Ku janë 217 xhamitë e Beogradit?



Marrja e Beogradit nga duart e hungarezëve në duart e osmanlinjve në vitin 1521, tregon për banimin e kohëpaskohshëm të Osmanlinjve të këtij vendi, dhe ngadalë shndërrimin e tij në një qytet osman, panorama e së cilës është e mbështjell me numër të madh të minareve, të cilat kanë lënë gojë hapur shumë udhëpërshkrues evropian.

Në vitin 1571, Beogradi ka numëruar 27 lagje.

Sipas udhëpërshkruesit të madh osman, Evlia Celebi, i cili në vitin 1660 ka vizituar Beogradin, ky qytet ka pasur në atë kohë rreth 98.000 banor, prej të cilëve, 21.000 nuk kanë qenë mysliman.

Atëherë, në Beograd objektet publike kanë qenë, 7 banjo publike (hamame), rreth 7000 banjove private (hamame), 6 karvan saraj, 21 hane tregtare dhe 217 mesxhide dhe xhami.

Evlia Celebi, ka treguar për emrat e 35 xhamive, në të cilën është kryer obligimi i përbashkët-xhumaja, dhe të 12 mesxhideve.

Gjeografi osman Haxhi Kalfa, ka numëruar 100 xhami, ndërsa orientalisti ynë i njohur Hasim Shabanoviq, ka vlerësuar se në atë kohë në Beograd ka pasur 75-80 xhami.

Beogradi në këtë periudhë historike, ka 41 lagje.

Në shekullin XVI, Beogradi veçse ishte kulmi i bukurisë dhe madhësisë, në pjesën Evropiane të Perandorisë Osmane, duke i kapërcyer edhe qytetet e bukura si Sofja, Budimi, Sarajeva, Shkupi etj.. Ai u bë "Darul Xhihad" - Vendi i luftës, ashtu siç Osmanlinjtë e quajtën Beogradin.

Në pushtimin e parë austro-gjerman (1688-1690), shumë xhami u shkatërruan, ndërsa ato që kanë ngelur, u shndërruan në kisha. Në kohën e sundimit të shkurtër osman (1690-1717), shumë xhami u rinovuan, ndërsa disa u ndërtuan prej në themel.

Kur ushtria austro-gjermane, nën udhëheqjen e Eugenit (në të cilën ushtri merrnin pjesë, gjermanët, italianët, zviceranët, francezët, portugezët, spanjollët, hungarezët dhe të tjerë), e ripushtuan Beogradin në vitet 1717-1739, aty gjetën rreth 2.000 ndërtesa shtëpiake, shumë xhami, banjo publike, hane dhe objekte tjera.

Shumica e minareve në pjesën e epërme dhe të poshtme të vendit, kanë qenë të shkatërruara pas pushtimin, me qëllim që qyteti të marr panoramë më shumë evropiane. Shumë xhami u shndërruan në kisha të rendeve të ndryshme kishtare të cilat erdhën së bashku me ushtrinë dhe me banorët që deshën ta popullojnë këtë vend me 'trinitar','franjevc', 'minorit' dhe 'katolik armen'. Trinitarët dhe franjevcët kanë fituar nga dy xhami për shndërrimin e tyre në kisha, ndërsa kapucinët, jezuitët, minoritët dhe katolikët ermen nga një xhami.

Xhamitë tjera të ngelura, janë përdorur si depo ushtarake, njashtu edhe si depo të kripës dhe produkteve ushqimore, ndërsa njëra xhami është përdor edhe si spital ushtarak. Atëherë Beogradi nuk ka figuruar si vend mysliman, përderisa nuk u bë Neni III "marrëveshja e kapitullimit 18 gusht 1717 ...", me qëllim lejimin e garnizonit që të thirret në liri dhe siguri për gratë dhe fëmijët, armët dhe të punës vullnetare në shkëmbimin e flamujve, kur kemi të bëjmë me banorët, të cilët dëshirojnë të ikin në të njëjtën kohë, në cilën do gjendje, besim ose nacionalitet, si dhe robër e hershëm të cilët kanë pranuar islamin gjatë mbrojtjes së qytetit.

Pas fitores ndaj austro-gjermanëve, në vitin 1739 tek Grock, Osmanlinjtë përsëri e rindërtuan Beogradin dhe me të sunduan 50 vite (1739-1789). Për ato kohë, ato përmirësuan shumë dëme dhe i kthyen në pozitën paraprake shumë xhami të shndërruara në kisha, ndërtuan edhe shumë xhami tjera të reja.

Sipas disa autorëve bashkëkohor, në vitet e 80 të shekullit XVIII, në Beograd ka pasur 50 xhami. Në vitin 1739, 60.000 austro-gjerman nën udhëheqjen e marshallit 74 vjeçar Laudon, sulmuan Beogradin, dhe 9.000 gazinjtë mbrojtjes osman në krye me Osman Pashën, ku e okupuan Beogradin dhe rreth viteve 1789-1791, janë shkatërruar rreth 30 xhami.

Me paqen e Svishtoskës, 4 gusht 1791, mbreti austriak Leopold II, është detyruar që t'ia dorëzojë Perandorisë Osmane një pjesë të Serbisë, së bashku me Beogradin, Shabac, Ram etj. Në planin urbanistik të Beogradit, të cilin e ka hartuar oficeri austriak Brush, viti 1789, janë paraparë 15 xhami, por nuk janë identifikuar. Në atë plan nuk është përfshirë Xhamia Batal, e cila ka qenë e locuar në afërsi të Kuvendit Nacional Federativ. Ai numër i xhamive, përgjithësisht ka ekzistuar deri në themelimin e shtetit të parë serb.

Në luftën për çlirimin e Beogradit, në vitin 1806, janë shkatërruar shumë xhami, ndërsa të tjerat u shndërruan në mbeturina derrash, njëra u shndërrua në kishë ortodokse, ndërsa Karaxhorxheviqi, grave turke të cilave ushtarët serb në mënyrë të pamëshirshme i banën shumëçka, i la dy xhami, si vende banimi.

Kthimi i Osmanlinjve në Beograd, shënoi edhe rindërtimin e shumë xhamive, edhe pse P. Osmane në atë kohë as në minimum nuk ishte në gjendje të mirë financiare që të bëjë përmirësime të tilla në Pashallëkun e Beogradit.

Sipas Joakim Vujicu, i cili ka marrë pjesë në betejën e vitit 1826 në Beograd, ndërmjet tjerash shënon: "Nga 30 xhami të shkatërruara, nuk mund të gjesh madje edhe një të vetme, e cila mund të ketë ndonjë fillim që do të shpëtonte lehtësime financiare për rindërtim".

Qeveritarët serb, në vitin 1836, kanë regjistruar xhamitë e Beogradit dhe në ato regjistrime gjenden 16 xhami.

Sipas Lazar Komercicu, në Beograd ka pasur dikund: "15-16 xhemate-lagje dhe secili xhemat-lagje, ka pasur nga një xhami".

Edhe pse numri i xhamive në Beograd, në krahasim me periudhën e mëhershme është ulur dukshëm, "minaret e bukura dhe të ngritura deri në qiell", i ka sjell Beogradi në Majer Univerzum-Leksikon viti 1838 nën titullin "Pamjet më të bukura të botës". Me fillimin e luftës të vitit 1876, zotëri Barbunti Brodano ka hetuar 14 xhami në Beograd.

Felix Kanitz, udhëpërshkrues, arkeolog, gazetar dhe ilustrator, luftuar në Beograd në vitin 1861, ka theksuar: "Në qytet ka pasur 15 minare". I njëjti autor, konstaton në vitin 1887, nga 15 xhami të Beogradit, ka ngelur vetëm njëra, "Xhamia Bajrakli", xhamia me bajrak në rrugën e hebrenjve, të cilën e ka ndërtuar Sulltan Sulejmani Madhështor, ku dikur janë përgatitur haxhinjtë për në Haxh në Meke, ku dyert dhe xhamat e saj janë lënë që të shiten, ndërsa pak më andej Kardxhamia, është përdorur si punëtori e plinit për ndriçimin e Kuvendit Popullor.

Sipas një plani turk, i cili ka shënuar të gjitha shtëpitë, dhe 172 objekte të rëndësishme publike, plan i vitit 1863, ku tek objektet publike, ka shënuar 12 xhami dhe tre teqe, ndërmjet të cilave si vijon:

1. Xhamia e Hasan Pashës, në pjesën e poshtme të qytetit,
2. Xhamia e Sulltan Mehmedit, në pjesën e epërme të qytetit,
3. Xhamia e Sulltan Mustafës,
4. Xhamia e Ali Pashës,
5. Xhamia Bajrakli,
6. Xhamia e Reis Efendiut,
7. Xhamia Laz-Ogle,
8. Xhamia e Jahja Pashës,
9. Xhamia Deftedarova,
10. Xhamia e Haxhi Mahmudit,
11. Xhamia e Kizlar Agës,
12. Xhamia e Bajram Beut,
13. Teqeja e Sheh Hasan Efendiut,
14. Teqeja e Sheh Muhamedit,
15. Teqeja e Sheh Hafiz Mehmedit.

Në plan nuk janë të vizatuara xhamitë të cilat gjenden në periferinë e qytetit.

Rasti i Cukur Ceshmës, bombardimi i Beogradit 1862, përfundimisht ka shpejtuar nënshkrimin e marrëveshjes për largimin e osmanlinjve nga Beogradi dhe marrjen e saj prej serbeve.

Sipas nenit 1, qëndrimi 2, "Protokolli i Kanlikut, nga 4.9.1862 është parashikuar që të gjitha ndërtesat fetare dhe varrezat që i kanë lënë banorët mysliman, ti mbajnë të njëjtit në baza të të drejtave fetare, të janë të respektuara nga të gjithë pa përjashtim".

Sipas nenit 1, qëndrimi 3, është parashikuar shkatërrimi i kalasë së qytetit, e ndërtuar nga muslimanët, ndërsa për sigurimin e Beogradit, ndërsa Porta është detyruar që të jap dëmshpërblim për udhëheqësit serb.

Në bazë të asaj, 'pastrimit' 18363-63, janë shkatërruar edhe dy xhami: e sulltan Mustafës dhe e Ali Pashës.

Çmimi blerës në emër të të gjitha pronave të muslimanëve, e nënshkruar me Portën e lartë në vitin 1865, ka qenë 9 milion piaster.

Të shpërngulurit në Turqi nga Beogradi, në vitin 1867, kanë filluar që të ankohen për fatin e xhamive të Beogradit. Ashtu siç thekson Felix Kanitz "ku do të gjenit mina rastësisht, do të kishit mundësi të shikonit shkatërrimin e xhamive, që ka nxitur rregullimin tjetër".

Në atë kohë, të ishte aktual mendimi për shpërndarjen e njerëzve midis dy botëve, botës lindore të Perandorisë Osmane, ose asaj perëndimore evropiane, ku ka qenë e detyrueshme ekzistenca e përbashkët dhe toleranca midis dy konfesioneve- krishtere dhe islame, nuk do të sillte antagonizma, shkatërrim midis njëri tjetrit, urrejtje dhe plaçkitje.

Kështu Beogradi ka përjetuar fatin e tij 125 vite, para qyteteve si Budimi, Xhera, Pecuha, Osijek, Pozheka e Sllavonisë, Lloka, Knina, si dhe shumë qytete tjera të Evropës së mesme në të cilën në ideologjinë e Evropës së 'civilizuar' para 300 viteve janë shkatërruar të gjitha objektet islame, përveç disa përjashtimeve të vogla.

Ajo kohë, neve na përkujton Bosnjën dhe Hercegovinën, ku nën kontrollin e ushtrisë së Karaxhorxheviqit, janë shkatërruar rreth 1000 xhamive, ndërmjet të cilave edhe 30 të ndërtuara në shekujt XV dhe XVI, të cilët kanë qenë nën mbrojtjen shtetërore dhe UNESCO si trashëgimi e kulturës botërore.



Autor: Abdullah TULLUNXHIC
Nga Boshnjakishtja: Hamdi NUHIJU
Burimi: http://sandzakpress.net/gdje-su-217-dzamija-u-beogradu/

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...