Teoria e dështuar Darviniste!



Teoria darviniste mbi krijimin e njeriut gjithnjë mbeti e pavërtetuar, mbase është hipotetike, tendencioze dhe e paargumentuar.

Zoti i botëve, Allahu, gjithçka që krijoi nuk e krijoi me shembull paraprak, apo duke bërë tjetërsimin a shëndrrimin nga një krijesë në tjetrën, mbase Ai krijoi çdo krijesë në form të veçantë nga të tjerat, e në mënyrë të pavarur, mbeshtetur në vullnetin, dëshirën dhe urtësinë e Tij absolute.

Po të tjetërsohej majmuni në njeri në mënyrë evolutive psiko-fizikisht, atëherë njeriu do të evoluonte edhe më shumë duke synuar gradualisht përfeksionin e tij drejt pavdekësisë, gjë e cila është e pamundur, prandaj edhe tjetërsimi i tij nga majmuni është i pamundur.

Krijuesi Absolut çdo krijesë veç e veç e bëri argument për njerëzit, madje edhe vetë krijimin e njeriut, mbase të parin e llojit njerëzor e krijoi nga materia dhé, ndërsa brezat vijues nga materia pikë fare (uji). Kjo është teoria absolute e Kuranit, prandaj edhe është e vërtetuar me prova të qarta në përditshmëri të çdo gjenerate.

Zoti i Madhërishëm dëshmoi: "Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t'i thotë asaj "Bëhu!" - dhe ajo bëhet", (Kuran: Jasin, 82).



Autor: Adnan SIMNICA

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...