Vehabizmi dhe Jehudizmi i përshkruajnë All-llahut xh.sh. gjymtyrët: dorë, krah, shuplak dore dhe gishta



Tevrati thotë: "për shkak të madhërisë së krahut tënd ata bëhen të heshtur si guri, sepse dora e Zotit qëndron në këtë kodër, Zoti ka mbjell një kopsht në lindje të Adnit, o zot dora jote e djathtë është e ndershme me fuqinë tuaj ... zot godite armikun me dorën tënde, ti me dorën tënde i ke lidhur popujt dhe i ke mbjell me dorën tënde të djathtë dhe krahun tënd". [67] Darimij thotë: "All-llahu xh.sh. ka treguar vlerën e Ademit a.s. nderin dhe krenarin e tij ... krijesat tjera All-llahu xh.sh. i ka krijuar pa i prekur ndërsa Ademin a.s. e ka krijuar duke e prekur, kur All-llahu xh.sh. tha se e kam krijuar Ademin a.s. me dorën time kuptuam se ai ka duar dhe me ato e ka krijuar atë, All-llahu nuk i ka prek me dorën e tij askënd përveç tri: ka krijuar Ademin a.s. me dorën e tij, Tevratin dhe ka mbjell xhennetu Adnin me dorën e tij, Ebu Bekri r.a. thotë: All-llahu xh.sh. i ka krijuar krijesat dhe ato ishin në grushtin e tij, u ka thënë atyre që kanë qenë në dorën e djathtë hyni në xhenet e atyre që ishin në dorën e majtë u tha hyni në xhehenem, ne na mjafton prekja e Ademit a.s. me dorën e tij, donë të thotë se All-llahu xh.sh. ka dorë me të cilën godet dhe ka sy me të cilët shikon, dy duart me të cilat e ka krijuar Ademin a.s., dhe dora e tij e djathtë është në arshin e tij, [68] All-llahu xh.sh. ngrihet dhe qohet e në anën e djathtë qëndron Xhibrili a.s.". [69]

Ibni Huzejmetu thotë: "kapja bëhet me dorën e vërtetë reale dhe jo me begati, ky ajet është i qartë se All-llahu xh.sh. ka dorë dhe ai na njofton se dora e tij do të jetë mbi duart tona, ata që kanë shkuar te pejgamberi a.s. të pranojnë islamin e kanë bërë me duar dhe jo me begati e fuqi", [70] "All-llahu xh.sh. i foli Musait a.s. me gojën e tij dhe Tevratin e morri nga njëra dorë në tjetrën". [71]

Ibni Tejmije thotë: "Zoti yt e merr me dorën e tij një pjesë të ujit", [72] ndërsa Muhamed bin Salih El-Uthejmin thotë: "mbi të gjitha All-llahu xh.sh. ka dy duar pa kurrfarë dyshimi se që të dyja janë të ndryshme nga njëra tjetra, nëse njërës i themi dora e majtë as ajo tjetra nuk është me ndonjë mangësi në krahasim me tjetrën". [73]


Vehabizmi dhe Jehudizmi i përshkruajnë All-llahut xh.sh. gjymtyrët këmbë dhe sy

Në Tevratin e ndryshuar thuhet: "Zoti ecte para tyre, All-llahu i ka nderuar njerëzit duke i shikuar nga qielli", pastaj thotë: "dëgjojmë zërin e zotit i cili ec në xhenet, ka zbrit zoti që të shikoj qytetin". [74]



Përgatiti: Halef bin Selef



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Akideja Vehabite dhe Jehude janë një".

[67] - Tevrat Sefer Huruxh Is-hah 15 nr.16, Sefer Ishija Is-hah 25 nr.10, Sefer Tekvin Is-hah 2 nr.8, Sefer Mezamiir Is-hah 44 nr.2-3.
[68] - Red Ed-Darimij ala Besher El-Mursi fq.26,30,35,36,37,40,44,154.
[69] - Red Ala El-Xhehmijetu Li Darimij fq.49.
[70] - Fusnota e librit Kitab Es-Sunetu Li Ibni Huzejmetu fq.63.
[71] - Es-Sunetu fq.77.
[72] - El-Esma ve Es-Sifat vell.1 fq.314 boton Dar El-Kutub El-Ilmijetu.
[73] - El-Akidetu Li Muhamed bin Salih El-Uthejmin fq.90 botimi i parë Mektebetu Es-Sunetu.
[74] - Tevrat Sefer Huruxh Is-hah 13 nr.20, Sefer Mezamiir Is-hah 53 nr.2, Sefer Tekvin Is-hah 3 nr.8-10, Sefer Tekvin Is-Hah 11 nr.5.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...