Mevludi: Shënimi i datëlindjes së Pejgamberit (a.s.)
A duhet të jemi për apo kundër?
Muaji rebiul-evvel është muaj në të cilin ka lindur Profeti (a.s.).
Në vend se të gëzohemi së bashku me kënaqësi, këtyre ditëve.
Në vend se të gjithë ne me gëzim dhe kënaqësi ta kujtojmë Profetin (a.s.), ti shtojmë salavatet dhe të marrim mësim nga jetëshkrimi i tij, ne miremi me polemika shterpe se a është mevludi risi apo jo.
Komenti im në lidhje me debatin për dhe kundër mevludit është si më poshtë:
Ata që mendojnë se mevludi ështe bidat (risi) në fe nuk duhet ta praktikojnë, ndërsa ata që nuk e shohin një gjë të tillë sidomos haram, ata le ta organizojnë. Vetëm duke respektuar të dy palët njëra tjetrën do të ndodhemi në situat të kursejmë shumë nga koha e dobishme dhe të zvogëlojmë ndarjen dhe përçarjen, të cilët po shtohen në mesin e muslimanëve.
Grupi i parë argumentohet në këtë mënyrë: Mevludin nuk e ka praktikuar vet Profeti, as shokët e tij, as tabiinët dhe tabi-tabiinët. Kështu që, askush nuk mund të thotë se nuk është risi.
Grupi i dytë çështjen e sheh më ndryshe dhe thotë: Në tekstin e mevludit që praktikohet tek ne me shekuj nuk ka asgjë që është haram, veçanërisht shirk, që ta bëjë të ndaluar. Kjo është një traditë e bukur e jona e cila ka luajtur (luan) rol pozitiv në kultivimin e dashurisë ndaj Profetit (a.s.).
Mevludi me kohë u bë simbol i ndonjë ceremonie tek muslimanët.
Kur muslimani hyn në shtëpi të re organizon mevlud. Mevludi organizohet për netë të mëdhaja(begata) përgjatë vitit, ...
Sot, Këshillat e Bashkësisë Islame në BiH (Kosovë) organizojnë manifestime të llojllojshme me përmbajtje të dobishme përgjatë muajit rebiul-evvel, të cilët nganjëherë edhe bëjnë jehonë mediatike.
Në fund, a është e pranueshme të kalojë muaji në të cilin ka lindur Profeti (a.s.), e të mos flitet për të, posaqërisht sot kur ndodhitë më pak të rëndësishme, detyrimisht ç'do vit shënohen?
Të parët kishin me thënë se nuk është e kontestueshme të flitet për Profetin (a.s.), organizimi i tribunave, ligjëratave, etj.. Atëherë, çka është e kontestueshme? I kontestueshëm është mevludi. Çka është e kontestueshme në të?
Posaqërisht kur e kemi parasysh faktin se sahabët disa herë e kanë pyetur Profetin (a.s.) për disa tradita paraislame, a të vazhdojnë në praktikimin e tyre apo jo, iu përgjigjej duke u thënë: "A ka në to haram? Nëse ska haram (shirk) atëherë vazhdoni, ...".
Për këtë arsye, çdo polemik në lidhje me këtë mes'ele (çështje) e shoh të panevojshme.
Mevludi është pjesë e përditshmërisë sonë i cili do të mbetet si i tillë. Gjithmonë do të ekzistojnë ata që e kontestojnë dhe këtë ashtu duhet pranuar, duke u preokupuar dhe marrë me çështje (punë) më të dobishme, veçanërisht sot kur muslimanët e botës, por edhe ne këtu po ballafaqohemi me sfida të nduarnduarshme dhe jetësore.
Autor: Prof. Dr. Zuhdija ADILOVIQ
Nga boshnjakishtja: Nexhat ARIFI