Mesele mbi Akaidin 3
Pyetja:
A është e vërtetë që Imami jonë Ebu Hanife dhe nxënësit e tij kanë pasur akide tjetër nga kjo maturidije? Nëse po, pse mos t'a pasojmë ne Imamin tonë në akide, kur ai ka qenë dijetar madhështor dhe akidja është më e rëndësishme se Fik'hu?
Përgjigjja:
I nderuar, Imam Ebu Hanifja i ka takuar gjeneratës së tabiinëve, sepse ai ishte takuar me sahabet (shokët) e Pejgamberit s.a.v.s. andaj ai nuk kishte akide tjetër nga maturiditë, porse bëhet fjalë për metodologji dhe mënyrë të shtjellimit të çështjeve të akides.
Andaj studiuesi i njohur Nexhat Ibrahimi shumë bukur shtjellon këtë çështje kur thotë: "Shkolla akaidore maturidite është ngushtë e lidhur me shkollën juridike dhe akaidore hanefite në historinë islame dhe paraqet vazhdimësi të saj, por në një shkallë më të lartë interpretimi dhe rezonimi krahasuar me shkollën hanefite. Për këtë arsye, nocionet hanefij dhe maturidij janë bërë sinonime".
Akideja në aspektin si besim është çështje primare dhe pa të nuk vlen asgjë, porse si shkencë nuk ka argument se është më e vlefshme se sa fikhu. Këtë e vërteton edhe vet Ebu Hanifja kur në definimin e nocion Fikh në aspektin terminologjik islam përfshinë edhe Akiden.
Shejh - Jusuf ZIMERI