Si arritën vehabitet ta pushtojnë AHSAN?
Pas sulmit vehabit ndaj AHSAS dhe vrasjes se Bin Reshid në vitin 1906 vehabitët kërkojnë nga anglezët ndihmë dhe leje nga Kapiten Perdo për sulm dhe pushtim por ai nuk ju jep leje, nuk iu përgjigjen kërkesës së tyre, pastaj kërkojnë prap në vitin 1911 nga Diksoni në Kuwajt por as ai nuk iu përgjigjet sepse nuk kishte ardhur momenti i duhur për anglezët. Kjo dëshira e tyre plotësohet me 13 prill 1913. Në këtë çështje duhet shikuar dy gjëra:
1. Udhëheqësit: Kush ishin udhëheqësit e ushtrisë dhe të sulmit? 'Ata ishin kristianët, anglezët Lejtshman dhe Semhan', dhe
2. Armët: 'Armët ishin nga anglezët po ashtu armë moderne të asaj kohe pushkët EM 11'.
Po këtu duhet të bëjmë të qartë se kush ishte udhëheqës i sigurimit të vehabitëve? Në mbledhjen e emirëve dhe udhëheqësve të vehabitëve sundues i Ahsas u caktua familja Al-Xhalva, e njohur për krimet në atë vend dhe për vrasjet e pamëshirëshme, torturat në burgun e njohur El-Abid, në të cilin edhe janë varrosur të gjallë banorët e Ahsas. Duhet të përmendim se ai i cili e morri postin udhëheqës në administraten e Sigurisë në vendet vehabite ishte çifut, që kishte shërbyer në shërbimin sekret anglez në Irak e ai quhet Mehdibok, por normalisht pasi i është bindur 'Shejh' Xhon Filipit.
Provat:
Në librin numër 2139 të administratës së sigurisë angleze, tregohet se ka arritur letër nga zëvendësi i mbretit në Indi e cila u është drejtuar vehabitëve për bashkpunim në largimin e turqëve nga Basra, me qëllim që basra t'i dorëzohet qeverisë induse nën sundimin anglez.
Ndërsa letra e dërguar nga udhëheqësi vehabit për Bersi Kuks më datë 13 Qershor 1913, në të cilën e falënderon shumë, në letër thuhet: 'Duke shikuar në ndjenjat e mia miqësore që kam për ju, dua që marrëdhëniet e mia me ju të jenë sikur me paraardhësit e mi'. Këtë e ka vërtetuar edhe ambasadori anglez në Stamboll në letrën të cilën ia ka dërguar ministria e jashtme, në të cilën thuhet se udhëheqësi i vehabitëve Abdulaziz Al-Seudi 'E nderon dhe e respekton qëndrimin tonë në Halixh, po ashtu se ai atje vepron ashtu si ne i themi'.
Që të qartësohet më mirë për lexuesin se prodhim i kujt dhe në shërbim të kujt është vehabizmi, patjeter duhet që të diskutohen edhe disa pika shumë me rëndësi në akiden e tyre, në librat e tyre dhe të ulemave të tyre, tek të cilët mbështeten, pika të cilat janë pothuajse kushte të besimit, dhe ai që i zbaton këto pika dhe ecën në përputhje me to është nga mesi i vehabitëve apo ai që dëshiron të jet vehabit duhet ti vëj në jetë këto pika (rregulla) apo më mirë të themi shtyllat e besimit të tyre, gjatë sqarimit dhe komentimit të këtyre pikave patjetër se duhet për çdo njërën pikë argument dhe shembull nga librat dhe shkrimet e dijetarëve të tyre. Pikat që do të përmenden më poshtë pothuajse për çdo njërën do sjellim shembuj dhe argumente, i kemi emëruar: Akideja Vehabite.
Përktheu nga arabishtja: Zuhdi HAJZERI, Kajro-Egjipt.
_________________________
Shkëputur nga Artikulli: "Vehabizmi - kush e prodhoi dhe kujt i shërben?".
Literatura:
Shkëputur nga botime të një varg librash që flasin për këtë qështje, të botuara nga grup autorësh, janë shkëputur fragmente nga librat numër 1.a., 1.b. dhe 3, botuar në Kajro në vitin 2004.
Libri 1.a. me titull:(- انوار الحقاءق الجلية في كشف الوهابية -), 'Enwar Elhakaik Elxhelijjetu fi Keshfi Elvehabijjetu', botimi i parë Rexhep 1425 h. - Shtator 2004 Kajro nr. i bot. 15177\2004.
Libri 1.b. me titull: (- كشف الارتياب في امامة ابن سعود و ابن عبد الوهاب -), 'Keshf El-irtijab fi Imameti Ibni Seud we Ibni Abdulvehab', botimi i parë Shewal 1425 h. - Nëntor 2004, Kajro nr. i bot. 18853\2004.
Libri 3 me titull: (- الوهابية لمصلحة من؟ -), 'Elvehabijetu limaslahati men?', botimi i parë Shewal 1425 h. - Nëntor 2004 Kajro nr. i bot. 18854\2004.