Injorancë klasike, apo çmenduri patologjike



Më vjen keqë që duhet detyrimisht të merrem me këtë fenomen i cili përveç hubje kohë nuk mund të reflektojë asgjë më tepër, por ja që dikush nga të vetëquajturit teolog superlativ, me "trimërinë" e tij të supermenit tenton të fluturoj mbi globin dhe të reflektojë informata sipas dëshirës dhe epshit të tij.

Valdet Kamberi, i cili poston një thënie sa interesante aq edhe ofenduese, jo vetëm për besimtarët islam, por edhe për vetë Pejgamberin a.s. kur thotë: "ta duash pejgamberin me mevlud është si ta shpërndash rakinë sakada".

Këtë thënie të nderuar lexues mund ta dëgjoni ose nga ndonjë njeri që është me injorancë klasike apo me elemente psikosomatike, prandaj secili nga ju le ta interpretoj si e kupton ai e unë po e interpretoj nga aspekti si e kuptojë unë, duke u bazuar në premisat shencore islame dhe parimet e përgjithshme interpretuese.

Fillimisht ky njeri i quajatur "hoxhë me halle" bënë një krahasim shumë të çuditshëm, irracional dhe jo shkencor, kur tërheq paralele mes dashuisë ndaj Pejgamberit a.s. dhe rakisë. Kjo paralele shpien drejt konkluzave se rakia është një pije dehëse që drejtpërdrejtë kërcënon inetegritetin e të menduarit dhe shpien në çrregullime psikike dhe shëndetsore, dhe këtë tretman zotriu në fjalë ia jep edhe dashurisë ndaj pejgamberit a.s., meqë tërheq paralele mes dy sendeve, do të thotë kanë elemente të përbashkëta. Turp.

Në aspektin fetar dashuria ndaj Pejgamberit a.s. është pjesë e imanit e vërtetuar me argumente të prera kur'anore, kurse alkooli-rakia poashtu është veprim i ndluar (haram ) i argumentuar me argumente kur'anore të prera, por njëri për nxitje e tjetri për ndalim.

Valdeti si duket nuk ka informacion, apo nuk dëshiron të ketë informacion se çka është Mevludi, dhe çka synohet me shprehjen mevlud?! Me shprehjen mevlud, synohet reflektimi i gëzimit për lindjen e mëshirës për të gjitha botrat, pra për lindje e Pejgamberit a.s., e këtë reflektim e shfaqën të gjitha krijesat pa përjashtim, përveç një krijese që quhet Shejtan, prandaj nuk di ku e gjenë të radhitur hoxha veten e tij??

A nënkupton kjo hoxhë Kamberi se lindja e Pejgamberit a.s. është opium dhe dehje për shoqërinë, ashtu siç është rakija?

A nënkuptonë kjo hoxhë Kamberi se të gjithë muslimanët që gëzohen për lindjen e Pejgamberit a.s. dhe këtë gëzim e reflektojnë përmes një ceremonie që quhet Mevlud, në ato momente kanë shpërndarë raki dhe kanë dëmtuar shoqërinë njerëzore duke i dehur ata? Edhe më shumë a nënkupton kjo se të gjithë ata dijetarë islam që gëzimin e tyre për lindjen e Pejgamberit a.s. e shprehin përmes ceremonisë së Mevludit, janë Rakixhi.

A nuk keni turp ti akuzoni të gjithë këta dijetarë me këtë akuzë të pa bazë. A jeni i vetëdijshëm se për këtë do të jepni llogari para Krijuesit absolut dhe se këtë akuzë duhet ta mbuloni me argumente?? Nëse jeni i vetëdijshëm për këtë, atëherë është mirë të tërhiqni akuzën ose detyrimisht ta mbuloni me argumente dhe prova juridike, sepse në të kundërtën akuza rikthehet ndaj jush, e nëse nuk jeni të vetdijshëm, atëherë i lutemi Allahut fuqiplotë t'ju vetëdijësojë sëpari e pastaj tju udhëzoj juve dhe neve në islamin e vërtetë.



Autor: Jusuf ZIMERI

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...