Vëllai i ibën AbduVehabit kundërshtari më i flaktë i fitnes së 'Vehabizmit'
Sulejman ibën AbdulVehab është vëllau i themeluesit të lëvizjes vehabiste, AbdulVehabit.
Ishte më i vjetër se Abdulvehabi, kishte diapazon të gjerë të dijes, e dijetarët e asaj kohe kishin respekt të madh për të dhe e nderonin maksimalisht. AbdulVehabi kishte mësuar tek ai.
Kur pa vëllaun e tij se devijoi, e shpalli për heretik dhe shkroi librin e njohur kundër tij dhe lëvizjes së tij: ' الصواعق الإلهية في الرد على الوهابية ' - "Es-Savaik el-Ilahijetu fir-r rredi alel vehabijeti", ose siç njihet ndryshe si: "Faslu-l Hitab ...".
Ky është libri i parë që është shkruar për lëvizjen vehabiste dhe autori i tij është vëllau i themeluesit të lëvizjes. Dëshmia e autorit është e pranuar. Librin e shkroi pas tetë viteve të shfaqjes së lëvizjes vehabiste, atëherë kur pa tmerret e kësaj lëvizje që si parim kryesor kishte mbytjen e myslimanëve dhe gjakderdhjen e tyre.
Ai jetoi në rrethin e tyre dhe pa thirrjen e tyre. Ishte prej atyre që i njohu më së miri mendimet, idetë dhe rrethanat e tyre. Ishte dëshmitar ndaj kaoseve që ata krijuan. Ai ishte njëri nga dijetarët më të mëdhenj të medhhebit hanbelij. Ai zbuloi skandalet e tyre dhe vuri në dukje kundërshtimet e tyre ndaj medhhebit hanbelij dhe luftimit të medhhebeve tjera.
Ai i drejtohet AbdulVehabit dhe përkrahësve të tij: "Ju po i shpallni për heretikë (qafira) ata që dëshmojnë se s'ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s. është rob dhe i Dërguari i Tij, të cilët e falin namazin, e japin zekatin, e agjërojnë ramazanin dhe kryejnë haxhin ... i kryejnë të gjitha obligimet dhe adhurimet dhe ju i shpallni si qafira". Ne po ju pyesim: "Kush është prijësi juaj në këto që i bëni? Nga e morët këtë medhheb-drejtim"?
Ai i drejtohet vëllait dhe pasuesve të tij se për shkak të epsheve e keni kundërshtuar edhe konsensusin (ixhmain) e ummetit.
Autori tregon se kjo lëvizje për islamin e tyre pranon thuajse veç dy dijetarë: Ibën Tejmije dhe Ibën Kajjim el-Xhevzije.
Kur u publikua ky libër, shumë prej vehabijve u penduan dhe u larguan nga Abdulvehabi, mirëpo disa u mbytën pikërisht nga urdhrat e tij.
Autori tregon për belanë-fatkeqësinë e madhe që ka kapluar ummetin nga kjo lëvizje famëkeqe, që kundërshtoi ixhmain dhe që bënë ixhtihad, pa i plotësuar për së afërmi kushtet për ixhtihad. Autori shprehet i tronditur me luftën që vehabistët bëjnë karshi myslimanëve.
Po ashtu autori precizon se ummeti islam po përjeton bela të madhe nga kjo lëvizje që thirret në emër të Kur'anit dhe sunnetit dhe nuk mërzitet fare se kundërshtojnë dijetarët e mëdhenj. E rëndësishme për lëvizjen është pranimi i doktrinës së saj nga të tjerët, me çfarëdo forme.
Libri është aktual, sikur të ishte shkruar këto ditë e këto vite, ndonëse kanë kaluar afër dy shekuj që nga shkrimi i tij.
Ata që kuptojnë arabishten, le ta lexojnë, e për ata që nuk e dinë arabishten, libri do të përkthehet edhe në shqip!
Përktheu: E.H.