Gabimet e ibn Tejmije dhe Muhamed ibn Abdul-Vehabit



Pyetja:

Cilet janë gabimet me të mëdha të shejhul islam ibn Tejmije dhe të Muhamed ibn Abdul-Vehabit?


Përgjigjja:

Fillimisht duhet të sqarojmë se shejhul islam ibn Tejmije është dijetar dhe reformator i davetit selefist. Fakti që ka gabime nuk d.m.th. që nuk është dijetar. Po ashtu dhe Muhamed ibn Abdul-Vehabi. Mandej gabimi më i madh sipas mendimit tim për shejhun islam është bashkimi dhe miksimi i shkollës së selefit dhe shkollës dhahiri (tekstualistet). E cila solli si rezultat mosrespektimin e katër medhhebeve dhe bazave të tyre duke shkaktuar një rrëmujë shumë të madhe teologjike dhe fikhore.

Gabimi më i madh sipas mendimit tim në lidhje me Muhamed ibn Abdul-Vehabin është tekfiri i muslimanëve (ekskomunikimi). Tre tema që ka cekur Muhamed ibn Abudl-Vehabi në të cilën është përqëndruar tekfiri janë:

E para: duaja (lutje) para varrit është shirk (ortakëri Allahut). I pari që preku këtë temë është Muhamed ibn Abdul-Vehabi. Ndërkohë që dijetarët e hershëm kanë dhënë detaje për këtë temë. Ndërkohë që shejhul islam ibn Tejmije e detajon këtë temë duke thënë se lutja tek varri mundet të jetë shirk ose mund të jetë mjet që të shpie në shirk.

E dyta: është el-mudhahara - ndihma që i ofron muslimani jomuslimanit kundër muslimanëve. Për Muhamed ibn Abdul-Vehabin rasti i dytë është kufër (herezi). Pra, çdo ndihmë që i ofrohet jobesimtarëve kundër muslimanëve nga vetë besimtari është kufër. Ndërsa tek selefët ky rast detajohet. Pra nëse ndihmon duke besuar dhe vepruar që të triumfojë feja joislame kundrejt fesë islame kjo është kufër. Ndërsa nëse bashkëpunon me jobesimtarin në kurriz të besimtarëve musliman kjo sipas selefëve konsiderohet fisk (shthurje).

Për shejhul islam ibn Tejmije luftimi me jobesimtarët kundër besimtarëve është kufër - për herë të parë është thënë kjo gjë. Ndërsa selefët e kanë lidhur këtë mesele me çështjen e akides (besimit) pra nëse beson. Për shejhul islam ibn Tejmije vetëm luftimi. Ndërsa për ibn Abdul-Vehabin çdo lloj bashkëpunimi me jobesimtarët konsiderohet kufër (luftë ose joluftë).

Tema e tretë: është "vënia në dijeni fetare të paditurin". Për Muhamed ibn Abul-Vehabin kjo çështje mer kuptim kur vemë në dijeni fetari të paditurin - më pas mundet të bëjmë tekfir. Si vemë në dijeni. Mundet ta vemë në dijeni duke e sqaruar që kjo çështje është kufër. Kaq mjafton. Nëse kufri është kufër i lehtë mjafton që ta vemë në dijeni dhe të kuptojë kufrin.

Kjo ndarje që ka bërë Muhamed ibn Abdul-Vehabi nuk është trajtuar nga asnjë dijetar më para. Ky thotë që e ka marë nga shejhul islam ibn Tejmije por nuk është kuptuar saktë shejhul islam ibn Tejmije. Për këtë arsye shejh Muhamed ibn Abdul-Vehabi i ka bërë tekfir shumicës së muslimanëve në kohën e tij. Cili është shkaku? Për këto tre arsye ose tema.

Para se të përhapej ideologjia e Muhamed ibn Abdul-Vehabit ai nuk e aplikonte tekfirin. Me shtrirjen dhe përhapjen e davetit vehabi - Muhamed ibn Abdul-Vehabi filloi ti bëjë tekfir muslimanëve. Pse? Sepse shumica e muslimanëve luteshin tek varret. Kjo për shejh Muhamed ibn Abdul-Vehabin ishte kufër dhe më pas i vriste. Edhe ata që nuk luteshin në varre i përfshiu në rastin e bashkëpunetorëve duke i vrarë ose luftuar.

Shteti i parë saudit u formua mbi këtë ideologji. Në atë kohë pati shumë mosmarrëveshje për përplasje ushtarake me hilafetin Osman duke i bërë tekfir hilafetit Osman dhe ushtrisë së saj. Vehabitë kështu konsideruan shtetin e tyre shtet islam.

Pra, çdo gjë që shikoni dhe dëgjoni për ISIS-in ose DAESH-in është e njëjta tablo që ndodhi në kohën e Muhamed ibn Abdul-Vehabit dhe ushtrisë që krijoi ai. Une habitem me disa që cilësojnë ISIS-in si khawarixh dhe nuk cilësojnë Muhamed ibn Abdul-Vehabin dhe pasuesit e tij si khawarixh. Une them që ka gabime dhe gjëra që janë në kundershtim me selefët e parë. Por mund të themi ata janë ehli syneh.



Autor: Shejh Halid Bahamijd el-Ensari
Përktheu: Eduard Shefkiu



_________________________

(Shejh Halid bin Abdullah Bahamijd el-Ensari është nxënësi i shejh Muhammed ibn el-Uthejmin.) .

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...