Vehabistët si Selefistë: Një metodologji mashtruese
Vehabistët e dallojnë veten e tyre duke u vetquajtur si selefistë, e cila ka si synim fjalën Selef - që paraqet periudhën në të cilën kanë jetuar muslimanët e hershëm, të 300 viteve të para pas hixhrit, të cilët janë Sahabët e Pejgamberit a.s., ata të cilët erdhën pas Sahabëve (Tabinët) dhe gjenerata e tretë, apo (Tabi el-tabiin), të cilët jetuan në kohën e selefit dhe janë shembulli i përkryer për atë se si duhet të jetë një musliman, siç edhe vet Pejgamberi a.s. i ka lavdëruar si muslimanët më të mirë. Së këndejmi ka qenë dëshirë e çdo muslimani që t'i ndjek ata. Pra, kur një vehabist deklaron se është Selef, ai do të thotë se është ndjekës burimor i islamit. Kjo si do qoftë është largë së vërtetës.
Muslimanët sunni e dijnë se janë ata, bartësit e vërtetë të Islamit të pastër që nga koha e Selefit. Qëndrimet autentike të muslimanëve të hershëm jan bartur me përpikshmëri dhe kujdes të posaçëm nga dijetarët që kanë pasuar më vonë. Dituria është përcjellur nga një dijetar i madh në tjetrin dijetarë - gjenratë pas gjenerate, të cilët diturin ua shpërndanin masave popullore. Ky zinxhirë i pandërprerë i diturive që nga koha e Selefit e deri në ditën e sotme është ruajtur autentike nga Muslimanët Sunni. Si rrjedhojë edhe rrënjët i kanë nga Selefi. Të gjithë muslimanët sunni sot, përfaqësohen nga katër shkollat e pranuara juridike, (medhhebet) dhe atë: hanefi, shafi, maliki dhe hanbeli.
Vehabistët me atë që e shfrytëzojnë emrin Selef, jo vetëm që duan të tregohen se janë duke i ndjekur hapat e muslimanëve të hershëm, por me këtë, qëllimisht i vendosin në lajthitje personat pak të informuar me qëllim të përfitimit të tyre. Ata thonë, "Ju duhet t'i ndjekni muslimanët e Selefit" (ndonse kjo është pa dyshim e vërtetë), dhe pastaj semantika vehabite: "Prandaj ti duhet të jeshë selefist dhe asgjë tjetër". Që do me thënë, duke ndjekur diçka tjetër, ndjek diçka që dallon nga muslimanët e selefit. Me një metodologji të tillë mashtruese, dikush mundë të besojë se vërtet selefistët, e ndjekin rrugën e muslimanëve të selefit. Pas të gjithave fjala "selefist", i përngjan fjalës "Selef", kështu që doemos duhet të jetë përfaqësues autentik i selefit. Larg nga kjo. Nëse një njeri me pak njohuri do kishte bërë përpjekje për ta zbuluar se çka në të vërtetë selefistët (vehabit) besjon, shumë shpejt do ta kuptojë se mësimet e tyre dallojnë dhe janë plotësisht kontradiktore me mësimet e muslimanëve të cilët kan jetuar në selef - dhe shumicës së muslimanëve që kan jetuar dhe jetojnë (Sunnitët).
Vehabistët-selefistët besojnë se sunnitët janë thellësisht në lajthitje për më se 1000 vjet dhe se ata tentojnë t'i nxjerrin muslimanët nga gjendja e injorancës (xhahilijetit), e cila ka mbet në vetëdijen e tyre që nga koha e ndjekësve të devotshëm të Selefit. Edhe po të ishte që shumica muslimane sot në botë, të ishte e fuqishme, në fakt, po të kishin nën sundimin e tyre një perandori që do shtrihej nga lindja deri në perëndim dhe në çdo cep të tokës, kjo edhe më tej do të ishte një dështim sipas vehabistëve, sepse vendosja e një sistemi të tillë politik do to paraqiste bidat dhe kufr.
Shkëlqimi islam në të gjitha format e tij siç është ilustruar edhe në histori, për Vehabistët është po aq e ndyrë sa edhe ngritja e hegjemonisë evropiane, pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane.
Autor: Zubair Qamar,
nga anglishtja: Mustafa Musliu.
_________________________
Shkëputur nga Artikulli: "Rrënjët dhe roli i Vehabizmit".