Sulmi në stacionin policor, vepër e vehabive
Në qytetin Gornji Vakuf të Bosnjës sot pasdite u arrestua Haris Çausheviq, i quajtur Oks, pjesëtar i lëvizjes vehabiste dhe ithtar i ideve radikale islamike, i cili më herët gjatë ditës kreu një sulm terrorist dhe vrau një polic në Bugojno.
Sipas disa medieve boshnjake, ai planifikonte që të çojë në ajër tërë stacionin policor në Bugojno, në momentin kur aty të tubohen të gjithë policët. Mirëpo, tash për tatsh ende nuk dihet pse nuk veproi ashtu siç kishte planifikuar.
Me rastin e arrestimit, Çausheviq hodhi një bombë në drejtim të policëve dhe plagosi pesë policë.
Njoftohet se policia ka arrestuar edhe tre persona të tjerë që thuhet të jenë në lidhje me shpërthimin e sotëm në Bugojno, ndërsa njëri është në arrati.
Agjencia Srna njofton se prapa ndërtesës së stacionit policor është gjetur një thes me mjete eksploziv, një fantomkë dhe dorëzat, të cilat ai i kishte hedhur gjatë tentimit për të ikur.
Përgatiti: koha, qershor 2010.