Pse birra e quajtur 'pa alkool' është e ndaluar?!
Birra e quajtur "pa alkool" është e ndaluar për këto arsye:
1. Sepse birra e quajtur pa alkool, nuk është e vërtetë se është pa alkool, dhe këtë e kanë vërtetuar shumë qendra të rëndësishme laboratorike.
2. Emri i saj dhe ambulazhi i birrave me alkool dhe pije tjera dehëse, mjafton për argument ndalimi për besimtarin e devotshëm. Pirja e këtij ta quaj lëngu edhe nëse supozojmë se nuk ka alkool, apo thjeshtë të jet ujë me këtë ambulazh është veprim i ndaluar për besimtarët islam, sepse ky veprim reflekton në këto çështje:
- a. Zgjon Fitnen mes besimtarëve Islam dhe ngritë thashetheme, e Pejgamberi a.s. ka thënë: "Fitneja është në gjumë, Allahu e mallkoftë atë që e zgjon nga gjumi".
- b. Veprim që i përngjet njerëzve të prishtë, njerëzve që përdorin alkoolin, e përngjasimi me ta është veprim i ndaluar.
3. Cakrrimi i gotave qoftë edhe me ujë, sipas islamit është veprim i ndaluar sepse u përngjet besimeve tjera, e si mund të flasim për lejimin e birrës "kinse pa alkool" që me të gjitha cilësitë, si në pamje, ngjyrë, ambulazhë edhe në shije (siç më kanë thënë se nuk e kam shijuar kurrë) i përngjet asaj që është e ndaluar (haram).
Prandaj biseda për lejimin apo moslejimin e saj mund të vie në shprehje, vetëm pasi të evitohen të gjitha këto cilësi.
Thjesht, po pyes!?
Për ata që janë merakli të birrës me (pa)alkool dhe po mundohen me na bind se është hallall, po parashtroj disa pyetje:
1. Në industrinë e ushqimeve dhe pijeve gjejmë se pijet industriale ndahen në:
- Pije alkoolike.
- Pije jo alkoolike, apo freskuese.
Pyetja: Pse birra gjithmonë radhitet në grupin e pijeve alkoolike e më pas sqarojnë se është "pa alkool"??
2. "Birra pa alkool" a prodhohet në të njejtën teknologji ku prodhohen edhe pijet alkoolike dhe cila është dispozita islame në këtë rast??
3. Pse detyrimisht kjo pije duhet ta ketë emrin "Birra pa alkool", le ta ketë emrin p.sh.: 'Rasoj', nëse është pa alkool, sepse fillimsht kur ta thuash emrin birrë gjëja e parë që të shkon në mendje është alkooli??
4. Pse detyrimsht duhet ta ketë, ngjyrën, aromën, shijen dhe abmulazhen të pijes me alkool??
5. Inxhinierët e industrisë së ushqimit (musliman dhe jomusliman) thonë se nuk mund që birra të mos ketë alkool, sepse atëherë nuk mund të quhet birrë??
6. Dhe krejt në fund, cila ka qenë nevoja e prodhimit të kësaj pije?? Ku ka filluar të prodhohet së pari?? Dhe cila ka qenë arsyeja e prodhimit të kësaj birre??
Autor: Jusuf ZIMERI