe eshte Sunit nuk e ka vrare Huseinin. Madje as ata te kohes se HUseinit. Imagjino tani ata kerkojne hakmarrje nga ne brezat e sotem per nje krim qe para se tu dhembe atyre na ka dhembur ne suniteve.


Por pse Huseini?

Dhe jo Hasani, apo Aliu r.a.?

Shiitet ne fakt adhurimin e tyre e kane vecanterisht per Huseinin. Edhe pse Huseini nuk ka asnje lidhje me ta dhe eshte i paster prej doktrinave te tyre.

Ata e vecojne Huseinin r.a., sepse ai u martua me vajzen e Jezdixherdit, mbretit te Perseve. Pasi e mori ate robereshe. Nderkohe Shiitet si pasardhes te kultures dhe perandorise Perse, e konsiderojne kete ciftezim te shenjte, islamo-pers. Edhe pse Islami e shkaterroi Perandorine Perse, dhe i dha fund zullumeve te saj. ata synojne me kete glorifikim te Huseinit, te ngrejne pra edhe nje here nje perandori te vdekur.


Ehli Bejti (Familja e Pejgamberit a.s.)

Per ta eshte e shenjte dhe adhurohet. Por ne Familjen e Pejgamberit a.s ata nuk i respektojne te gjithe.

Sipas tyre, te drejten per tu respektuar e kane Aliu dhe Fatimja, por jo Aishja dhe grate e tjera te Pejgamberit a.s.. Perkundrazi, ata Aishen e ofendojne dhe e akuzojne deri ne Mosbesim.

Tek familja e Pejgamberit a.s. qe ata adhurojne, madje edhe Hasani, djali tjeter i Aliut, futet me shume rezerva. Ata e konsiderojne ate tradhetar pse beri paqe me Muavijen r.a..

Tek familja e Pejgamberit a.s futen vetem ata pra qe kane lidhje drejt perdrejt me Huseinin. Sepse Huseini eshte boshti nga rrotullohet doktrina e tyre.


Si perfundim

Edhe pse ky nuk eshte nje studim shkencor, pasi dicka te tille e kam bere ne librin tim 'Islami ne kohe Trazirash'.

Ky shkrim tenton te qartesoje publikun musliman se, 'kur themi Iran, nuk e kemi fjalen per Shtet Musliman. Dhe kur themi Shiite, nuk e kemi fjalen per Islamin'.

Personalist besoj fort, se, 'Irani, eshte nje aleat historik i armiqve te Islamit, qofshin ata kryqtare apo zioniste'. Per lidhjet e tyre historike dhe aktuale do te flasim ne shkrime te tjera InshaAllah.



Autor: Eduart THARTORI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...