Vehabizmi fenomen botëror



"Të rinjtë, të cilët me pamjen e tyre na sjellin në mendje talebanët e ardhur nga kampet e Bin Ladenit në Afganistan, për disa janë sekt islamik, ndërsa për disa të tjerë janë fondamentalistë të rrezikshëm, që kërcënojnë institucionet ekzistuese të bashkësisë islame. Vehabitë ka sot në të gjithë Ballkanin. Ata janë me mjaft ndikim edhe mes myslimanëve në Evropën Perëndimore e Amerikë".

Për ta çdo përmendje e njeriut në lutje, përfshirë dhe profetin Muhammed a.s., paraqet formë të shumëbesimit (idhujtarisë), sepse myslimanët e vërtetë mund t'i luten vetëm Allahut xh.sh..

Drejtuesi i parë, Muhammed ibn Abdulvahab (1703-1792), emrin e të cilit mori lëvizja, e quajti të ashtuquajturin islam turk të tipit sufij, si devijacion dhe largim nga feja e pastër. Abdulvahabi thotë se: "Kurani është mjaft i thjeshtë dhe gjithkush mund ta kuptojë dhe shpjegojë vetë". Kjo do të thotë se gjithkush duhet të marrë vendime vetë për veten. Kjo ishte lëvizje revolucionare për të gjithë botën sunite, që atëherë jetonte e muruar në katër shkolla të pranuara juridiko-fetare.

Zgjidhja kryesore është ndarja e besimit nga dhuna. Vehabizmi, si lëvizje fetare, është legale dhe legjitime. Sipas Kushtetutës, ligjit për kishat dhe bashkësitë fetare, por dhe sipas dokumenteve ndërkombëtare. Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut dhe Deklaratës së OKB të vitit 1981 për lirinë e besimit, atë nuk mund ta ndalojë askush. Liria e besimit është e drejtë e çdo njeriu, që do të thotë se është i lirë të besojë në çfarë dëshiron dhe si të dëshirojë. Ndërsa gjithkush që u drejtohet armëve për të realizuar synimet e veta është terrorist. Tigrat e Tamilit përdorin dhunën, sikurse dhe El-Kaida, por askush nuk thotë se të gjithë hindutë janë kamikazë.

Vlerësohet se Arabia Saudite, ku vehabizmi është mësim shtetëror, në 25 vitet e fundit ka harxhuar gati 100 miliardë dollarë për propagandimin e kësaj lëvizjeje në botë. Pjesa më e madhe e mjeteve është drejtuar për ndërtimin e xhamive, shkollave fetare e zgjerimit të ndikimit në media. Nga kjo janë ndërtuar më shumë se 1700 xhami, 230 qendra islamike, 220 universitete islame e më shumë se 2000 shkolla në vendet jo islame. Ndërsa sipas vlerësimeve të Ambasadës Amerikane në Riad, vetëm në vitin 1994 organizatat saudite kanë dërguar në Bosnjë-Hercegovinë 200 milionë dollarë. Këtu nuk janë përfshirë donacionet financiare të shtetit saudit.

Lëvizja vehabiste është zgjeruar në disa valë në këtë rajon. Kështu, sot ka rreth 20% vehabitë në mesin e besimtarëve myslimanë në Bosnjë e Hercegovinë. Në fund të viteve '70 e fillim të viteve '80 të shekullit të kaluar, Husein ef. Xhozo dhe Ahmet Smajloviq përkthyen veprat e Muhamed abdul Vahabit "Libër për monoteizmin" dhe "Tri parimet themelore dhe dëshmitë e tyre". Për rrezikun e vehabizmit, flet i pari Hasan Sushiq (1982-1983), kur në një këshill në Reka (Kroaci) tha se: "Vehabizmi përpiqet të keqpërdorë pozitën shoqërore ku ndodhen pakicat myslimane, për të arritur pranimin mes tyre". Zgjerimi befasues filloi me luftën qytetare në Bosnjë-Hercegovinë, kur erdhën muxhahedinët në mesin e të cilëve edhe një numër vehabitësh, si dhe kur u rrit numri i studentëve që shkojnë për shkollim në Arabinë Saudite, veçanërisht në Universitetin Islamik në Medinë.

Në një seminar të KFOR-it me drejtuesit e Shërbimit Policor të Kosovës, ekspertët amerikanë vlerësuan se vehabizmi është në rritje të madhe në Kosovë dhe për pesë vjet "Kosova do të bëhet vatra më e rëndësishme e këtij sekti islamik" në Evropë. Komiteti Saudit i Ndihmës për Kosovën dhe Çeçeninë dërgon çdo vit për shkollim dhe qëndrim në Arabinë Saudite 200 shqiptarë, studentë dhe nxënës të shkollës së mesme. Në Kosovë sot janë 30 shkolla vehabite.

Pasuesit e Muhammed ibn Abdulvahabit e kanë përdorur depërtimin e Napoleonit në Egjipt dhe Palestinën si pikëmbështetje për zmbrapsjen e osmanllinjve turq nga Gadishulli Arabik. Për t'u mbrojtur, turqve u duhej të sillnin forca nga Ballkani e Azia e Vogël. Largimi i këtyre forcave nga Ballkani krijoi hapësirë për kryengritje në Serbi e Greqi. Por që nga viti 1807, Turqia u konsolidua dhe i zmbrapsi me sukses vehabitët.

Por në Kosovë shfaqet dhe problemi tjetër. Imamë të veçantë shqiptarë mendojnë se vehabizmi është bërë kundërshtar më i madh se sa nacionalizmi serb, sepse ky është mësim direkt për mohimin e nacionalizmit shqiptar! Vehabizmi nuk e pranon kombin. Myslimanët nuk mund të ndahen sipas kombit, gjuhës e ngjyrës së lëkurës. Ky është thelbi i shpjegimit kuranor të barazisë së myslimanëve.

Vehabizmi "musliman" shqiptar është (antikombëtarizëm) antishqiptarizëm, muslimanizëm joproduktiv, muslimanizëm i rrejshëm, ujitë dhe ushqen sllavizmin!

Unë mendoj se të gjitha këto të këqia burimin e vet e kan nga: Arabia Saudite, Egjipti dhe Jordania.



Autor: F.SH.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...