Vehabizmi, një lëvizje politiko fetare që tenton të pushtojë Ballkanin
Bashkësitë Islame në Ballkan por dhe autoritetet e rendit Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, thonë se në vend janë të pranishme grupe vehabiste por se ato nuk paraqesin ndonjë rrezik për momentin. Sipas tyre, besimijanë të pranishme grupe vehabiste por se ato nuk paraqesin ndonjë rrezik për momentin. Sipas tyre, besimi vehabi është i importuar në Ballkan, dhe për këtë arsye besimi në fjalë mundi të ndikojë vetëm disa grupe të vogla. Myslimanët në rajon, shumica e quajnë veten "myslimanë evropianë" dhe me frikën se mos prishet ky imazh nuk e fshehin shqetësimin e ndjerë nga ekzistenca dhe shfaqja e vehabinjve në rajon.
Të rinjtë, të cilët me pamjen e tyre na sjellin në mendje talebanët e ardhur nga kampet e Bin Ladenit në Afganistan, për disa janë sekt islamik, ndërsa për disa të tjerë janë fundamentalistë të rrezikshëm, të cilët përligjin islamin burimorë dhe kërcënojnë institucionet ekzistuese të bashkësisë islame në Ballkan.
Kur më 28 tetor 2011-të në Bosnjë Hercegovinë u krye një aktivitet i papritur i cilësuar si terrorist nga Mevlid Jashareviç, me origjinë boshnjake, i cili me armë në duareci rreth 40 minuta në drejtim të ambasadës së SHBA-së në Bosnje Hercegovinë dhe hapi zjarr duke trembur njerëzit rreth e qark, ekzistenca e grupeve vehabi në Ballkan rifitoi aktualitet, nëse përbën ose jo një kërcënim për sigurinë në rajon.
Po të njëjtën ditë Jashareviçi u arrestua pasi u plagos në këmbë dhe u deklarua të ishte anëtar i lëvizjes e quajtur si vehabi.
Në fakt, vehabizmi është një lëvizje politiko fetare, e zhvilluarnë shekullin e 18-të në Arabi nëSaudite nga teologu mysliman, Muhamed ibn Abd al-Vahab. Njihet si një formë më e rreptë e Islamit që insiston në interpretimin fjalë për fjalë të Kuranit. Sot, në diskursin mediatik, fjala vehabizëm lidhet me lëvizjet ekstremiste, që në rastet më radikale kryejnë sulme terroriste në emër të Allahut, edhe pse studiuesit e kësaj rryme thonë se vetë teoricieni Muhamed ibn Abd al-Vahab nuk e ka mbështetur dhunën. Bashkësitë Islame në Ballkan por dhe autoritetet e rendit Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, thonë se në vend janë të pranishme grupe vehabiste por se ato nuk paraqesin ndonjë rrezik për momentin. Sipas tyre, besimi vehabi është i importuar në Ballkan, dhe për këtë arsye besimi në fjalë mundi të ndikojë vetëm disa grupe të vogla.
Myslimanët në rajon, shumica e quajnë veten "myslimanë evropianë" dhe me frikën se mos prishet ky imazh nuk e fshehin shqetësimin e ndjerë nga ekzistenca dhe shfaqja e vehabinjve në rajon.
Edhe në komunikatën e një takimi të liderëve fetarë të realizuar nga përfaqësuesit të Bashkësive islame të vendeve të Ballkanit në Shkup, organizuar nga BFI-ja e Maqedonisë ishte tërhequr vëmendja për ekzistencën e disa grupeve vehabi në rajon, që e vazhdonin ta mbanin veten me mbështetje nga jashtë. Përveç të tjerave, pasi u cilësua se anëtarët e grupeve islamike në fjalë, janë përpjekur që prej 15 vjetësh, që të infiltrohen nëpër institucionet shtetërore, politikanëve u është bërë thirrje që të mos e mbështesin këtë gjë.
Vehabizmi në Maqedoni
Bashkësia Fetare Islame (BFI) si i vetmi institucion fetar islam që mban përgjegjësi për jetën fetare në Maqedoni ka deklaruar edhe publikisht se në Maqedoni nën petkun fetar ekziston lëvizja e njohur radikale vahabiste.
Pas incidentit të ndodhur në xhaminë Isa Beg në Shkup, kur u largua me dhunë nga posti imami i xhamisë, Ramadan Ramadani për shkak të dhunës që ushtroi mbi myftiun e Shkupit Ibrahim ef. Shabani, Bashkësia Fetare Islame, foli për herë të parë publikisht për ekzistencën e lëvizjes ekstreme vahabiste në Maqedoni.
Zëdhënësi i BFI-së, Abaz Islami grupet e tilla i cilëson si lëvizje të cilat nuk gjejnë përkrahje tek besimtarët myslimanë në Maqedoni.
Aktualisht të gjitha xhamitë në Maqedoni janë nën kontrollin e Bashkësisë Fetare Islame.
"Është një e vërtetë shumë e madhe që kohëve të fundit, apo më mirë të them, që nga pavarësimi i Maqedonisë si shtet sovran dhe i pavarur, edhe në këtë sipërfaqe paraqiten lëvizje të ndryshme nën petkun fetar. Ne, si institucion fetar, vazhdimisht kemi bërë përpjekje që personat e involvuar në këtë drejtim t'i largojmë, t'i distancojmë apo thënë më mirë t'i shpëtojmë nga kjo lëvizje". Sipas tij, përcaktimi i tyre nuk përkon aspak me realitetin e predikimit islam në këto troje. "Interpretimi i këtij islami nga këto struktura nuk përkon me atë që me shekuj është predikuar dhe kultivuar në këtë shoqëri. Këta tentojnë të bëjnë çrregullime, tentojnë të shkaktojnë përçarje, të shkaktojnë urrejtje në mesin e një konfesioni, e të mos flasim më (për përçarje) mes konfesioneve tjera. Ata para opinionit përdorin një gjuhë të melekve (engjëjve), e në të vërtetë brenda kësaj ideologjie fshihet një strategji e errët tronditëse. Prandaj, më duhet të theksoj se në këtë moment i kanoset rreziku tërë shoqërisë, në të cilën jetojmë ne, pa marrë parasysh konfesionet e ndryshme fetare në Maqedoni. Veçanërisht, duhet pasur parasysh faktin se ne, të gjithë, në Republikën e Maqedonisë bëjmë lu ë që të bëhemi pjesë e Evropës së bashkuar, të futemi në familjen e madhe evropiane, synim i cili është i mbarë popullit shqiptar, se vetëm në Bashkimin Europian do të jenë bashk gjith shqiptarët. E, me struktura të tilla, është vështir që Evropa të na pranojë në mesin e saj", tha Islami, duke nënvizuar se ka një pasivitet shumë të patolerueshëm nga organet kompetente të Qeverisë së Maqedonisë, konkretisht nga Ministria e Punëve të Brendshme.
"Këtë e themi, sepse duke filluar nga Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe duke mos përjashtuar Turqinë dhe Bullgarinë, të gjitha këto vende me veprimet e tyre juridike kanë treguar se kanë masa dhe i janë kundërvënë funksionimit të kësaj lëvizje, që tenton ta infektojë shoqërinë në këtë rajon. Por, këtu te ne ka një realitet të pamohueshëm se nuk është ndërmarrë asgjë; Qeveria dhe organet kompetente nuk kanë ndërmarrë kurrfarë masash", përfundon Abaz Islami.
Për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, lëvizjet e grupeve të njohura si vehabiste në vend, vazhdojnë të paraqesin vetëm indikacione se në atarin e shtetit frekuentojnë këto grupe mirëpo deri tani nuk kanë marrë asnjë iniciative për të shoshitur punën e tyre.
Drejtori i Byrosë për Siguri publike Lupço Todorovski i cili ka marrë detyrën e kryesuesit- kryetarit të Asociacionit të drejtorëve të policisë së vendeve të Evropës juglindore për të luftuar kriminalitetin dhe terrorizmin në një takim me homologët e tij thotë se vehabizmi në vendet e Ballkanit Perëndimor zgjerohet me një tempo të përshpejtuar dhe se këto grupe që veprojnë janë kërcënimi kryesor për stabilitetin në rajon.
Edhe homologu i tj boshnjak, Zllatko Miletiq, vlerëson se vehabistët janë problem rajonal dhe duhet gjetur përgjigje me kohë për këtë dukuri, sepse bashkësia ndërkombëtare shumë pak i kushton rëndësi kësaj dukurie. "Askush nuk flet për prevenimin nga terrorizmi. Duhet më seriozisht ti qasemi këtij problemi", shtoi Miletiq.
Ai shprehet mja i shqetësuar nga sjellja në mënyrë injoruese të të gjitha vendeve veç e veç. Por edhe nga vetë faktori ndërkombëtar nga dukuria e vehabizmit në këto hapësira, që mundet seriozisht tëndikojë në stabilitetin e tërë Evropës.
Vehabizmi në Kosovë
Edhe në Kosovë situata thuajse është e njëjtë. Atje madje ndryshe nga Maqedonia e cila ka adresuar problemin si rezultat i angazhimit të BFI-së në Shkup, në shtetin me më shumë se 90 për qind të popullatës që i përket besimit islam, mungojnë provat për individë të caktuar që mund ta ndjekin këtë rrymë të Islamit si nga Policia, ashtu edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK).
Në Policinë e Kosovës thuhet se vendi nuk është i rrezikuar as nga grupet radikale islame, as nga ndonjë formë e terrorizmit.
Zëdhënësi i policisë Baki Kelani, thekson se Kosova nuk është në një mënyrë të drejtpërdrejtë e rrezikuar nga sulmet terroriste, por vazhdon se Kosova nuk mund të jetë imune nga rreziqet që sillen nga sulmet e tilla.
Ai këto deklarata i mbështet në këmbimin e informacioneve me institucionet tjera të sigurisë në Kosovë, por edhe me Bashkësinë Islame të Kosovës.
"Në bazë të disa vlerësimeve, qofshin ato edhe ndërkombëtare, populli i Kosovës nuk llogaritet që është një popull, i cili mund të përfshihet në raste të tilla terroriste. E potencova se nuk paraqitet ndonjë rrezik i drejtpërdrejtë nga grupet e tilla", thotë Kelani.
Por në Bashkësinë Islame të Kosovës vërehen shqetësime për grupet radikale islamike, për të cilat thuhet se po veprojnë nga shtëpitë private dhe "udhëhiqen nga persona që nuk janë të Kosovës".
Drejtori për media dhe veprimtari botuese të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu.
"Edhe këtu po përflitet, po përdoret termi vehabist, termi selefist ... Është e vërtetë që, sidomos pas luftës, prania e shoqatave të ndryshme nga vende të ndryshme të lindjes dhe të perëndimit në Kosovë ka bërë që të hasim dukuri të reja. Në aspektin islam, kemi diçka të tillë që është e pranishme, siç është praktikimi i namazit - po lidhem konkretisht te namazi, apo te forma e të falurit dhe aty-këtu te dukuria e veshjes, ku hasim njerëz me mjekra të gjata dhe me pantallona të shkurtër. Nuk do të thosha se kemi një tendencë në rritje. Përkundrazi, ndoshta para disa viteve ka qenë shumë më e theksuar sesa tani", thotë Sadriu.
Por Fuad Ramiqi, drejtuesi i lëvizjes "Bashkohu" ndaj të cilët edhe janë adresuar akuzat se i përket lëvizjes vehabiste, etiketimi me këtë lëvizje bëhet vetëm për një qëllim "që të paraqitet Islami si frikë për njerëzimin".
"Nuk i përkas asnjë sekti, përpos që jam mysliman. Tendencat që të më lidhin me vehabizëm, janë tendenca që kanë zanafillë në qarqet anti-islame edhe jashtë Kosovës, edhe jashtë Ballkanit. Qëllimi është që të destabilizohet në përgjithësi çështja e bashkëjetesës së një shoqërie demokratike - kinse në Ballkan e Kosovë mund të ketë grupe të tilla. Por, tendencat shkojnë kah ato, që të paraqitet Islami si frikë për njerëzimin", thekson Ramiqi.
Qeveria e Kosovës, në anën tjetër, duke marrë parasysh rrezikun nga Shtatorit në SHBA, ka hartuar një strategji kundër terrorizmit.
"Pozita gjeostrategjike e Kosovës, përveç që krijon mundësinë për ta bërë vendin tonë si cak transiti për aktivitete ilegale dhe trafiqe të ndryshme, paraqet rrezik edhe për shpërndarjen e sindromës së terrorizmit, veçanërisht të atij me bazë të fundamentalizmit religjioz. Në frymën e kësaj, edhe përbërja religjioze e popullatës sonë me shumicë islame mund të përdoret si element për zgjerimin e influencës në rajon. Shpeshherë, kjo përbërje mund të shfrytëzohet si alibi për të ndryshuar fokusin nga elementet tjera që janë të pranishme në Kosovë dhe rajon, e që për qëllime politike të paraqesin Kosovën si vend, i cili strehon, mbron, rekruton, trajnon dhe sponsorizon terrorizmin", thuhet në strategjinë, e cila synon mbrojtjen e të gjitha komuniteteve nga ndikimet e këtyre grupeve, si dhe parandalimin e luftimin e kësaj ideologjie.
Kosovarë me shtetësi të huaj, si në SHBA e Gjermani, janë akuzuar për sulme terroriste, të motivuara nga Islami radikal. Ndërsa, edhe në Kosovë ka individë të ndryshëm që janë akuzuar për përfshirje në komplote terroriste.
Një nga ta është Asllan Bajrami, njëri nga njerëzit më të kërkuar të FBI-së, nën dyshimin për mbështetje të veprave terroriste. Ai jeton lirshëm në Mitrovicë, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi midis Kosovës dhe Shteteve Të Bashkuara. EULEX-i thotë se nuk ka bazë ligjore për ta ekstraduar.
Sidoqoftë, këto trajtohen si raste të izoluara.
Vehabizmi në Shqipëri
Shqipëria në anën tjetër ka pasur batica dhe zbatica të ashtuquajtur "luftës" së saj me fenomenin vehabi. Më e ashpër ka qenë gjatë fillim shekullit kur edhe disa elementë radikalë islamë, të mbështetur me miliona dollarë ngalamike tentuan të marrin nën kontroll drejtimin e Komunitetit Mysliman Shqiptarë.
Nga policia shqiptare ka pasur edhe disa përjashtime të disa celulave të disa shoqatave të cilat u identifikuan sipas policisë shqiptare si organizata terroriste.
Nga KSHM-ja sqarojnë se këto shoqata të përjashtuara dhanë ndihma, ngritën objekte kulti, por një pjesë e ndihmave të tyre ishin të kushtëzuara nga pas.
"Jepej një ndihmë për ndërtimin e një xhamie, por kërkonin që imam në këtë xhami të caktohej një njeri i tyre, që përfaqësonte të njëjtën rrymë. Ose jepnin pensione për jetimët, që ishin të domosdoshme për fëmijët shqiptarë në atë gjendje të mjeruar që ndodhej vendi, por kërkonin që këta jetimë të merrnin pjesë në kurset fetare. Në këto kurse nuk predikohej varianti i Islamit tradicional shqiptar, i cili ishte një Islam tolerant, por praktikoheshin pikërisht ato rryma të Islamit që ishin të huaja për besimtarët shqiptarë", theksojnë burime nga institucioni fetarë.
Sipas përfaqësuese të KSHM-së, kjo tentativë e dështuar atëherë e shpëtoi vendin nga një kërcënim serioz që i kanosej prej fraksioneve fundamentaliste islame.
"Situata për momentin është e qetë dhe nuk ndonjë lëvizje e cila do të jepte përshtypje se rrezikohet islami burimorë që me shekuj të tërë po promovohet në Shqipëri", theksojnë nga KSHM-ja.
Drejtori i Qendrës Shqiptare për Studime të Sigurisë Kombëtare në Shqipëri, Xhavit Shala, thekson se vehabizmi apo vehabo-salafizmi është një rrymë që ndodhet në pushtet në Arabinë Saudite, ka qenë në pushtet prej shekujsh dhe vazhdon të jetë në pushtet edhe sot.
"Ata kane patur në vazhdimësi synim përhapjen e kësaj rryme në vendet e Ballkanit. Me hapjen e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit, ata menjëherë hodhën hapat për ta përhapur pikërisht këtë ideologji dhe këtë rrymë vehabit, por tradita shqiptare ishte ndryshe nga kultura fetare që po sillnin këto shoqata të financuara nga bota Arabe", thekson Shala.
Sipas tij, përhapja e vehabizmit që nisi të shtrijë rrënjë në atë kohë në vend, ishte dhe është një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
"Vehabizmi dhe Salafizmi godasin identitetin tonë kombëtar dhe janë të rrezikshme dhe për demokracinë shqiptare, pasi ato janë rryma në Islam që nuk e pranojnë një rend demokratik. Për ta shteti duhet të jetë i bazuar mbi ligjet e shenjta. Ata nuk kanë asgjë të përbashkët as me besimtarët myslimanë shqiptarë dhe as me shqiptarët si komb", potencon Shala duke nënvizuar se depërtimi në islamin ballkanik është një strategji e përpjekje e kahershme e vehabizmit.
"Pra synimi i tyre nuk ka qene thjesht në Shqipëri. Synimi i tyre është marrja e kontrollit të strukturave të Bashkësive Islame edhe në Bullgari, Bosnje, Sanxhak, Maqedoni e Kosovë. Fatkeqësisht, edhe në Kosovë e Maqedoni, duke përfituar nga varfëria dhe papunësia e madhe, nëpërmjet OJQ-ve kanë depërtuar në përmasa të rrezikshme" përfundon Shala.
Retorika e rrezikut vehabi është reflektim i konflikteve të brendshme të myslimanëve praktikantë në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, por që synon përfshirjen e shtetit dhe gjithë shoqërisë në një pale kundër palës tjetër. Kjo retorikë e rrezikut vehabi, e majmur me imazhe globale të fanatizmit dhe ekstremizmit fetar, e bën të pa-mundur kuptimin e mirëfilltë të vehabizmit si fenomen fetar. Sipas këtyre rrymave, myslimanët e Ballkanit e kanë deformuar fenë islame dhe ka kohë që janë larguar nga islami i vërtetë.
Autor: Driton Dikena, dhjetor 2011.
_________________________
(Ky hulumtim është bërë në bashkëpunim me organizatën daneze të gazetarisë hulumtuese SCOOP)