Kujdes nga Faktorë që ju vjedhin të mirat e Ramazanit
- 1. Televizioni
Ky është një vjedhës i rrezikshëm, i cili bën edhe dobësimin e agjërimit dhe zvogëlimin e sevapit, përmes serialeve dhe programeve boshe.
- 2. Tregu
Ky vjedhës ua shpenzon pasurinë dhe kohën pa llogari. Përcakto qëllimin tënd kur del në treg.
- 3. Qëndrimi zgjuar Natën
Vjedhës i kohës më të shtrenjtë. Ky vjedh nga besimtari, kohën e namazit nafile në fund të natës, kohën e istigfarit, dhe të pendimit.
- 4. Kuzhina
Këtij vjedhësi i kushton kohë të gjatë, për të përgatitur ushqime të ndryshme, me qëllim të agjërimit të ramazanit, gjë nuk duhet ndryshuar shumë nga kohërat tjera.
- 5. Telefoni
Bisedat telefonike të gjata, dhe fjalët e pakontrolluara nga përgojimet, grindjet e ndryshme, etj..
- 6. Koprracia
Sadakaja është ajo e cila largon hidhërimin e Zotit dhe të mbron nga zjarri i xhehenemit dhe të mbron nga fatkeqësitë e kësaj bote. Kurse sadaka e ramazanit është sadaka më e vlefshme qoftë publikisht ose fshehtas.
- 7. Ndejat në të cilat kalon koha pa u përmendur Zoti
Kjo sjell dëshprim të madh në ditën e gjykimit, sepse nuk e ke shfrytëzuar kohën për të përfituar. Dhe qëndrimi i gjatë në një mexhlis pa u përmendur Zotin nga askush të pranishmit, mund të sjell dënimin e Zotit.
- 8. Facebook, Instagram dhe të ngjashme në Internet
Ky është kryehajni më i madh që të vjedh të mirat e ramazanit nëse nuk e përdor në mënyrë të duhur ...
Përshtati nga arabishtja: E. M. Tiranë