Mesazh feministeve ekstreme - Rrëfimet e një gruaje



Një grua thotë se pas 35 vitesh martesë, ajo zbuloi se burri:

- Është ai që sakrifikon të gjitha gjërat që ka në dorë për t'ia dhënë gruas, fëmijëve, nënës, motrës, babait ose nipit ...

- Është ai që sakrifikon rininë dhe shëndetin e tij për hir të gruas dhe fëmijëve të tij, duke punuar vazhdimisht, e ndonjëherë me vonesë, pa u ankuar apo tensionuar.

- Është ai që përpiqet të ndërtojë jetën e familjes dhe të ardhmen e fëmijëve të tij, edhe nëse kjo e shtyn të punojë dy e më shumë punë, qoftë edhe në kurriz të shëndetit.

- Ai është ai që vazhdimisht përpiqet dhe mundohet, pastaj i duron qortimet e nënës dhe babait të tij dhe qortimin e shefit në punë.

- Me gjithë këto, i gjithë faji bie gjithmonë mbi kokën e tij!

- Nëse del të argëtohet pak, është person i papërgjegjshëm!

- Nëse rri në shtëpi është dembel!

- Nëse i qorton fëmijët kur gabojnë, është brutal, e nëse nuk i qorton, është i butë!

- Nëse e pengon gruan të punojë, është dominues, e nëse e lë të punojë, atëherë është shfrytëzues!

- Nëse i dëgjon fjalët e nënës së tij, atëherë ai është i nënshtruar, e nëse i dëgjon fjalët e gruas së tij, atëherë ai është lojal!


Përkundër kësaj, babai është i vetmi person në botë:

- Që dëshiron që fëmijët e tij të jenë më të mirë se ai në çdo gjë!

- Babai është ai që është i kënaqur me fëmijët e tij dhe lutet për mirësinë e tyre edhe kur është jashtëzakonisht i zhgënjyer prej tyre!

- Babai është ai që i toleron fëmijët e tij kur janë të vegjël nëse i shkelin këmbët dhe i toleron kur të plaken nëse i shkelin zemrën!

- Baba është ai që u jep fëmijëve të tij më të mirën nga ajo që ka, apo edhe gjithçka që ka, nëse nuk mund t'u japë atyre më të mirën e botës!

- Nëse nëna e mban fëmijën e saj për 9 muaj në bark. Babai i mban fëmijët e tij në mendjen dhe mendimin e tij gjatë gjithë jetës së tij.


Kjo grua e guximshme e përfundon rrëfimin e saj duke thënë:

Respektoni çdo burrë apo baba në jetën tuaj, sepse kurrë nuk do ta vlerësoni dhe nuk do ta dini se sa sakrifica bën ai për ju!



Përshtatje nga arabishtja: Dr. Ajni SINANI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...