Allahu xh.sh. nuk e ka cilësinë e të qeshurit
Nga cilësitë e krijesave të cilat vehabinjtë ia përshkruajnë Krijuesit është edhe cilësia e të qeshurit. Ata flasin se hyjnia sipas tyre qeshet dhe këtë qëndrim e mbështesin me provat vijuese:
Pejgamberi i Allahut a.s. thotë: Ata këtë hadith e përkthejnë në pajtim me drejtimin e tyre të texhsimit, dhe thonë se ai ka këtë kuptim: يضحك ا لله الي رجلين يقتل احدهما الأخر يد خلا ن الجنة - "Allahu iu qeshet dy njerëzve, njëri nga ata e vret tjetrin, kurse të dytë janë në xhenet".
Ulemaja islame e ka mohuar këtë domethënie dhe ka thënë: Ibn Fureku thotë: "Dije se dahik nuk është vetëm ndryshimi i gjendjes së njeriut dhe qeshje por ai ka disa domethënie". Thuhet: ضحكت ا لارض با لنبا ت - "Nëse në të janë shfaqur bimët".
Poeti thotë: ان الربيع شيء عجيب تضحك الارض من بكا ء السما ء - "Pa dyshim kjo pranverë është e çuditshme, lulëzon Toka (tad'haku) nga të qajturit e qiellit".
"Ajo si është përshkruar Allahu xh.sh. është në lidhje me manifestimin e begative sepse është e pamundur ta përshkruash Allahun xh.sh. me cilësinë e të qeshurit, sepse kjo është cilësi e trupit". [1]
Shejh Vehbi Sulejman Gavoçi thotë: "Të qeshurit nuk është cilësi e Allahut xh.sh. sepse ajo ndodh për shkak të gjësë së fshehur e cila është zbuluar, për shkak të çështjes që nuk e ka ditur para kësaj gjendje, ndërsa Allahu është ai i cili e di përgjithnjë të dukshmen dhe të padukshmen", [2]
Ibn Kutejbe thotë: "Ajo që transmetohet nga Pejgamberi a.s., për dahikun dhe axhebin (nuk është me kuptim të të qeshurit dhe habisë) sepse, qeshet dhe habitet ai i cili nuk ka ditur diçka e pastaj ka mësuar".
Ebu Muhammedi thotë: "Dahiku dhe Axhebi nuk është ashtu si e mendojnë ata [3] 339 por kjo do të thotë se disa gjera te Ai janë në shkallë të asaj me të cilën njerëzit qeshen dhe habiten".
Allahu xh., sh. i thotë Pejgamberit të Tij: وَإِن تَعْجَبْ فَعَجَبٌ قَوْلُهُمْ ... - "E, nëse çuditesh, pra - çudi janë fjalët e tyre ...", (Er-Rra'd, 5).
Edhe pse Pejgamberi a.s. nuk është çuditur sepse me këtë kuptohet se gjëja për të cilën fletë Allahu xh.sh. është e çuditshme për atë kush e dëgjon dhe kush e sheh. [4]
Bedruddin ibn Xhemaah thotë: "El-Buhariu thotë: Dahiku i Tij është Mëshira e Tij. El-Hatibi thotë: "Dahiku është këtu njoftim për kënaqësinë e Allahut xh.sh. ...".
Është thënë se kjo folje është nga "ruba'itë" respektivisht do të thotë "Allahu e bën të qesh, respektivisht u jep qeshje melekëve dhe robërve të Tij. E nëse këtë dahik ia përshkruajmë Allahut xh.sh., atëherë themi se domethënia e tij është tregimi në kënaqësi, sikur në hadith: 'E nëse niset duke ecur drejt meje unë drejt tij do të shkoj heruleh'. [5] Kurse ata të cilët shprehjen dahik e shpjegojnë me kuptimin e saj tekstual, këta janë risimtarët dhe muxhessimët". [6]
Ibn Haxher El-Askalaniu thotë: "Imam Buhariu thotë: "Dahik këtu [7] do të thotë mëshirë". [8]
Autor: Sami XHEKO
Përktheu: N. IBRAHIMI
_________________________
[1] - Mushkilul Hadithi ve Bejanuhu, Ibn Furek, str. 49, I, fq. 254.
[2] - Në verifikim të Idahu Delila, fq. 211.
[3] - Muxhessimët, d.m.th. antropomorfistët.
[4] - Te'vil Muhtelifil Hadith, Abdullah ibn Muslim ibn Kutejbe, fq. 198, Darul Xhil, Bejrut, 1972.
[5] - Shprehja heruleh, e cila në kuptimin tekstual do të thoshte vrapim, këtu është përdorur në kuptimin e kthimit të madh të Allahut në të mirat e njeriut sepse Ai nuk është i kufizuar në hapësirë që të lëviz nga vendi në vend.
[6] - Idahu Delil, Bedruddin ibn Xhema'ah, fq. 212., Dar Ikre, Damask, botimi 1, 2005.
[7] - Në hadithin e theksuar.
[8] - Fethul-Bari, Ibn Haxher El-Askalani, 8/ 633.