Një vështrim mbi kremtimin e Mevludit



I falënderuar qofte Krijuesi i cili e beri Muhamedin mëshire për njerëzimin, përshëndetjet qofshin për të dhe familjen e tij të bekuar.

Lexues i dashur!

Jemi në prag të një ngjarje madhore të shënimit të një ditë të rëndësishme ne historinë njerëzore si tërësi e ne atë islame në veçanti, ne prag të një çasti për te cilin kishte paralajmërime të hershme nga popuj dhe te dërguar te Allahut, në prag të lindjes së njeriut i cili është pirjes në ditën e gjykimit, kërkues i faljes për besimtaret, atij që i pari me dorën e tij hap dyert e xhennetit, i atij që është zotëri i festave, pa të cilin nuk do kishte rendësi jeta, e ajo ngjarje është lindja e të dërguarit te fundit ne vargun e të dërguarve të Allahut. Për këtë ngjarje ulemaja e fesë Islame preferuan përkujtimin për lindjen e tij, si një risi e mirë dhe e lavdëruar. Pa dyshim se besimtarët nuk guxojnë të harrojnë dhe të përkujtojnë ngjarje me rëndësi historike siç janë, lufta e Bedrit, çlirimi i Mekes, shpërngulja nga Meka në Medine, e ngjarja më madhështore është edhe udhëtimi i tij natën me urdhër te Krijuesit që edhe ndryshe quhet Isra dhe Mi'raxh.

Por, edhe ngjarje që kanë të bëjnë me përditshmërinë tonë, suksesi në jetë, lindja e fëmiut, lirimi nga robëria dhe fitorja ndaj armikut. Njerëzit po ashtu përkujtojnë dëshmorët dhe ngjarjet me rëndësi kombëtare duke u thurur figurave te shquara vargje prej poetëve më të mirë, iu shprehin mirënjohje duke zgjuar ndjenjat patriotike, morale dhe shpirtërore. Me një fjalë, ngjarjet me rëndësi nuk mund të harrohen, qofshin ndodhi Islame qofshin edhe kombëtare. Ne kuadër të kësaj është edhe lindja e të dërguarit te fundit a.s., për të cilën gëzohemi sepse lindi njeriu që barti thirrjen e Allahut xh.sh dedikuar krijesës njerëzore pa dallim.

Pikërisht në rrethanat e vështira në të cilat gjendej bota, në injorancën e egërsuar të njerëzve, kur nuk dihej asgjë për nderin dhe dinjitetin, kur femra shihej dhe trajtohej si krijesë e pa vlerë, kur bota ishte pranë greminës së tmerrshme, pritej një shpëtues, një diell ndriçues, i cili erdhi, ai ishte i fundi pejgamber i Allahut, Muhamedi a.s., për të cilin kishte paralajmërime të mëparshme rreth tij në librat qiellore dhe në thëniet e prijatarëve fetar rabin dhe priftërinj të kohëve të mëparshme.

Pikërisht, në shkretëtirën e Gadishullit Arab lindi shpresa e njerëzimit, fëmiu i cili pak me vonë do te drejtojë njerëzinë drejtë të vërtetës, drejtë përuljes ndaj Një Zoti të vetëm dhe respektit ndaj Tij.

Biografia e tij nuk është biografi e një lideri politik të rëndomtë, apo biografi e një njeriu që kënaqë qejfet e veta, por është një biografi e një njeriu i dërguar nga Allahu që thërret në besim të vërtetë dhe përmbyll shpalljet e mëparshme, qe bën jetë modeste dhe që nuk nënçmon të tjerët.

Prandaj, të diskutohet sot se, a lejohet manifestimi dhe gëzimi për lindjen e tij, është çështje e kotë dhe humbje e kohës, për faktin se në këtë që e them nuk ka aspak dilemë se gëzimi që shfaqet tek njerëzit për ketë njeri është i dukshëm dhe nuk fshehet. Me gëzimin tonë për lindjen e tij në nuk dëshmojmë adhurimin ndaj tij, sepse adhurimi i takon vetëm Allahut, por ne manifestojmë respektin dhe dashurinë për të dërguarin mëshirë për boten.

Në të kaluarën e popujve myslimanë, e në veçanti në trevat tona shqiptare, në mënyrë tradicionale mevludi ishte rast për t'u njohur me për se afërmi me jetën dhe biografinë e Muhamedit a.s. e në rastin konkret tek shqiptarët ai luajti një rol jashtëzakonisht te madh, sepse edhe përmbajtja e tij ishte me plot gjera të pëlqyera, siç është, leximi i Kur'anit, dërgimi i salavateve mbi Muhamedin, recitimi i poezive për të, shpjegimi për moralin e tij, dhënia e ushqimit për të pranishmit, etj., e të gjitha këto veprime në suaza të lejuarës. Në kemi traditën tonë edhe kombëtare edhe islame dhe nuk mund ta ndërrojmë për hir të dikujt që pretendon kinse është ripërtëritës i fesë!

Nëse kremtimi i mevludit është bidat, atëherë si na qenka çështja e namazit te teravive me xhemat, regjistrimi në koleksione i haditheve kur në e kemi të njohur se i dërguari ynë ndaloj që hadithet të shkruhen, pastaj mësimi nëpër shkolla, interpretimi i fesë nëpërmjet internetit, etj.. A thua a janë këto harame dhe bidate apo çfarë mund të thuhet për to?!

Pa dyshim se çdo vepër e mirë në islam është e lejuar dhe për këtë nuk ka diskutim mes dijetarëve Islam, por a është bidat apo jo, a janë bidatet dy lloje? Një gjë e tillë është e qartë se risia mund të jetë e mirë dhe e keqe. E mirë, kur është në përputhje me parimet islame dhe e keqe, është atëherë kur është në kundërshtim me parimet islame. Në të vërtetë, kjo është një gjë e mirë. Nuk ka dyshim se për ne është e mirë dhe e bukur çdo gjë që do të na e kujtonte e do të na bënte që ta donim Pejgamberin tonë Muhamedin a.s..

Lexues i nderuar!

T'i hedhim një vështrim në disa ngjarje që përmend Kur'ani, por edhe ato të dërguarit në tërësi!

Se pari: Kur'ani përmend disa gjëra që kanë të bëjnë me ditët dhe kohët me vlerë, por edhe i dërguari ynë a.s., i cili gjatë udhëtimit për në miraxh u ndal me melekun xhibril në Mesxhidu-Aksa i cili e urdhëroj të falë dy rekate namaz dhe pasi fali ato, u pyet nga meleku: "A e di se ku je falur? Tha: Jo. I tha: je falur në vendin ku ka lindur Isa a.s.".

Kur'ani përmend se Isau a.s. për ditën qe lindi tha: "Selami qoftë mbi mua ditën qe unë linda ...", Merjem 33.

Allahu gjithashtu për Jahjane tha: "Selami qoftë për te ditën që lindi, ditën që do të vdes dhe ditën që do ringjallet", Merjem 15.

A nuk ka rëndësi dhe vlerë selami për Muhamedin a.s. ditën që lindi?!

Ndërsa për Muhamedin, Allahu tha: "Vërtetë, Allahu dhe melaiket e Tij lavdërojnë dhe bekojnë të dërguarin. O besimtarë! Respektojeni edhe ju dhe dërgoni përshëndetje mbi Muhamedin", El-Ahzab 56.

Pra, ne këto dy ajete shohim argumente te forta mbi respektin e ditëlindjes dhe vdekjes, sepse ne këto raste manifestohet fuqia e Zotit si Krijues.

Muhamedi a.s. përkujtonte ditëlindjen e tij dhe në shenjë falënderimi ndaj Zotit agjëronte ditën e hënë si dite në të cilin ai lindi. Thoshte: "Dita e hënë është dita në të cilën linda dhe në të cilën u gradova si pejgamber".

Gjithashtu ai përkujtoi edhe ditën e ashures, për të cilën porositi të agjërohej.

Përmendet edhe dita e xhuma si ditë e çmuar në të cilën është krijuar njeriu i parë Ademi a.s..

Nëse bashkojmë të gjitha këto të dhëna dhe tjera të shumta, atëherë shohim dobitë që kanë disa kohe dhe dite, e në veçanti ngjallja e përkujtimit të mevludit.

Mendimtari i madh shqiptar Sherif Ahmeti ne lidhje me këtë është shprehur: "Çdo punë e cila nuk është kundër dispozitave te fesë, edhe nëse nuk është e porositur prej saj, nuk mund të themi se është e ndaluar, sepse baza dhe motivi në ngjarjen e mevludit është respekti i traditës, jetës dhe biografisë se Muhamedit a.s., bashkimi i njerëzve dhe afrimi i tyre për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për Allahun që na dhuroi Muhamedin a.s., aty ku është xhemati-bashkësia, është dispozita e Zotit".

Allahu në Kur'an thotë: "Thuaj: Vetëm mirësisë se Allahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata", Junus 58.

Alusi një komentues i madh i Kur'anit ne kontekst te këtij ajeti thoshte: "Gëzimi shfaqet në shenjë respekti për mëshirën e dhuruar nga ana e Allahut për njerëzimin, e ajo mëshirë është Muhamedi a.s.".

Pra, manifestimi për mevludin-ditëlindjen e te dërguarit a.s. është një tradite e bukur përmes se cilit ne manifestojmë dashurinë dhe respektin tonë ndaj njeriut që është i dërguar dhe mëshirë për mbarë njerëzinë.



Autor: Mr. Bekim JASHARI, shkurt 2010.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...