Ky eshte besimi i Ehli Sunnetit
Xhehmite thane se Allahu eshte kudo me ne dhe u bazuan ne ajetet e mirenjohura.
Ndersa Muxhessimeh Kerramijeh thane se Allahu qendron (jestekirr) mbi Arsh dhe u bazuan ne ajetin e mirenjohur te Istivase.
Te dyja keto grupacione kane nje te perbashket se i percaktone Allahut vend. I pari teresor dhe i dyti specifik.
Ehli Sunneti thote se Allahu ekziston me atributet e Tij te perhershme dhe nuk ndikohet nga krijimi. Qenia dhe Sifatet e Tij nuk pesojne ndryshim per efekt te Krijimit eshte qe Ai siç ekzistonte pa vend dhe pa Arsh, Ai vazhdon te Ekzistoje pa vend dhe pa Arsh, Ai eshte Krijuesi, Sunduesi dhe Zoti i vendit teresisht dhe Arshit specifikisht.
S' ka nevoje Allahu as per tu Ulur e as per te qendruar e as per dimensione as per askend nga krijesat e Tij qe i zoteron.
Allahu eshte i Larti, jo ne dimensionin lart, por ne Hyjnishmerine e Tij.
Allahu s'ka nevoje per lart e poshte siç thone Muxhessimeh dhe Xhehmijeh. Keto dimensione Ai i ka krijuar dhe pasi i krijoi nuk i mor ato ne sherbim te tij, apo siç thone Muxhessimeh se Allahu persoset me Arshin, ndersa e verteta eshte se Allahu ka qene dhe eshte i Persosur para dhe pas Krijimit te Arshit.
Ky eshte besimi i Ehli Sunnetit.
Autor: Alban CULI
_________________________
P.S.: Gjate luftes atij i kish plasur nje mine ne duar dhe ia kish keputur deri ne kyce. Nderkohe qe pas clirimit kish punuar per sigurimin.
Ai kishte gisht ne shume vrasje dhe gjykime politike.
Ne kete menyre ai i kish dhene nje dore regjimit te eger vrastar.
Ne syte e tij gjithmone do te kish urrejtje per armiqte e partise dhe kish shkelur me kembe cdo perpjekje per ndryshim.
Per te Komunsitet ishin mbi te tjeret te cilet nga larte vezhgonin cdo gje.
[teksti eshte imagjinar]
Ketu kam permendur "gisht", "dore", "sy", "kembe", "mbi" dhe "larte".
Ju lutem a jane keto atribute kuptimore te shtuara te qenies se personit ne fjale? Apo jane identikit?
Urdheroni dhe kuptoni, s'eshte filozofi!!!