Ju nuk po e respektoni Kur'anin, po e shenjtëroni ligjëruesin!



Në këtë shkrim nuk kemi qëllim jomuslimanët, por pikërisht ata që fjalën e kanë Islam, namaz, agjërim, mjekërr, ndërsa praktikën aspak Islam e Kur'an. Mbarë muslimanët e botës besojnë se Kur'ani është Fjalë e Zotit që zbriti Muhamedit a.s., Muhamedi a.s. kishte urdhëresën nga Krijuesi që këtë Kur'an t'ua kumtojë njerëzve në Mekke e më gjerë, për mbarë njerëzimin, shpallje e fundit e Zotit. Por, përse sot as ligjëruesit e fesë e as pasuesit e tyre, muslimanët, nuk kanë respektin ndaj Kur'anit.

A e dini që më tepër citohet dijetari, njeriu, mësuesi i fesë, se sa vet Kur'ani. Besojmë në sinqeritetin e mendjes së njerëzve dhe trurin e tyre. Nuk ka ka avancim pa përdorimin e trurit dhe mendjes. Lexo, mëso, studio, puno, bëhu i dashur, i butë, i urtë dhe respektues ndaj të gjithëve. Respekto, besimin dhe bindjen e besimtarëve tjerë të besimeve tjera. Çmoje jetën, pasurinë dhe nderin e tyre. Të drejtën për jetë dhe bindje e besim. Janë këto disa nga urdhërat Kur'anore të cilat aspak nuk shpjegohen dhe nuk i kushtohet vëmendje në fjalime dhe praktikë.

Në vend që të përqednroheni në porositë Kur'anore, ju jeni duke e ngurtësuar veten me "dispozita" të ngrënies, pijes, me cilën dorë, sit ë hyjmë në shtëpi, si të hupim mbi gomar, me cilën këmbë, me cilën dorë dhe na flisni për mjekësi të kohëve të shkuara duke i llogaritur edhe sot mjekësi moderne atë që ka kaluar dhe ishte vetëm për kohën. Nuk po e respektoni Kur'anin që thërret në dhembshuri, falje, ruajtje të farefisit, kujdes për bonjakun, etj.. Disa më tepër e citojnë një Ibn Kajjim nxënës të Ibn Tejmijjes se sa vet Kur'anin. A e dini që asnjë fjalë e tyre nuk është e shenjtë dhe nuk është e paprekshme.

Kur'ani nuk i ka përmendur këta fare. Andaj nëse Kur'ani nuk i ka përmendur atëherë, përse po i madhnoni dhe shenjtëroni si dhe po ua impononi njerëzve bindjet e tyre të kohës së vdekur. Duke e besuar Kur'anin me fjalë e në të njëjtën kohë duke anashkaluar thirrjet e tij, ju nuk po e respektoni ate. Keni vetëm fjalë boshe, të kaluara dhe anonyme me njerëz anonym.

Nuk mund të krijoni bindje te njerëzit e mençur e të dijes që të ashtuquajturit dijetarë tuaj janë të shenjtë. Nuk janë assesi të atillë, janë njerëz e asgjë më shumë. Janë pikërisht ligjërimet e tyre të shmangura krejtësisht nga Kur'ani, ato që prodhuan ekstremizmin e dhunshëm dhe vrasjen e njerëzve. Ata janë që fjalët e tyre iu duken të shenjëta, që nxitën drejt humnerës së quajtur Khalifat i ISIS-it, e që mori fund me turp pasiqë filloj me tërbim.


'Ikni nga shkolla dhe ejani në një çaj me Hoxhën'

Ju dhe mbarë opinioni botëror, e ka të ditur se burimi kryesor i Islamit është Kur'ani Fisnik. Ju e dini fare mirë se Kur'ani është Fjalë e Zotit dhe se është ekskluzivitet i Tij që të bëj ndalesa, harame dhe obligime e detyra për besimtarët, ndërsa Muhamedi a.s. është pejgamber i Zotit, i cili ka patut për detyrë që ta pranoj dhe t'ia kumtoj Kur'anin njerëzimit, e që mbetet më pas në vullnetin e tyre të pranojnë apo të mohojnë.

Ju keni bërë gjëra haram duke mos cituar asnjë argument kur'anor për këto harame tuajat. Ju keni bërë gjëra vaxhib-farz, duke mos sjellur asnjë citat nga Kur'ani. E si t'ju besohet juve që nuk argumentoni asgjë me Kur'an, thuajse ai është inekzistent për ju. Ju keni bërë farze, harame dhe keni dërguar njerëz në zjarrë, duke sjellur argument mendimet e njerëzve tua,j apo siç ju i quani 'dijetarët eminent botëror'.

Ne ju pyesim juve: 'A përmenden në Kur'an rëndësia e dijes, punës, prindit, jetimit, të varfërit, farefisit, paqes, rregullit jetësor, etj.'?! Këto janë obligime dhe urdhëra kur'anor që përmenden me dhjetëra herë, e ju aspak nuk i jepni rëndësi.

Për ju është e rëndësishme të mirreni me "bidatin", gjithnjë sipas botëkuptimit tuaj të ngurtë dhe të kufizuar. E rëndësishme për ju nuk është shkollimi, por është mjekëra që aspak s'përmendet në Kur'an dhe nxisni ikjen nga bankat e shkollës për të ardhur në ligjëratat tuaja që shtrohen nën moton: 'Një çaj me Hoxhën'.

E rëndësishme për ju është shkurtimi i rrobave, hapja e këmbëve në namaz, ngritja e duarve majtas dhe djathtas. As këto nuk janë të cekura në Fjalën e Zotit. E sikur të ishin të rëndësishme do i përmendte Kur'ani. Rëndësi për ju ka të mësohet çfarë ka thënë bin Bazi rreth asaj se toka nuk është e rrumbullakët por është katror, thuajse ai ishte shkencëtar dhe zbulues me renome dhe që ka lënë gjurmë në shkencë.

Pra, "ikni nga farzet dhe ejani në një çaj me hoxhën" sepse këtu do të mësoni mbi madhështinë e përrallave.


Haxhi: Çfarë ka qenë dhe në çfarë është shndërruar!

Haxhi është një nga pesë shtyllat e fesë islame. Ai është adhurim i cili është i obligueshëm të kryhet të paktën një herë në jetë. Ky adhurim aq sa është një udhëtim fizik, një ashtu është edhe një udhëtim shpirtëror, me ç'rast besimtari vendos një lidhje shumë intime mes Zotit dhe vetës së tij. Në të kaluarën, besimtarët ia kanë mësyrë Qabes duke udhëtuar me kafshë, e herë-herë edhe në këmbë.

Modestia e ka përcjellë gjithmonë këtë adhurim, gjë që e simbolizon edhe veshja (ihrami) e haxhilerëve gjatë kryerjes së haxhit. Mirëpo që nga viti 1924 kur familja Saud erdhi në pushtet me ndihmën e ideologjisë vehabiste, gjërat morën tatëpjetën sa i përket menaxhimit të vendeve të shenjta dhe organizimin e kryerjes adhurimeve islame.

Monarkia Saudite është përpjekur vazhdimisht që haxhi të kryhet konform botëkuptimeve të tyre të cekëta që kanë mbi islamin. Për shembull, nëse dikush falet tek varri i Muhamedit a.s., ai person rrezikon të rrahet nga policia morale apo edhe të arrestohet, ngaqë autoritetet këtë veprim e konsiderojnë idhujtari.

Pastaj orvatja e dominmit ideologjik vehabist vërehet edhe në përcaktimin e ditës së Kurban Bajramit, si dhe në tendencën për të obliguar gratë të vendosin ferexhe, e cila nuk ka fare bazë në mësimet islame. Për më tepër kemi një transformim të qytetit të Mekës, e me këtë edhe të Qabes dhe Haxhit, e që në fakt është vetëm një shpërfytyrim dhe deformim i cili po bëhet në emër të modernizimit.

Modernizmi i proklamuar nga monarkia saudite filloi me ndërtimin e sahat kullës mbretërore, e cila ka lënë nën hije Qaben, duke bërë të duket si një xhuxh i drojtur nga "madhështia" e komplekseve luksoze, hoteliere të ndërtuar nga miliarderët vehabist. Në emër të modernizimit dhe luftës ndaj "idhujtarisë", janë shkatërruar objektet e rëndësishme të trashëgimisë fetare, kulturore e historike si: 'shtëpia e lindjes së Muhamedit a.s., shtëpia e bashkëshortës së Muhamedit a.s., Hatixhes dhe shtëpitë të shokëve të njohur të Muhamedit a.s.'.

Monarkia Saudite është në dijeni se dakadat e ardhshme do të sjellin një rënie të theksuar ekonomike. Shterrimi i puseve të naftës dhe zhvillimi i shpejt i tekonlogjisë, ku tashmë çdo model i ri makinave, kanë motore hibride apo krejtësisht elektrike, ka bërë që monarkia saudite të ndjehet e pasigurtë. Një derë shpëtimi po e sheh në arkitakturën vulgare të vendeve të shenjta, duke mëtuar që këto vende t'i transformoj në atraksione turistike dhe burim të të ardhurave të majme.

Shtrenjtimi i shkuarjes në haxh tashmë është bërë dhe ky proces sapo ka filluar, ngaqë pritet që cmimi i haxhit të rritet akoma në të ardhmen. Kjo padyshim se do ia pamundësoj shkuarjen në haxh shumë besimtarëve që e kanë ëndërr kryerjen e këtij obligimi fetar. Pra nga një udhëtim të zemrës dhe shpirtit, vehabistët, dalngadal po e shndërrojnë haxhin në një mjet imponmimi ideogjik dhe në një burim të përfitimi material.

Të vetmit që po pësojnë nga injoranca vehabiste, janë besimtarët e sinqertë. Se deri ku do të shkoj kjo marrëzi, mbetet të shihet. Kurse ne duhet të ruajmë dhe kultivojmë mësimet e hoxhallarëve tanë mendjendritur që na mësuan vlerat e mirëfillta fetare e kombëtare sepse modelet e dështuara të ideologjive të dhunshme nuk kanë vend në shqiptari.



Përgatiti: foltash

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...