Hadithi sahih rreth natës së Beratit!



Ibn Hibbani transmeton prej Mu'adh ibn Xhebelit në Sahihun e tij, transmetmin në vijim, të cilin dijetari i madh i hadithit Shejh Shuajb Arnauti e konfirmon si të vërtetë.

Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thënë: "Allahu shikon krijesat e Tij në natën e mesit të (muajit të) Shabanit dhe Ai i fal të gjitha krijesat e tij, përpos mushrikut (ai që ka bërë shirk) dhe mushahin (ai i cili është i prirë për të urrejtur)".



Përgatiti: Fatih IBRAHIMI



Shënim:

1). Ibn Hibbani (Allahu e mëshiroftë) e ka konsideruar këtë hadith Sahih. [Ibn Rexheb el-Hanbeli: Lataif el-Me'arif 1/224].
2). Ibn Haxher el-Hejtemi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: "Ky hadith është transmetuar nga et-Taberaniu (Allahu e mëshiroftë) në el-Mu'xhem el-Kebir dhe el-Ewsat, dhe transmetuesit të të dyjave janë të besueshëm" (thikat), [Ibn Haxher el-Hejtemi: Mexhma' el-Zewaid 8/65].
3). Muhadithi i madh i kohës tonë, Shejh Shuajb Arnauti (Allahu e ruajtë) e deklaron këtë hadith sahih! [Shuajb el-Arna'ut: el-Ihsan fi Tekbrib Sahih Ibn Hibban 12/481 #5665].
4). I vetëshpalluri dijetar i hadithit Nasiruddin el-Albani, i dashuri i pseudo-selefive të kohës tonë të cilit ata shumë i mbështeten dhe e përdorin për referencë, poashtu e konfirmon hadithin si 'Sahih', [Nasiruddin el-Albani: Silsilah el-Ahadith es-Sahihah 3/135 #1144].

Referencat:

- El-Taberani: el-Mu'xhem el-Kebir 20/108-9, - Ibn Hibban: Sahih Ibn Hibban 7/470, - El-Bejheki: Shu'bel Iman 2/288, - Abulhasan el-Kazwini: el-Ameli 4/2, - Ibn 'Asakir: et-Tarih 15/302, - Ibn Ebi 'Asim: es-Sunne 1/224.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...