Unë jam izraeli ...!!?



Unë jam izraeli: Kam ardhur në një tokë pa popull midis një populli pa tokë. Ata që i zatetëm nuk kanë të drejtë të jenë aty, dhe populli im u tregoi që duhet të largohen ose të vdesin, duke rrafshuar 400 fshatra palestinezë me tokën, duke e fshirë historinë e tyre.

Unë jam izraeli: Disa individë nga populli im bënë masakra dhe më vonë u zgjodhën kryeministra të mi, për të më përfaqësuar. Në vitin 1948, Menakhem Begini ishte përgjegjës i njësisë që masakroi banorët e Deir Jasin, duke përfshirë 100 gra dhe fëmijë. Në vitin 1953, Ariel Sharon udhëhoqi masakrën e banorëve të Kibia dhe në 1982 ai ra dakord që aleatët tanë të thernin rreth 2,000 banorë të kampeve të refugjatëve Sabra dhe Shatila.

Unë jam izraeli: U krijova në vitin 1948 nga 78% e tokës së Palestinës, i dëbova banorët e saj dhe i zëvendësova me hebrenj nga Evropa dhe pjesët e tjera të botës. Popullsia vendëse, familjet e së cilës kanë jetuar në këtë tokë për mijëra vjet, nuk lejohen të kthehen, hebrenjtë nga e gjithë bota janë të mirëpritur dhe aktualisht po marrin nënshtetësinë tonë.

Unë jam izraeli: Në vitin 1967, e gëlltita pjesën tjetër të Palestinës - Jeruzalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gazën - dhe i vendosa banorët e tyre nën sundimin shtypës ushtarak, duke kontrolluar dhe poshtëruar çdo aspekt të përditshmërisë së tyre. Së fundmi, ata duhet ta kuptojnë mesazhin se ata nuk duhet të qëndrojnë aty, por të bashkohen me miliona refugjatë palestinezë në kampet e refugjatëve në Liban dhe Jordan.

Unë jam izraeli: Unë kam fuqinë ta kontrolloj politikën amerikane. Komiteti im i Marrëdhënieve Amerikano-Izraelite për opinion, mund të ngrejë ose shkatërrojë çdo politikan të zgjedhur, dhe siç mund ta shihni, të gjithë ata po garojnë për të më kënaqur mua. Të gjitha forcat e botës janë të pafuqishme kundër meje, përfshirë KB-në sepse unë kam një veto amerikane për të bllokuar çdo dënim të krimeve të mia të luftës. Siç tha Sharoni, "Ne e kontrollojmë Amerikën".

Unë jam izraeli: Unë gjithashtu kamë ndikim në mediat kryesore amerikane dhe ju gjithmonë do të gjeni aty lajme në favorin tim. Unë kam investuar miliona dollarë në prezantime PR, në CNN, New York Times dhe mediat e tjera që po më promovojnë shkëlqyeshëm. Vëni re burime e tjera mediatike ndërkombëtare të lajmeve dhe do ta vëreni ndryshimin.

Unë jam izraeli: Ju palestinezët, dëshironi të negocioni për 'paqen'? Por ju nuk jeni të zgjuar sa unë, do të negocioj vetëm unë, por do t'ua lejoj t'i mbani vetëm komunat tuaja ndërsa unë do t'i kontrolloj kufijtë tuaj, ujin tuaj, hapësirën tuaj ajrore dhe gjithçka tjetër që ka rëndësi. Ndërsa 'negociojmë', unë do t'i gëlltis kodrinat tuaja dhe do t'i mbush me vendbanime, duke i banuar me ekstremistët e mi më fanatik, të armatosur deri në dhëmbë. Këto vendbanime do të lidhen me rrugë që nuk mund t'i përdorni, do të mbylleni në lagjet tuaja të vogla midis tyre, të rrethuar nga pika kontrolli nga të gjitha anët.

Unë jam izraeli: Unë e kam ushtrinë e katërt më të fortë në botë që zotëron armë bërthamore. Si guxojnë fëmijët tuaj t'i kundërvihen me gurë represioit tim, a nuk e dini që ushtarët e mi nuk do të hezitojnë t'ua thyejnë kokën? Për 17 muaj, unë kam vrarë 900 palestinezë dhe kam plagosur 17.000 të tjerë, kryesisht civilë dhe kam autorazim të vazhdoj sepse bashkësia ndërkombëtare mbetet e heshtur. Injoroni, siç bëj unë, qindra oficerë izraelitë në rezervë që tani nuk pranojnë ta ushtrojnë kontrollin tim mbi vendin dhe popullin tuaj, zërat e tyre të ndërgjegjes nuk do t'ju mbrojnë.

Unë jam izraeli: Dëshironi liri? Unë kam plumba, tanke, raketa, Apache dhe aeroplanë F-16 që do t'ju shkatërrojnë. I kam rrethuar qytetet tuaja, ua kam marrë tokën, ua kam shkulur ullinjtë dhe pemët e tjera, i kam shkatërruar shtëpitë tuaja dhe ju akoma po kërkoni liri? A nuk e morët mesazhin? Ju kurrë nuk do të keni paqe ose liri, sepse unë jam Izraeli.



Përshtati: Lutfi MUAREMI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...