Vehhabizmi është Briri i Shejtanit



Ky është, shkurt, rezultati (konkluzioni) i çështjes që kam filluar ta shqyrtoj, në mënyrë që ta gjej se në çka janë pajtuar myslimanët.

Para se të diskutojmë çështjen e dyshimtë të shkelësve-ndarjes (së tyre) nga konsensusi (shumica), që janë të referuar si: "Selefij, ose Vehhabij, ose Nexhdij, ose "përkrahës të sunnetit muhammedijje". Gjithë këto janë emrat e të njëjtës ideologji ose shkollë të mendimit.

Ata kanë revistë të quajtur "Teuhid", kanë grup të quajtur "Asalah (Autencitet, vërtetësi)", një tjetër të quajtur "El-Nur (Dritë)" në Egjipt. Ata kanë satelite të televizioneve sikur: "El-Nas (Njerëzit)", "El-Rahmah (Mëshirë)", dhe të tjera.

E gjithë kjo është, që ta dijmë sesi këta njerëz flasin. Kjo është arsyeja se pse nuk duhet të flasim në terme të panjohura më! D.m.th., ne do të flasim hapur-qartë, sepse ata i kanë zbuluar (treguar) fytyrat e tyre!

Përderisa i kanë zbuluar fytyrat e tyre, ne do t'i bëjmë ata të njohura, ashtu siç i kemi njohur ata, madje edhe para se t'i zbulojnë fytyrat!

(Janë të referuar) ose si (nga) "Briri", në lidhje me "Bririn e Shejtanit". Gjithë këto emra janë në shtete të ndryshme. D.m.th., disa dijetarë, në librat e tyre, i kanë quajtur ata "Bri (Bri të Shejtanit)", pasi që, nga Nexhdi do të dalë "Briri i Shejtanit".

Kështu, ata i quajtën "Bri (Bri të Shejtanit)", duke u bazuar ne këtë. Disa dijetarë i kanë quajtur ata "Vehhabij", pasi që kjo ideologji, kishte filluar së pari nga Muhammed ibn Abdul Vehhabi. Pra, i është atribuar atij. Disa dijetarë i kanë quajtur "Selefij", sepse ata e thërrasin veten ashtu. Dhe dijetarët e tjerë i kanë quajtur "Nexhdij", sepse ata janë themeluar në Nexhd (të Arabisë Saudite).

Mos u mashtroni nga disa emra, sepse të gjitha drejtohen tek ideologjia e njejtë!

Siç është e përmendur në hadith te "Sahihul Buhariu", kur Ai (salallahu alejhi ve selem), thirri për bekim të Shamit dhe Jemenit ... disa i kërkuan atij: "... edhe (bekim) për Nexhdin, o i Dërguar i Allahut", kështu Ai (salallahu alejhi ve selem), tha: "Prej atje (në Nexhd), do të dalë Briri i Shejtanit", dhe Resulullahi (salallhu alejhi ve selam), e ka thënë të vërtetën dhe kjo ideologji është përhapur nga Nexhdi.

Për atë është medh'heb shejtani, siç e ka quajtur Profeti (salallahu alejhi ve selem), që të drejton në ndarje, polemikë, pandershmëri, mosbesim të myslimanëve, dhe (që të drejton) në shkelje të nderit të tyre (myslimanëve), duke i goditur ata (myslimanët), në atë që është më e çmuar, e që është feja e tyre!

Për atë, ata (vehhabitë) i akuzuan (myslimanët), me shirrk (politeizëm) dhe i quajtën vizitorët e varreve të profetëve dhe të dijetarëve sikur "adhurues të varreve", siç është e shkruar nëpër librat e tyre, deri në ditët e sotme, dhe në publikimet e tyre.

Kjo është një shpifje e madhe! Sepse kushdo, që padrejtësisht e akuzon ndonjë mysliman për shirrk, ai vetë është fajtor për të (shirrkun) dhe e meriton. Sepse ta akuzosh një mysliman që e ndjek besimin e drejtë, si të pafe, është vetvetiu kufr (mosbesim), ashtu sikurse jomyslimanët mendojnë për myslimanët!



Autor: Shejh Jusri Rushdi El-Hasani



_________________________

(Shkëputur nga ligjerata: "Shejh Jusri Rushdi El-Hasani" mbi "Vehhabizmin".)

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...