Gëzimi i Imam Ebu Hanifes me rastin e ditëlindjes së Muhammedit a.s.
Dijetari i shquar i hadithit, vlera e të cilit në shkencën e hadithit është e pranueshme unanimisht, Abdullah ibn Mubarek ka raportuar këtë shënim:
"Imami i Madh Ebu Hanife r.a., e vizitonte Medinen e ndritshme në ditën e 12-të të muajit Rebiul-Evel, dhe unë e kam parë sesi ai u dhuronte fëmijëve pije të ndryshme dhe sesi i gëzuar u tregonte atyre për lindjen dhe ardhjen e Muhammedit a.s.".
Këtë e kanë transmetuar:
Nxënësi i Imam Ebu Hanifes, Muhammed ibn Hasan esh-Shejbaniu r.a., në librin ("Hada'ik el-Envar" 1/130), dhe Ibn Rexheb el-Hanbeli r.a., në librin ("Xhami'ul-uluum el-hikam" 1/223).
Përgatiti: islampress