A janë shfaqur në horizont struktura të reja fetare?!



Linjat e mendimeve fetare në Ballkan mund të shpjegohen me shumë lehtësi.

Në qendër të saj janë muslimanët tradicional boshnjak të cilët i përfaqëson Bashkësia Islame, në krye të së cilës është reis-ul-ulemaja, shtyllën e së cilës e përbëjnë imamët (imamët kryesor, myftitë dhe muderisët) dhe xhemati, përkitazi xhematlinjtë. Këta janë boshnjakët e mirë me kësulën franceze gjatë dimrit, ndërsa dimri zgjatë më tepër gjatë vitit kalendarik, dhe kësulën e bardhë gjatë verës. Kryesisht i kryejnë të gjithë obligimet fetare, pa teprim, bëjnë tesbih, nuk kanë mjekra të gjata apo nuk kanë aspak. Do të mjaftohemi vetëm me këtë përshkrim. Kjo, domethënë ishte qendra e pragmës, praktikës dhe vetëdijes boshnjake.

Në anën e djathtë, pika e parë do të ishte ajo vehabiste, faktikisht vetëdija selefiste. Kjo është vetëdije më radikale, shumëçka ndalon (shumë shpesh edhe atë që nuk është e ndaluar, nëse jo krejtësisht) ose, konsideron shumë gjëra obligative, ndërsa ato sipas natyrës nuk janë obligative ose imperativ. Këta lehtë mund të njihen sipas mjekrës dhe pantallonave të shkurta. Dhe janë të zëshëm kundër risive "të supozuara". Ndërsa krejtësisht në të djathtë, si poli i djathtë, më djathtë se selefistët i rradhisim harixhinjtë, tekfircat apo, ata që janë tubuar rreth një emërtimi të përbashkët ISIL apo ISIS. Këta janë ata që edhe për "imtësinë" më të vogël, që nuk përshtatet me qëndrimin e tyre radikal, ta heqin kokën si bostan. Por, para ekzekutimit të atij të pafati (madje edhe për "imtësitë" më të vogla), ata të shpallin kafir dhe kundërshtar të Allahut dhe gjakun e tij e bëjnë hallall. Kjo, domethënë ishte ana e djathtë nga qendra.

Mirëpo, krahas mendimit dhe praktikës qendrore fetare, domethënë Bashkësisë Islame, e cila është më e numërta, nuk mund të lehen pas dore as sufitë dhe selefitë. Megjithëse selefistët janë të dukshëm, për shkak të anës së jashtme të dukshme, sufistët më pak ekspozohen, ndërsa në mesin e tyre (më tepër janë simpatizantë se sa sufistë të vërtetë). Duhet theksuar se tarikatet janë në kuadër të bashkësisë Islame, mirëpo edhe xhematlinjtë selefistë (aktiv apo pasiv) janë në kuadër të BI. Së pakti deri tani.

Djathtas nga qendra është pika e parë e cila në traditën fetare tek Boshnjakët paraqet atë që ne e njohim si vetëdije sufiste, fjala është për dervishët, sufitë, të tubuar në teqet e tyre dhe tarikatet (organizimi dhe rrugët shpirtërore) nën udhëheqjen e shejhëve. Ata thjeshtë paraqesin vetëdijen "liberale" fetare në kuptim të fikhut madje edhe të akaidit, ndërsa sa i takon kryerjes së ibadeteve fetare, gjithashtu kanë shtuar disa gjëra, si obligative, deri sa nga natyra nuk janë të tilla, si për shembull dhikri i përbashkët, pasimi dhe dhënia bejat shejhut dhe murshidit etj..

Majtas nga sufitë, domethënë, krejtësisht majtas dhe poli i majtë janë shiitët, e ato janë pasuesit e mësimeve shiite të cilët, në realitet janë pasues në kuptim të as'habëve vetëm ndaj hazreti Aliut. Numrin e tyre nuk e dimë saktësisht ngase ata "fshehen", nuk zbulohen. Gjithashtu edhe në fikh dhe akaid shtojnë gjëra të cilat janë të huaja për Islamin, ndërsa i pranojnë ato mësime rreth të cilave ekziston konsensus i të gjithë muslimanëve. Ata janë, në atë kuptim, më të ndryshëm dhe nuk i përkrah ehli-sunneti.

Sigurisht që, polet e skajshme fetare i paraqesin problem qendrës, ngase ata tentojnë ta shtypin qendrën dhe ta marrin drejtimin në atë vend. Por, duhet shtuar edhe këtë: askush nuk është bërë ISIL, tekfirc, kurse para kësaj të mos ketë qenë sufi; dhe askush nuk është bërë shiit, kurse para kësaj të mos ketë selefeistë. Nëse ekzistojnë përjashtime, atëherë vetëm vërtetojnë rregullin.

Por, krahas mendimit dhe praktikës qendrore fetare, domethënë Bashkësisë Islame, si më e numërta, duhet theksuar se nuk duhet neglizhuar sufitë dhe selefistët. Megjithëse selefistët janë të dukshëm, për shkak të anës së jashtme të dukshme, sufistët më pak ekspozohen, ndërsa në mesin e tyre (më tepër janë simpatizantë se sa sufistë të vërtetë). Duhet theksuar se tarikatet janë në kuadër të bashkësisë Islame, mirëpo edhe xhematlinjtë selefistë (aktiv apo pasiv) janë në kuadër të BI. Së pakti deri tani. Sepse, është shumë evidente se popullata (selefiste), e cila ka edhe shejhët e vet dhe aktivitetet dhe tubimet e rregullta, është në një hap pranë formimit të strukturave paralele fetare.

Sa i përket daive jashtë BI dhe studentëve të cilët kanë mbaruar fakultetet në botën arabe, ata paraqesin "fuqinë" evidente, dhe atë lidhje dhe pozitë më së miri e përshkruan fjalia e Mesha Selimoviqit: "Shumë të vogël që të bëhemi liqe, por shumë të mëdhenj që ti gëlltit toka". Domethënë, në këtë moment historik, ata akoma janë të vogël të bëhen liqe i pavarur (BI e dytë), ndërsa janë bërë aq shumë saqë toka, përkitazi Bashkësia Islame nuk mund në qetësi dhe pa vërejtur ti absorboj dhe shkrijë. Megjithatë, edhe ata nuk janë të kënaqur me rrjedhën e situatës. Pritnin që gjërat do të zhvillohen shumë më shpejtë. Por ata pleq me kësulat franceze, assesi të vdesin. Gjithmonë vijnë "pleq të ri".

Megjithatë, ata janë shumë pranë të shpallin strukturat paralele fetare. Gati se në çdo komunë kanë hapësirat e veta ku tubohen, ndërtojnë apo marrin me qira. Gati se në çdo xhami kanë nga një dy apo tri xhematlinj të vetët. Dhe zakonisht përkrahës të tyre janë të rinjtë, të cilët më shpejtë mund t'i mashtrosh, dhe rrallë herë të vjetrit.

Por, pa marrë parasysh, fjala është rreth një energjie e cila nuk dëshiron të mbetet entropi, energji e cila nuk dëshiron të jetë pjesë e një sistemi në cilin duhet vetëm dëgjuar dhe kryer obligimet. Ata e dëshirojnë pjesën e vete të ëmbëlsirës, qeverisjen e vete fetare, zekatin e vet të cilin me të madhe e mbledhin. Përfundimisht, fjala është për një luftë në tregun fetar.

Bashkësia Islame nuk mund ta injorojë këtë çështje, nuk mund të mos i interesoj, apo ta neglizhoj. Në të kundërtën, shumë shpejtë do të vjen në situatë që me disa doemos duhet të merren vesh kush, ku dhe si mund të veprojë. Duhet marrë qëndrim kategorik ndaj kësaj tendence të paguar. Përndryshe, disa njerëz në BI, por edhe ata të politikës boshnjake do të mbajnë përgjegjësinë për atë që muslimanët tradicional dhe të moderuar mund të vihen në pozitë të paleverdishme. Menjëherë pas maurëve Andaluzian.



Autor: Muhamed Veliç
Përktheu dhe përshtati: Lutfi Muaremi

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...