Kur qeni leh si njeri!
Gjatë historisë botërore shohim se ka pasur shumë tentativa për të ulur ose shëmtuar imazhin e Islamit dhe figurën e Muhammedit a.s. në syrin e njerëzve. Këto tentativa kanë zgjatur me vite e vite, ku midis tyre ka pasur edhe në media të shkruar e vizive.
Karen Armstrong Shkrimtare Britanike në librin e saj të titulluar "A Biography of the Prophet" në parathënie thotë: "Historianët perëndimor e treguan figurën e Muhammedit si një gogol në mënyrë që njerëzit mos ta studionin atë". Studimi i këtij Profeti do të nxirrte çdo gjë në pah dhe njerëzit e në veçanti Perëndimi do kuptonte luftën që këta studiues të ngjyrosur kanë bërë kundra këtij njeri të drejtë apo të kësaj feje paqësore.
Para disa kohësh një nga Kanadaja kërkoi të përulte figurën e profetit Muhammed a.s. duke vizatuar karikatura të ndryshme. Me tentativën që bëri ky person u vu re një përqafim i Islamit më tepër se më parë. Ndërsa sot shohim një tentativë të brishtë nga një i vetëquajtur gazetar i cili në të vërtetë është një krijesë e gjorë që nuk arrin as të kuptojë se çfarë është vetë.
Pa e zgjatur të dalim tek titulli që kemi shkruar. Siç e theksova më lart që gjatë historisë ka pasur shumë tentativa nga krijesa të ndryshme pavarësisht se janë me pamje fizike si njeri por në të vërtetë ata janë qenë apo ndo një kafshë tjetër. Kur leh ndonjë qen rruge (rrugaç) nuk lëviz asnjëri nga vendi sepse janë mësuar me të lehurat e këtyre lloj qensh, të cilët nuk mund të rrinë pa lehur.
E lehura e tyre është si uji që pinë. Në fakt kjo e lehur nuk është normale sepse kjo është një sëmundje e cila quhet BE ose Perëndim. E vetmja vaksinë që e ndalon këtë sëmundje është vaksina e quajtur besim (Islam). Këto lloj qensh janë të komanduar nga prodhuesit e këtij virusi ose sëmundje mund ti themi që të lehin sa me shumë kundra kësaj vaksine.
Nëse njerëzit nuk vaksinohen me këtë ilaç e kanë më të lehtë që ti kapi kjo sëmundje tashmë e përhapur dhe në vendin tonë. Ky qen i cili po leh këto kohët e fundit kujton se të gjithë janë si puna e tij dhe i quan të gjithë zërat zëra qensh duke kujtuar se edhe ata lehin si ai.
Për fat të mirë jo, të gjithë zërat e këtyre qenve janë lehje si lehja e tij që po leh nëpër gazeta. I gjori çfarë të bëjë ka vajtur sikur puna e hajdutit që ecën me kokën pas kujton se edhe të tjerët janë hajdut si ai. Le të leh qeni se qen është e qen ka për të ngelur.
Autor: Ardit HOXHLLAKU