Tani do ti cekim fjalët e Vehabive dhe dijetarëve të tyre të ngjashme me këtë akide Jehude
Asim ibn Abdullah El-Karjuti thotë: "në lidhje me komentimin e shprehjes 'Istewa' në ajetin kuranor thotë: kjo ka kuptimin ngrihet, ngjitet, pozicionohet dhe nuk duhet assesi që të komentohet ndryshe", [57] sahabet e pejgamberit a.s. kanë thënë: "Kurani është fjala e All-llahut nga ai ka ardhur tek ai kthehet", [58] Ibni Tejmije thotë: "është vërtetuar me sunet dhe Ixhma se All-llahut xh.sh. i përshkruhet qetësi, por ndonjëherë kjo qetësi (mosveprim) është duke mos folur e nganjëherë duke shfaq fjalët", [59] Muhamed Zinu thotë: "All-llahu xh.sh. është mbi arsh me qenien e tij dhe i ndarë nga krijesat e tij", [60] Hafidh Hakemi thotë: "vërtetë All-llahu xh.sh. zbret në qiellin e kësaj bote dhe ai ka në çdo qiell nga një kursi, kur zbret në qiellin e kësaj bote ulet në kursi pastaj e shtrijnë atë ndihmësit e tij e kur të vjen mëngjesi ngrihet dhe ulet në kursin e tij, vërtetë All-llahu xh.sh. i hap dyert e qiellit pastaj zbret në qiellin e kësaj bote e pastaj e shtrin dorën e tij, pejgamberi a.s. ka thënë: kur të vjen nata e mesit të muajit Shaban All-llahu xh.sh. zbret në qiellin e dynjasë, All-llahu xh.sh. zbret nga qielli i shtatë në vend qëndrimin e tij, kur të është dita e Xhumasë All-llahu xh.sh. zbret në kursin e tij në maje të kodrës". [61]
Pejgamberi a.s. ka thënë: "Zoti zbret nga arshi i tij në kursin e tij, ata i ngrijnë kokat e tyre dhe e shohin All-llahun xh.sh. mbi ta", [62] "vërtetë All-llahu xh.sh. është i zgjuar nga gjumi lëviz dhe flet", [63] "dallimi në mes të vdekurës dhe të gjallës është lëvizja dhe ai i cili nuk lëviz nuk është i gjallë dhe All-llahu xh.sh. nuk është si idhujt, All-llahu xh.sh. lëviz atëherë kur dëshiron". [64]
Ibni Tejmije thotë: "Nëse All-llahu xh.sh. është i pa të meta atëherë ai duhet të flas kur të dëshiroj dhe të hesht kur do që të dëshiroj". [65]
Nuk është larg mendjes se atë e ndjejmë me të gjitha ndjenjat apo me disa, një gjë që nuk ekziston nuk mund ta ndjejmë me asnjë ndjenjë në këtë botë dhe as në ahiret kështu që atë e konsideroni që nuk ekziston, jemi të pajtuar se lëvizja, ecja, hidhërimi, dashuria janë të pa fillim, All-llahu xh.sh. dashuron dhe urren, kënaqet dhe hidhërohet kohë pas kohe. [66]
Përgatiti: Halef bin Selef
_________________________
Shkëputur nga Artikulli: "Akideja Vehabite dhe Jehude janë një".
[57] - Xhehalat Hatiretu fi Kadaja Itikadije Kethiretu fq.18 boton Dar Es-Sahabetu autor Asim ibn Abdullah El-Karjuti.
[58] - Red Ed-Darimij fq.117.
[59] - El-Esma ve Es-Sifat Li Ibni Tejmije fq.91.
[60] - Mexhmuatu Resail Et-Tevxhihat El-Islamijetu Li Islah El-Ferd ve El-Muxhtemi fq.21 boton Dar Es-Samiij Riad.
[61] - Mearixh El-Kabul autor Hafidh Hakemi vëllimi 1 fq.235,236,238,243,250,251,257.
[62] - Sherh Kasidedu En-Nunijetu Li Muhamed Haliil Heras fq.774.
[63] - Es-Sunetu fq.76.
[64] - Red Ed-Darimij fq.54-55.
[65] - Mexhmuatu Fetawa Ibni Tejmije vëll.6 fq.160.
[66] - Red Ed-Darimij fq.75,76,121 dhe 200.