Shkaqet e Tekfirizmit dhe Radikalizmit



Cilat janë shkaqet e tekfirizmit dhe radikalizmit:

1. - Keqkuptimi (mos kuptimi i drejtë) i ajeteve Kur'anore dhe Haditheve të Profetit Muhamed.

2. - Mos njohja e shkaqeve të zbritjes së ajeteve Kur'anore dhe thënieve të Profetit Muhamed.

Shembull: Kur në hadithin (e vërtetë) thuhet: Jam urdhëruar ti luftoi njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër pos Allahut, nëse e dëshmojnë atëherë gjaku dhe pasuria e tyre është e ndaluar, disa mendojnë se ky hadithë urdhëron të luftohen njerëzit derisa ta shfaqin se janë mysliman, disa këtë hadithë e kuptojnë gabim, nga dukja e parë e hadithit kanë kuptuar se kinse islami urdhëron vrasjen e njerëzve derisa të dëshmojnë për islamin e tyre, e kjo dëshmon se e kanë kuptuar hadithin plotësisht gabim, sepse ky kuptim bie në kundërshtim të plotë me fjalën e Zotit: "Nuk ka dhunë në Fe".

Po ashtu ky kuptim i gabuar bie ndesh edhe me atë se si ka vepruar profeti Muhamed, profeti Muhamed a i ka luftuar njerëzit që ta largoj mos besimin dhe ti fut njerëzit në islam? Jo kjo nuk është e saktë, dhe argument për këtë është se: 'jo mysliman të shumtë kishte edhe në ato vende ku kishte udhëheqjen e vendit profeti Muhamed, dhe nuk e ka detyruar asnjë njeri që të bëhet mysliman', (në atë kohë ishte rregull) para se të çlirohej një vend njerëzit ishin të lirë të zgjidhnin: "të jenë mysliman" ose "ta paguajnë taksën" (përmes të cilës profeti Muhamed ua siguronte jetën pasurin dhe familjen ) ose "të luftonin", këto janë disa rregulla në Islam, pas kësaj mund të pyet dikush: atëherë pse Profeti Muhamed bëri disa luftëra?, a ishin këto luftëra për mbrojtje të islamit?

Profeti Muhamed ka zhvilluar 30 luftëra për 8 vite, dhe nga të gjitha këto ishin vrarë 2 mijë jo mysliman, paramendoje gjatë 30 luftërave vriten vetëm 2 mijë, shikoni në luftërat e sodit sa mijëra njerëz mbyten vetëm gjatë një lufte, profeti Muhamed të gjitha luftërat i ka zhvilluar në mbrojtje të islamit dhe atdheut e shtetit të tije, janë të njohura shkaqet e luftës së Bedrit, Uhudit dhe Ahzabit kur njerëzit i'a sulmuan atdheun nga të gjitha anët, luftërat e profetit nuk ishin në asnjë mënyrë për shkatërrimin e pa besimit, por ishin për mbrojtjen e islamit ose shpërndarjes së islamit.

Si ka mundësi kjo? Sepse çështja në atë kohë ishte ndryshe, sepse në atë kohë ishte obligim që popujt e tjerë te ua lejojnë myslimanëve ta shpërndajnë fenë (duka e shpjeguar fenë), sepse myslimanët e kanë obligim te ua sqarojnë njerëzve fenë, kur ky rregull thyhej atëherë ndodhte lufta që rruga e shpjegimit të fesë të jetë e hapur, por tani shpërndarja e islamit nuk njeh kufij as kohë dhe as vend, dhe ti mund ta shpjegosh islamin nga ky telefon mobil derisa ti je ulur në dhomën tënde të fjetjes pa pas nevojë të luftosh dhe as të vrasësh, qëllimi i luftës në islam është vendos rreth dy qëllimeve për luftën dhe i treti nuk ekziston.

Qëllimi i parë: mbrojtja e tokës dhe atdheut, çdo popull dhe komb e ka obligim mbrojtjen e vendit të vet, këtë e lejon edhe ligji ndërkombëtar, nuk mund ta akuzoj askush profetin Muhamed pse ka luftuar në mbrojtje të vendit të tij që të jetë i pavarur dhe i fortë.

Qëllimi i dytë: shpërndarja e islamit, por se tani qëllimi i dytë ka rënë nuk vlen sepse qiejt janë hapur, rrjetet sociale të ndryshme janë të qasshme për shpërndarjen e islamit dhe risales, dhe askush nuk mundet ta ndal askënd nga kjo, sepse në internet dhe rrjetet sociale i gjen të gjitha mendimet dhe idetë, të gjitha fetë dhe të gjitha kulturat, pra qëllimi i dytë i luftës ka marrë fund me përparimin e botës, por qëllimi i parë mbetet ende, Pse? Sepse çdo vend kur rrezikohet është obligim mbrojtja e tije, qoftë vend mysliman apo jo mysliman, asnjëherë profeti Muhamed nuk luftoi që ti nxjerr njerëzit nga mos besimi dhe ti fus në islam, nuk ka ndodh kjo, argument i kësaj ashtu si thashë është se kur hyri në Mekke profeti Muhamed (vendlindjen e tije) aty qëndruan plot njerëz që nuk ishin mysliman.



Autor: Dr. Ibrahim EL-HUD-HUD [*]



_________________________

[*] - Anëtarë i Bordit te Asociacionit botëror i të Diplomuarve në Al-Ez'her, ish Prorektor i Universitetit Al-Ez'her.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...