Pislliku i 'Akides se Paster'
Myslimanet shqiptare ne rjete sociale jane angazhuar jo pak keto dite me nje kengetar Rap-ist, qe ka gjetur besimin ne Zot. Urime! Pertej diskutimeve per faktin qe ai deklaroi se ka abandonuar karieren e tij muzikore per shkak te besimit, nje nga dukurite qe me beri pershtypje ishte urimi i disa myslimaneve qe ky besimtar i ri "InshAllah te kapet pas Akides se Paster".
Ky urim per "Akide te Paster" eshte nje nga ndytesite me te perhapura teologjike te jetes fetare te myslimaneve, shprehje e nje botekuptimi ku cdo besimtar tjeter shihet jo me solidaritet vellazeror, por me dyshim se mos mbart "Akide te Prishur". Cdokush qe perqafon kete botekuptim i jep vetes poziten e inkuizatorit teologjik dhe gjykatesit te besimit fetar te te tjereve.
Ky botekuptim fetar i "Akides se Paster" eshte gjeneza e militantizmit fetar, sektarizmit, dhunes fetare dhe gjithe shfaqjeve te tjera te lidhura me kete fenomen. Nese kerkoni ne Google termin "Libra me Akide te Paster" eshte e qarte se per cfare lloj literature behet fjale, per cfare shkolle, per cfare mendesie. Eshte nje tjeter telash i prure nga vehabizmi. Pretendimi i "Akides se Paster" ngrihet mbi pretendimin se gjithe myslimanet e tjeter, shekuj te tere dijetaresh qe kane transmetuar traditen profetike, jane: 'te Piset, te Devijuar, te Prishur'.
Eshte nevoje imperative e jona si bashkesi qe te pastrohemi nga mendesia e "Akides se Paster", e cila nuk preokupohet me maredhenien me Zotin, por me lincimin e heretikeve, dhe prandaj eshte ne fakt shenja dalluese e heretikeve te vertete. Eshte nevoje imperative artikulimi i nje teologjie qe "I pergjigjet te liges me dicka me te mire" sic thuhet ne Kuran, qe rrefuzon mendjengushtesine dhe shpirtngusine e teksaj teologjie te "Akides se Paster".
Autor: Besnik SINANI