Tendencat dhe qëndrimet e Kadijanive (Xhematit Ahmedij)



Theksuam më parë se fraksioni kadijanij është fraksion anti islam, i cili Islamin e përdorë vetëm si maskë mbrojtëse.

Themeluesi i këtij fraksioni Mirza Gulami rrjedh nga një familje lojale e imperatorisë Angleze, e cila në anën tjetër njihej si familje tradhtare në mesin e bashkë kombasve të vet.

Vitin 1856 kur populli i Indisë ngrihet në revolucion të përgjithshëm për t'u çliruar nga okupatorët anglez, i ati i Mirza Gulamit, Murteda Gulami ishte lojal ndaj pushtetit okupues dhe ishte një ndër faktorët e rëndësishëm për dështimin e këtij revolucion çlirues të Indusve, ngase ai jo vetëm që spiunonte por edhe kishte përgatitur edhe ushtarë dhe mjete luftarake për okupatorin anglez. Si shpërblim për këtë i ati i tij pasurohet me disa fshatra si pronë e tij personale.

Mirza Ahmed Gulami në një rast në librin e tij "Terjakul Kulub" faqe 15, ka thënë: "Ndihem krenar që familja ime nuk ishte dorështrenjtë në dhëniet e gjakut të bijve të saj në interes dhe lojalitet të qeverisë angleze kundër Myslimanëve".

Po ashtu në librin e tij "Shehadetul Kur'an" botimi i gjashtë faqe 10, thotë: "Qysh nga vegjëlia e derisa sot i mbusha gjashtëdhjetë, luftoj me gjuhë dhe pendë që ti bindi zemrat e myslimanëve që t'i përulen qeverisë Angleze. Apeloj myslimanëve që të braktisin luftën sepse ajo i pengon në nënshtrim anglezëve" .

Në librin me titull "Hedije mbretit anglez" nga autori Muhamed Ahmed ibn Mirza Gulami Kadijani, halifi i dytë i kadijanive vitin 1931 me rastin e okupimit të anglezëve kur mbreti i Britanisë Nexhla Xhorxh vizitoi Indinë iu drejtua me këto fjalë: O Nexhd, o mbreti i jonë i madhëruar, unë jam imami i fraksionit Ahmedij, dhe zëvendës i themeluesit të saj Mesihut alejhi selam, ju dëshirojë mirëseardhje në këtë vend. Të premtojmë se fraksioni Ahmedij ishte lojal, besnik i qeverisë Britanike dhe ajo do të ngelë besnike e kësaj qeverie".

Në gazetën "El-Fadl" të Kadijanive Nr 1884 të muajit dhjetor të vitit 1922 thuhet: "Njeriu i cili nuk ka vizituar Kadijanin është larguar nga begatitë dhe nuk ka fituar shpërblimet e haxhit".

Në kompletin e gazetave 66 të volumit 20 thuhet: "Haxhi bëhet në Kadijan ngjajshëm me haxhin në Meke".

Në gazetën "Bigamu sulh" Nr. 19 e datës 19 prill 1933 thuhet: "Kryerja e haxhit në Meka pa e vizituar Kadijanin është haxh i zbehët, sepse haxhi në Meke pa kadijan nuk ia arrin qëllimit të duhur".

Në librin "Elberahin Ahmedije" nga Mirza Gulam Ahmedi në faqen 558 thuhet: "duke komentuar ajetin Ve men dehalehu kane aminen", thuhet: "është për qëllim xhamia e ndërtuar në Kadijan".

Në gazetën "El-Fadl" të datës 21 gusht, 1927 paraqitet fjalimi i halifit të Ahmedive i cili duke ligjeruar para studentëve shpjegon diferencimin mes myslimanëve dhe Ahmedive dhe thotë: 'Mesihu Mirza Ahmed Gulami ka thënë: "Islami i myslimanëve nuk është islami i jonë, Zoti i tyre nuk është edhe Zoti i jonë, haxhi i tyre nuk është edhe haxhi i jonë, dhe kështu ne dallohemi nga ato (myslimanët) në çdo aspekt"'.

Në librin "Envarul Hilafe" nga autori El-Mirza Beshirud-din Mahmud Ahmed në faqen 89 thuhet: "Mesihu ndaloi namazin e Ahmedive që të falen pas Muslimanëve, e jo vetëm kaq por ndaloi namazin edhe për krah tyre".

Në kompletin "Tebligurrisale" volumin 9 faqe 27 thuhet: "çdo kush që nuk na përkrah për fitore (ahmedit) kuptohet se ai është biri bushtres".

Në librin Mer'atul Kemalat faqe 548 thuhet: "Të gjithë që kanë besuar në shpalljen time dhe në mua janë mysliman, e të tjerët janë bijtë e prostitutave dhe shkatërrueseve".

Në librin "Zbritja e Mesihut" faqe 4, Po ashtu në tebligu rresail pjesën e 9 faqe 37 thuhet: "çdokush që nuk më beson mua ai është çifut, krishter, idhujtar dhe nga xhehenemlitë".

Në librin "Nexhmul Huda" faqe 10, "Ed-Deru themin" faqe 294, për myslimanët thuhet: "Ata janë armiqtë tanë, derrat e shkretëtirës, dhe se gratë e tyre janë më të këqija se kudrat".



Autor: Jusuf ZIMERI



Vërejtje:

Punimi është përgatitur vitin 1997 me rastin e përgatitjes së një debati televiziv me Zekerija Khanin - përfaqësues i Kadijanive i cili kishte ardhur në vendin tonë për të shpalosur idetë e tija Kadijanite, por fatmirësish u demaskua shpejt dhe menjëherë iku prapë nga kishte ardhur



_________________________

Shkëputur nga Artikulli: "Kadijanizmi (xhemati Ahmedij) fraksion me tendenca të errëta".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...