Mesele mbi Vehabizmin-Vehabistët 3
Pyetja:
Fakti historik gjatë shekujve na tregon se shteti i famës dhe i autoritetit është realizuar atëherë kur është jetësuar në jetën e muslimanëve besimi i drejtë dhe kur ka zotëruar Halifati. Pastaj, kjo fame ka filluar të zvogëlohet në proporcion me aq sa i janë mbajtur muslimanët këtij programi, gjë kjo që është Ligj i i All-llahut me muslimanët dhe jo me të tjerët. Pastaj, All-llahu Fuqiplotë i solli Ummetit islam një njeri që t'i zgjojë njerëzit dhe t'i kthejë në rrugën e drejtë pas një gjumi të gjatë. Prej lëvizjeve që jam ndalur shumë gjatë për ta shqyrtuar është Lëvizja Vehabite në Hixhaz e cila është ngritur si reaksion i kundërt i përhapjes së bid'ateve (risive të këqia), lajthitjes dhe shirkut (politeizmit) të përhapur në vendet islame e cila lëvizje ka thirrur në këthim te burimet e Fesë islame siç i kanë kuptuar selefët (të parët tanë) për një besim të pastër dhe për angazhim të diturisë së mirëfilltë dhe largimin prej fantazmave. Sa synim i lartë që është ky.
Por, sa i përket shtetit të tyre, historia na tregon se lëvizja Vehabite ka punuar për një shtet të pavarur në Nexhd dhe Hixhaz dhe të shkëputet nga Asetanja (Istambolli) kryeqyteti i Halifatit dhe t'i jep fund pasimit të Halifatit Osman si dhe të shfuqizojë njohjen e saj, madje edhe kanë hyrë në luftë për t'u pavarësuar kundër asaj që ata e kanë cilësuar "ekzistimi Otoman" në tokat e Gadishullit sa që edhe është derdhur gjak (gjaku i muslimanëve nga të dyja palët). Unë nuk di se mund të ekzistojë ndonjë krim më i fëlliqur se të dilet jashta xhematit dhe shkëputjes (iredentizmit) nga Halifi. Të gjithë dijetarët janë në ujdi-ixhma se Islami nuk është goditur më rëndë dhe më kobshëm edhe atë m'u në zemër siç është goditur nga përpjekjet për ta shfuqizuar Halifatin Osman. Problemi dhe paqartësia ime është se unë nuk mundem të formoj një bindje të shëndoshë për lëvizjen Vehabite që të më flejë zemra. Si është e mundur që t'mund të bashkohet kujdesi i madh i tyre për të përhapur parimet e pastërta islame, për të rrënuar shirkun, dhe përpjekjes tentimit të tyre për t'u pavarësuar nga shteti i Halifatit Osman?
Nëse thuhet se në atë kohë janë paraqitur fenomene të korrupcionit, prishjes dhe dobësimit në ate Halifat për t'u larguar nga gjykimi i islamit, por, a do të thotë një gjë e tillë të përpiqemi për shkëputje nga ajo ose për ta luftuar atë? Nëse përgjigjja është po, atëherë si është e mundur që dijetarët të thonë se përfundimi i Halifatit Osman ka qenë krim i madh edhe pse në këtë Halifat ka patur largime nga rruga e drejtë?
Përgjigjja:
Ekzistimi i lëvizjes vehabite është bërë me ndihmën e Britanisë dhe kjo lëvizje paraqet një pjesë të një plani të kompletuar që e ka hartuar Britania gjatë ndihmës së saj që ua ka bërë El-Saudëve kundër El-Reshidit.
Shkatërrimi i Halifatit është kryer me orvajtet e cionizmit botëror në bashkëpunim me kokën britanike të njohur. Për më tepër për këto gjëra lexo: "Memoaret e Haim Vezmanit".
Shejh - Dr. El-Buti