Kujdes nga vehabizmi në Maqedoni
Agjencia e lajmeve Associated Press (AP) ka publikuar një analizë për Islamin radikal në Ballkan, ku theks të veçantë i është dhënë Maqedonisë. Një video e publikuar online, në të cilën përmes një kënge lavdërohet Osama bin Laden, ka shpalosur një realitet të ri shqetësues: "Islami radikal i Al Kaedës dhe talebanëve po merr hovin e zhvillimit dhe është duke fituar terren në Ballkan".
"Oh Osama, asgjësoje ushtrinë amerikane. Oh Osama, ngrije nderin e myslimanëve", - kanë kënduar një grup njerëzish nga Maqedonia, në një video të postuar në YouTube, vitin e kaluar, e cila është botuar në mediat maqedonase.
"Në shtator të 2001-shit ti fitove fuqinë. Ne të gjithë lutemi për ju", - vijon teksti i këngës. Edhe pse shumica e shqiptarëve në Maqedoni janë myslimanë, ata në përgjithësi kanë qenë sekularë, shkruan AP, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Por ekspertët tani janë duke parë një radikalizim në rritje në Maqedoni, veçanërisht pas konfliktit të vitit 2001. Sipas tyre, kjo është një prirje e cila duket në të gjithë Ballkanin dhe ka ngritur shqetësime se rajoni, i cili përfshin edhe shtete që janë anëtare të reja të Bashkimit Evropian, siç është Bullgaria, mund të bëhet një terren i mbarështimit për terroristët me qasje të lehtë në Evropën Perëndimore.
Përgatiti: standart, shtator 2010.