Dy fjalë Vlora Çitakut



Është çudi e madhe që sa të përmendet çështja e shamisë dhe mësimbesimt kjo zonjusha në fjalë reagon patjetër, duket se i bëjnë reaksion apo ka marrë fobi nga këto. Po mos u tremb moj e nderuar se nuk kemi në plan ta vëjmë shaminë sepse ty "shumë bukur" të shkojnë ato frizurat ekstravagante që na bënë cdoherë. Dhe ende më interesante është që kjo zonjushë flet aq me krenari dhe kompetenca sikur të ishte fati i shamisë dhe i mësimbesimit në duart e saj. Në popull thuhet ti je vrima e fundit e kavallit dhe nuk të pyet kush për këto cështje.

Por t'a dini ti e shumë mendimtarë si puna jote që jeni duke e zbrazur mllefin dhe urrejtjen që keni ndaj shamisë dhe mësimbesimit një ditë do t'iu vie keq për këtë retorikë urrejtëse që bëni, apo mbase edhe do ta kërkoni që të hyjnë me urgjencë në sistemin arsimor nga nevoja e madhe që ka dhe do të ketë, duke qenë dëshmitar të tërë kësaj gjendjeje të rëndë që po kalon vendi ynë si: vrasje apo therje nga adoleshentët, vetëvrasje me motive sociale, narkomani e madhe, prostitucion që është duke i prekur edhe moshat e vogla, korrupsion deri ne grykë, vjedhje sa nganjëherë të shkon mendja se edhe shtëpia jote është bërë vend i pasigurtë etj. etj. probleme plot për të cilat janë duke u përdorur metoda të ndryshme të ndihmohen apo të shërohen por pa sukses, pa ndonjë formulë të saktë për to. Është Islami ky system jete që me sukses shumë të lartë do arrinte të parandalonte, apo edhe t'I shëronte tërë këto plagë të rënda që i janë hapur shoqërsië sonë.

Një gjë tjetër që më duhet të të përkujtoj është se ne shoqëria kosovare nuk do të të kujtojmë ndonjëherë se ti ke bërë ndonjë gjë të madhe gjatë punës tënde në këtë qeverisje, e vetmja gjë që do të të kujtojmë ty janë frizurat dhe rrobat tua ekstravagante për të cilat shteti është shpenzuar aq shumë me blerjet tua nepër Evropë e gjetiu, si dhe show-et tua mediatike reklamuese.

Zgjedhjet e qershorit ka shumë mundësi të të çojnë në shtëpi dhe të relaksohesh pak se siç po të thoja je lodhur pak si shumë për çështjet e vendit nepër botë e të duhet pak pushim. Por të jap një këshillë të vlefshme meqë do kesh kohë më shumë, lexoje Kur'an-in fjalën e Zotit të Madhëruar do të mësosh shumë dhe jam e sigurtë se do i lësh mënjanë paragjykimet për Islamin dhe myslimanët. Sepse është e natyrshme që kur nuk e njeh një gjë atëherë je i prirur të paragjykosh edhe pse mund të mos jesh i drejtë.

Është një reagim imi ndaj këtyre lloj njerëzish të cilët janë duke gabuar aq shumë dhe po veprojnë në mënyrë të verbër të cilët janë duke lozur me ndjenjat e sa e sa besimtarëve.

Dhe për fund e këshilloj çdo njërin le të ketë kujdesë se kujt ia hedh votën, sepse po i shkoi vota një personi të tillë siç është kjo zonjusha e cila i ka kushtuar me kosto shumë të lartë shtetit duke ia ndjekur qejfet e saj nepër Evropë, do vazhdojnë të vuajnë familje të shumta për bukën e gojës, për ilaçe, për strehim.



Autor: Ajete Haxhiu

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...