Më imito mua, jo muxhtehidin!
Është e vërtetë se e keqja më e madhe e shekujve është kur disa grupacione i ofendojnë dijetarët e mëdhenj (Ebu Hanifen, Malikin, Shafiun dhe Ahmedin) duke e konsideruar imitimin apo ndjekjen e medhhebit (taklidin) si mëkat.
Këta apelojnë tek njerëzit që të largohen nga imitimi, ndjekja e një medhhebi, pra të largohen nga taklidi, edhe pse të gjitha argumentet e tyre për tu larguar nga imitimi (taklidi), mbështeten dhe ndërtohen mbi taklidin.
Ata thonë: "Imam Ebu hanifja, në filan çështjen (meselen) ka kundërshtuan hadthin Sahih"!
Kur ti pyesësh: "Si e dite ti këtë se ai hadith është hadith sahih"?
Të përgjigjen: "Këtë hadith e ka konsideruar sahih filan hafidhi, filan dijetari, e filan dijetari"!
Bukur shumë por ka një send: "Meqë ti na ndalove neve që të bëjmë taklid - të ndjekim imam Ebu Hanifen, atëherë si të lejohet ti që të imitosh, ta bëshë taklid filan dijetarin Ibni Haxherin p.sh."?
Pasi që ju ndaluat taklidinin imitimin ndaj Ebu Hanifes, çka na detyron që të imitojmë një dijetar tjetër i cili e cilëson hadithin sahih apo daif të dobët?!
Në realitet ata janë emituesit më të mëdhenj, ata janë emitues më të verbër, sepse ata që lejojnë taklidin - imitimin lejojnë vetëm taklidin ndaj muxhtehidëve, e këta ftojnë në imitim të tyre, pra në imitim të jo muxhtehidëve duke apeluar taklidin ndaj muxhtehidëve.
Autor: Jusuf ZIMERI