Allahu xh.sh. nuk ka këmbë dhe taban



El-Buhariu shënon nga Enesi: "Në zjarr do të hedhen vazhdimisht kurse ai do të thotë: "A mos ka ende"? Deri sa në të Krijuesi i botëve nuk i vë 'kademehu' (قدمه) e do të ngjeshën, duke thënë: "Mjaft, mjaft, për Fuqinë dhe Bujarinë tënde"! Ndërsa xheneti do të zgjerohet vazhdimisht deri sa Allahu në të nuk i krijon krijesat dhe nuk i banon në ato [1] pjesë. [2]

Në disa rivajete të tjera të këtij hadithi, në vend të fjalës 'kadem' (قدم) përmendet fjala 'rixhl' (رجل) [3] dhe këtë muxhessimët e marrin për dëshmi në përshkrimin e cilësisë së këmbës dhe tabanit për Allahun xh.sh..

Ulemaja e elh'is-sunnet dhe xhematit e ka mohuar edhe këtë shpjegim sepse ai është teshbih (përngjasim) i pastër.

Bedruddin ibn Xhema'ah thotë: "Sa i përket fjalës kadem, Hasan el-Basriu thotë: Kadem, ata janë prej atyre për të cilët Allahu xh.sh. e ka ditur se janë nga banorët e zjarrit".

En-Nadr Ibn Shumejli thotë: "Kadem, këta janë ata të cilët Allahu xh.sh. i ka zgjedhur dhe i ka përcaktuar për Zjarr, nga krijesat e Tij më të këqija".

Dhe transemtohet nga En-Nadr ibn Shumejli: "Këta janë kafirët".

El-Ez'heriu thotë: "Kadem, këta janë ata për të cilët është vendosur të jenë amshueshëm në xhehenem". Nga përdorimi i këtillë i kësaj fjale është ajeti: ... أَنَّ لَهُمْ قَدَمَ صِدْقٍ عِندَ رَبِّهِمْ ... - "... me të vërtetë, për ta ka grup shpërblimesh (kademe sidkin) te Zoti i tyre!...", (Junus, 2).

Ajo që e konfirmon këtë që e tha ulemaja e theksuar janë edhe fjalët e Pejgamberit a.s. në vazhdim të këtij hadithi: "Ndërsa Xhenneti vazhdimisht do të rritet deri sa Allahu në të nuk krijon krijesa dhe i vendos në ato vende të zgjeruara", [4] sepse kështu puthiten kuptimet në të dyja shtëpitë ahiretike kurse kjo është se secila prej tyre do të zgjerohet dhe do të mbushet me krijesa të reja." [5]

Sa i përket rivajetit në të cilin përmendet rixhli, kjo është lidhur me: arabët e përdorin frazën: رجل من الجرا د që me të të tregojnë në grupimin e madh.

Nga Ebu Hurejre transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Deri sa Ejjubi a.s. lahej lakuriq, u rrëzua mbi të grumbulli i arit (rixhlu xheradin) dhe ai filloi ta tubojë në rrobat e tij. Allahu xh.sh. atëherë e ftoi: "O Ejjub, a nuk të kam bërë të pavarur nga kjo që e sheh"? Kurse Ejjubi tha: "Po e Krijues, por unë nuk mundem pa bereqetin Tënd". [6] Siç mund të shohim, rixhl është metaforë të cilën Pejgamberi a.s. e përdori që me të të tregojë në grumbullin e madh, dhe se sipas kësaj kuptimi i hadithit do të jetë: "Gjithnjë deri sa në të nuk e vendos grupimin e madh të njerëzve me të cilën do ta vulosë futjen e krijesave në xhehenem".



Autor: Sami XHEKO
Përktheu: N. IBRAHIMI



_________________________

[1] - Në pjesët të cilat kanë mbetur të zbrazëta me zgjerimin e tij.
[2] - El-Buhari, hadithi nr. 7384, fq. 857.
[3] - Sikur në rivajetin të cilin e shkruan El-Buhariu, hadithi nr. 4850, fq. 585.
[4] - El-Buhari, hadithi nr. 7384. fq. 857.
[5] - Idahu Delil, Bedruddin ibn Xhema'ah, fq. 202.
[6] - El-Buhari, hadithi nr. 7493, fq. 869.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...