12 arsye të 'interesit të përgjithshëm' për të gjithë myslimanët e Kosovës



Asnjë shpjegim tjetër nuk e justifikon prurjen e ideve tjera fetare në trojet shqiptare pos aspekti ekonomik. Por një motiv më i lart se ky ekonomik, do duhej ti bënte të gjithë të rreshtuarit në ide tjera pos atyre tradicionalisht të ndjekura ndër shqiptar që ti ktheheshin kësaj origjine më konkretisht shkollës juridike hanifite dhe akides maturidite.

Pavarësisht mëshirës hyjnore dhe legjitimitetit të ideve tjera fetare të argumentuara dhe të pranuara ndër dijetar Islam, në rrethanat ekstreme që jeton shoqëria Islame dhe vet Islami ndër shqiptar u takon pjesëtarëve të ideve tjera fetare të rikthehen për hir të Allahut në drejtimin juridik Hanefi dhe shkollën akaidologjike maturidite për shumë motive që do përmendim në vazhdim.

1. Sipas një ankete të zhvilluar në Prishtinë para një dekade, përqindja e prishtinasve që falen ishte 1.5%. Prej atëherë kjo mund të ketë lëvizur në vetëm gjysmë përqind. Një shumë e vogël e njerëzve është e pamundur të shpërndahen në gjithë ato idetë fetare Islame që ekzistojnë. Për pasoj e ekzistimit të vetëm dy ideve në mes shoqërisë fetare është krijuar përçarje e madhe.

2. Nëse një grup i imamëve të edukuar në Saudi dhe vende të vijës së ngjashme, për 4 ose 6 ose 9 vite studim kanë krijuar bindje për këto ide, atëherë le ti japin rast vetës për studim po aq vite që nëse të ndjekurit e shkollës hanefiste dhe maturidite është HAK dhe e vërtetë dhe më me vlerë për shoqërinë tonë dhe mbijetimin e Islamit ndër shqiptar.

3. Një performancë e 'shtetit' kosovar për të argumentuar miliardat e pranuar nga perëndimi për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm i gjeti plotë hoxhë prapa grilave, të cilët qëndrimet e tyre të ashpra i zbutën dhe qenë gati të hanifizohen e përshtaten plotësisht. Jo pak të rinj shkurtuan mjekrat, filluan të dalin prej zgafelleve e të bëjnë jetë shoqërore si pjesa tjetër e shoqërisë nga frika e paragjykimeve.

4. Por një projekt i financuar nga ambasadës amerikane që u realizua nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë i rehabilitoi këta 'të paragjykuar' që tashmë do të bëhen kritikët më të mëdhenj të ekstremizmit dhe terrorizmit por tashmë nuk e kanë nevojë të hanifizohen, u mjafton ti deklarohen institucionit për të tillë.

5. Kur u shpërqendrua vëmendja nga ky problem sërish iu kthyen të njëjtave ide. Nëse pat mundësi që të ndryshohen e përshtaten për shkak të presionit, a nuk është më mirë të ndryshohet për hir të Allahut dhe unitetit.

6. Që përveç që të hanifizohen, jo veç të deklarohen, por idenë e unitetit e të bërit hanefi ta transmetojnë te gjithë komuniteti që i ndjek të cilët për shkak të asnjëherë nuk po arrijnë të ndjejnë vetën pjesë të komunitetit (xhematit), madje shpesh kanë marrë edhe role negative duke urryer çdo sukses të xhamive, imamëve. 7. Që pas unitetit gjithë energjia e këtij grupi fetar të orientohet për një ide dhe fuqizimin e shoqërisë fetare.

8. Myslimanët shqiptar dhe jo shqiptar në Kosovë nuk janë aq të fuqishëm sa e mendojnë vetën. Uniteti i grupeve fetare brenda xhamisë mund ta shpëtoj e zgjeroj këtë grup fetar.Deri në 2% mund të jetë numri i atyre që kryejnë ritet fetare. Ky 2% përfshinë edhe grupin tjetër të vogël fetar brenda xhamive që insistojnë në ide tjera pos atyre tradicionale hanifiste dhe maturidiste.

9. FSI është fakulteti me numrin më të vogël të studentëve. Aspak nuk është joshës për nxënësit e shkëlqyer, për shkak të profilit që ka krijuar zakonisht me raste të rralla aty shkojnë nxënësit jo me rezultate të mira.Numri i studentëve që pranohen në FSI për çdo vjet arrin 100, e krahaso këtë numër me pjesën tjetër:

Universiteti i Prishtinës - 22.000 studentë/PR.

AAB - 6.000 studentë/PR.

UBT - 5.000 studentë/PR.

Iliria - 5.000 studentë/PR.

Universum - 1.700 studentë/PR.

10. Shkollat e mesme , diku 32.000 nxënës e përfundojnë maturën në gjitha shkollat e mesme në Kosovë dhe vetëm 150 prej tyre janë nga medresetë edhe po aq ose më tepër maturantë dalin edhe nga shkollat me orientim të krishterë që për kuriozitet janë po në ato qytete ku ka medrese. Më së shumti në gjitha medresetë mund të ketë deri 400 nxënës ndërsa numri i nxënësve që vijojnë shkollimin në shkollat e krishtere (Qendra Don Bosko - Prishtinë dhe Gjilan dhe Gjimnazi Loyola në Prizren) arrin deri 1000, më konkretisht:

Gjimnazi Loyola 300.

Don Bosko 700.

11. Bashkësia Islame e Kosovë thotë sa ka 1000 punëtor dhe 800 xhami. Imagjino për çdo xhami vetëm një punëtor. Veç një biznes ndoshta jo prej më të suksesshëm ka 5 herë punëtor më shumë se BIK. Çdo xhami ka veç një të angazhuar Imam dhe asnjë punëtor tjetër. P.sh. Këshilli i Bashkësisë Islame Ferizaj ka 50 imam ndërsa veç një shkollë fillore në Ferizaj Gjon Serreçi fjala vjen ka 16o punëtor. Trefish sa institucioni që ka për obligim të organizoj gjithë atë jetë fetare në atë vend.

12. Gjithë ajo xhami të jetë përgjegjësi e vetëm një personit, ndërkohë që projektet e BIK dhe KBI-ve do duhej të ishin që brenda xhamive ku falen 5 kohë të namazit brenda një kohë të shkurtër të jenë 3 deri në 5 punëtor.



Përgatiti: Gentian JETISHI



__________________________________________________

Shkeputur nga raporti: Paralajmërimi i hershëm 'BIK dhe shoqëria Islame ndër shqiptar'.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...