Mevludi sipas ibn Xheuzit



Ibn Xhewzi r.f. dijetari i madh hambeli është ndër skolastikët e shquar që ka shkruar dhe përshkruar një mevlud për Profetin Muhamed a.s..

Mevlud në terminologjinë teologjike do të thotë përshkrim të lindjes, femijërisë, jetës, marrëdhënieve me njerëzit, atributeve morale dhe fizike të Muhamedit a.s., etj..

Mevludi në pjesën më të madhe të rasteve përcillet në formë poezie e cila në muajin Rebiul Evel lexohet ose këndohet e shoqëruar me salavate për Muhamedin a.s..

Kështu, në këtë formë është përcjellë tradicionalisht ndërbreza dhe në vënde te ndryshme të botës islame.

Shumë dijetare dhe hoxhallare kanë shkruar mevlud.

Edhe në trojet tona hoxhallarët e vjetër si: Ibrahim Dalliu, Hafiz Ali Ulqinaku, Abdullah Zemlaku, etj., nëndritën dhe frymëzmin poetik kanë sjellë në gjuhën shqipe rrjeshta poezie kushtuar lindjes, jetës dhe veprimtarisë së Profetit Muhamed a.s..



Përgatiti: Eduard SHEFKIU

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...